Shufflay – hebreu i Kroacisë që u vra nga serbët për qëndrimet e tij ndaj shqiptarëve

10.09.2014 (komentet: 0)

 

Kur mbytet i madhi, lindin shumë dyshime për arsyen e vrasjes. Duhej apo jo të vritej dr. Millan Shufflay? Çka iu bëri serbëve ky gjeni që të pëson ashtu? Shumë pyetje, shumë pyetje. Ç`iu desht një hebreut , një njeriut të madh të shkencës të bie viktimë e së vërtetës shkencore?

Nga Fahri Xharra

Millan Shuflayin e karakterizonte “metoda e shqyrtimit shkencor, paanshmëria, korrektësia, pedantëria, analizat dhe studimet e nduarduarshme, qofshin ato paleografike, diplomatike, onomastike, toponomastike apo të tjera edhe sot e kësaj dite janë me vlerë”. Serbët e dinin se ai po hulumton diçka të madhe, diçka që bie ndesh me aspiratat e tyre. Të njifet bota me të vërtetën shqiptare? E nga kush , nga një hebre i Kroacisë nuk mund ta merrnin me mend por as që ta pranonin si të tillë. Millan Shufflay duhej zhdukur? “Më 18 shkurt 1931, në mënyrë mizore, me shufër hekuri në kokë, e mbysin mikun më të madh të shqiptarëve, Dr. Mijan Šuflajn, vetëm pse po e zbardhte historinë tonë të mohuar nga historiografët shovinistë serbë!” (Kadri Mani) Shuflaj ishte i pari që hodhi idenë se kufiri ndërmjet qytetërimit perëndimor dhe atij lindor shtrihej përgjatë lumit Drin. E njëjta tezë më vonë u përdor nga ideologë të ndryshëm jugosllavë, veçanërisht nga ata që kundërshtonin historianët serbë dhe tezat e tyre. Më 1921 Shuflaj u akuzua për veprimtari revolucionare dhe u dënua me tre vjet e gjysmë burgim, por vuajti vetëm gjysmën e dënimit. Shuflaj u rrah deri në vdekje më 1931 në një nga rrugët e Zagrebit Katër persona që i përkisnin grupimit nacionalist ekstremist “Jugosllavia e Re” ishin të implikuar në planin e vrasjes, përfshirë edhe Branko Zwerger i cili u akuzua për këtë akt.

E gjithë kjo ndodhi në kohën e sundimit të diktaturës serbe në Mbretërinë Jugosllave, dhe për vrasjen e albanologut Milan Shuflaj kroatët akuzuan gardën mbretërore që përbëhej nga oficerë serbë. Menjëherë pas vdekjes së tij, Albert Ajnshtajn dhe Henrik Man i drejtuan një letër Organizatës Ndërkombëtare të të Drejtave të Njeriut me qendër në Paris me anë të së cilës i bënin thirrje asaj për mbrojtjen e shkencëtarëve kroatë nga regjimi diktatorial serbë.
Pse po shkruaj këtë shkrim? “Gjeneratës së tashme e të ardhshme: t’i kultivomë ndjenjat e dashurisë ndaj atdheut e popullit tonë shqiptar; t’i kultivojmë ndjenjat e dy institucioneve: 1. Institucionit të kërkimfaljes (ndreqjegabimit) dhe 2. Institucionit të dallimit të pronës private-shoqërore: kjo setër (laps, arë, livadh, mulli…) është imja, ajo pallto (laps, arë, livadh, mulli…) është jotja, të cilat mund t’i falim, t’i shesim miqësisht ose afaristikisht; kurse prona shtetërore është e përbashkët dhe e patjetërsueshme, të cilën duhet ta rrisim bashkë, ta kultivojmë e ta begatojmë shtetin tonë Shqipërinë Etnike cep më cep me troje e me popullatë kompakte të mbi 50%, pjesa tjetër e popullatës (49%) zhvendoset a vendoset me këmbime pronash në mënyrë vullnetare. Ky është dallimi thelbësor midis Shqipërisë Etnike dhe Serbisë së Madhe hegjemoniste, të cilët thonë se aty ku është një serb (madje edhe një varr!), aty është-Serbi!!”
T’i kultivojmë ndjenjat e dashurisë ndaj të huajve që dhanë kontributet e veta të çmuara, si puna e Dr. Milan Shufflay-t (Stuart Mani, Uiljëm Liku…), për gjuhën e historinë tonë dhe që ia mbajtën ison çështjes tonë kombëtare; në mënyrë që të mos lëmë shteg të quhemi mosmirënjohës. E përgëzojmë juristin e publicistin e njohur gjakovar, zotin Esat Stavileci për një thënie të tij zenitore, tri “gj-gj-gj”, që duhet të jenë një Program Kombëtar: bashkimi i: gjakut-gjuhës-gjeografisë!
Për qëndrimin e Shufflay-t në Shqipëri, po japim disa mendime të Anisa Paplekës lidhur me vizitën e Milan Shuflajt në atdheun tonë dhe marrëveshjen për vazhdimin e studimeve në fushën e albanologjisë me mbretin dhe qeverinë shqiptare. Në fund të vitit 1930 Qeveria Shqiptare, duke treguar respekt dhe nderim te veqantë për shkencëtarin dhe albanologun e njohur kroat me fame botërore , e fton atë që të vizitoje Shqipërine. Kjo ftesë bëhet menjëherë pasi Akademia e Vjenës i kishte propozuar dr.Shuflajt të vazhdonte botimin e vëllimit të tretë të Acta et diplomata res Albaniae mediae aetatis illustrantia: (shkurt Acta Albaniae).Shufflay u prit me nderime të larta shtetërore që nga Mbreti Zog, kryeministri , ministry i kulturës, dhe më në fund nga anëtaret e parlamentit shqipëtar (parathënie në librin “Milan Shufllay”)
Marrë nga “zemrashqiptare.net”

Kthehu mbrapa

Shto koment