Si të motivohet fëmija për lexim?

29.08.2013 (komentet: 0)

Leximi i perinderve se bashku me femijen

Në kohën e tanishme të teknologjisë, kur gjërat si loja në kompjuter, tablo, celularë dhe pajisje të ngjashme për fëmijët janë më interesante se leximi, ne u sjellim disa mënyra interesante me të cilat fëmija mund të motivohet për lexim dhe në shytjen e botës magjike dhe përrallore të librav

 

Leximi i përbashkët është mënyrë e shkëlqyeshme për ta bërë fëmijën të interesohet për lexim. Natyrisht varet nga disponimi i fëmijës se sa në ditën e caktuar do të jetë në qejf për të lexuar, por provojeni me “unë do ta lexojë një faqe, pastaj do ta vazhdosh ti”. Kjo është dëshmuar se ka sukses, sepse e ndani punën dhe më gjatë mbeteni të interesuar.

Gjeni një karakter nga tregimi të cilin fëmija mund ta imitoj: shumë nëna këshillojnë se leximi rreth karaktereve të cilat fëmijët mund t’i imitojnë, është një karrem i shkëlqyeshëm. Po ashtu edhe tërë seria e librave në të cilat gjenden të njëjta karaktere. Në të vërtetë, fëmijët kur i pëlqejnë dhe identifikohen me karaktere nga librat, mezi presin që të dalë vazhdimi i librit dhe edhe më shumë zhvillojnë dashurinë ndaj leximit.

Krijoni klubin shtëpiak të adhuruesve të librave: në këtë mënyrë një nënë ka arritur të tërheq në lexim tërë familjen. Në të vërtetë, familja do të përcaktohej për një libër, secili do të lexonte për veten, por çdo mbrëmje do të diskutohet rreth asaj çfarë kanë lexuar dhe çfarë u ka pëlqyer më shumë.
Së pari shikoni film: Pasi shumë filma janë xhiruar sipas skenarëve nga librat, bëjeni fëmijën më të interesuar në atë mënyrë që fillimisht e shikoni filmin. Nëse filmi është interesant, mundësia është e madhe që edhe libri do të jetë interesant për fëmijën.

Pergadidti: Brikena Azizi

Kthehu mbrapa

Shto koment