Shtatori Muaji i sigurisë - Mungojnë policët pran shkollave!

10.09.2014 (komentet: 0)

Edhe pse me e rastin e fillimit të vitit të ri shkollor, Policia e Kosovës ka shpallë muajin shtator , “Muaj të sigurisë“, policët nuk po shihen aty ku janë më se të nevojshëm- pran institucioneve shkollore. Me këtë rast nxënësit, gjegjësisht Seksioni i Fotografëve të Rinj, të shkollës “Abaz Ajeti” në Gjilan, nën mbikëqyrjen e mësimdhënësit Ismet Azizi, zhvilluan një aktivitet në lidhje me sigurinë e fëmijëve dhe këmbësorëve tjerë në rrugët që qojnë drejt shkollës së tyre.


Siç kishin thënë më herët, zyrtarë policor të Policisë së Kosovës, në rrugët urbane dhe në ato rajonale do të caktohen Njësite Policore të Komunikacionit Rrugor, të cilat do të ushtrojnë kontrolle të vazhdueshme, me qëllim të ngritjes së nivelit të sigurisë dhe parandalimit të aksidenteve të trafikut. Sipas policisë, muaji i sigurisë do të fokusohej edhe tek fëmijët të cilët për herë të parë do të shkojnë në shkollë dhe të cilët nuk kanë njohuri për trafikun rrugorë . Policia e Kosovës kishte paralajmëruar edhe se do të shpërndajë fletushka të ilustruara me fotografi se si fëmijët duhet të kalojnë rrugën dhe si të inkuadrohen në trafik si këmbësorë.

 

Por, mësimdhënësit dhe nxënësit e shkollës “Abaz Ajeti’ në Gjilan thonë se siguria e nxënësve afër kësaj shkolle është në nivel shumë të ulët.

 

Me këtë rast nxënësit, gjegjësisht Seksioni i Fotografëve të Rinj, të shkollës fillore “Abaz Ajeti”, nën mbikëqyrjen e mësimdhënësit Ismet Azizi, ka zhvilluar një aktivitet në lidhje me sigurinë e fëmijëve dhe këmbësorëve tjerë në rrugët që qojnë drejt shkollës së tyre. Sipas tyre siguria e nxënësve është në nivel shumë të ulët. Problem më të madh paraqet rruga nga shkolla në drejtim të lagjes “Arbëria”, për shkak se trotuaret për këmbësorë nuk janë në nivel të duhur, por në masë të madhe janë të zënën nga parkimi i automjeteve përgjatë tyre , e që më së miri dëshmojnë me fotografitë e bëra me këtë rast.


 

Nxënësit, Endrit Mustafa dhe Altin Sadiku nga seksioni i Fotografëve të Rijnë, me fotografitë e tyre, më së miri kanë paraqitur gjendjen e trotuareve nga objekti i shkollës e deri te Xhamia e lagjes. Nëpërmjet pamjeve të cilat i kanë siguruar vërehet se problem të madh paraqesin parkimi i automjeteve në të dy anët e rrugës duke i zaptuar trotuaret, e që bëjnë pengesë dhe rrezik potencial për të gjithë këmbësorët, sidomos të fëmijëve.


 

Sipas këtyre fotografëve, shkollarë të “Abaz Ajetit’, përgjatë gjithë rrugës së kësaj lagje, si në anën e majtë edhe në anën e djathtë, trotuaret janë të bllokuar nga automjete e ndryshme të parkuar, të cilat pengojnë rrugëtimin e nxënësve drejt shkollës dhe anasjelltas. Pengesë për hyrjen e nxënësve në oborrin e shkollës në masë të madhe me automjetet e tyre krijojnë edhe vet prindërit duke i sjell fëmijët e tyre në shkollë.


 

Sipas tyre, pamjet e tilla tregojnë se jo vetëm në këtë muaj të shpallur si muaj të sigurisë nga policia e Kosovës, por në vazhdimësi policia duhet të jetë prezent dhe të marrë masa ndaj vozitësve të pa ndërgjegjshëm me qëllim të ngritje së vetë dijës dhe sjelljes sipas rregullave të komunikacionit.

 

Ndërsa, drejtori i shkollës Hetem Kosumi, ka thënë se rregullim i trotuareve është më se i domosdoshëm, edhe atë të janë të kufizuar apo të ngritur sikurse në rastin përball hyrjes së shkollës në anën e djathtë të rrugës në drejtim të qendrave tregtare, e zëvendësdrejtoresha Bukurie Musliu thekson se duhet ndërmarr masa të rritet siguria pran kësaj shkolle.


 

“Përveç ditës së parë të fillimit të mësimit më 1 shtator policia e komunikacionit ditëve tjera nuk janë vërejtur se kanë qenë, apo kanë rregulluar komunikacionin në hyrje të shkollës, edhe pse ditët e para ka tollovi të mëdha për shkak të fatosave dhe parashkollorëve të cilët vijnë në shkollë për here të pare, të cilët prindërit janë të detyruar për fillim ti sjellin në shkollë dhe anasjelltas” tha zëvendësdrejtoresha Bukurie Musliu.


 

Ndërsa, mësimdhënësi Ismet Azizi, mbikëqyrës i fotografëve të rinj, mendon se organet komunale sa ma shpejt që është e mundur duhet të ndërmarrin masa të nevojshme në rregullimin e trotuareve , zgjerimin dhe vendosja e pengesave që të jenë të siguruara nga rreziku që mund të kanoset nga lëvizja e automjeteve në këtë rrugë, e cila është shumë e ngarkuar. Azizi thotë se kjo rrugë është rrugë rajonale e cila është e vetmja rrugë që lidhë Gjilanin me Preshevën dhe është tejet e ngarkuar me automjete të ndryshme , deri në ato më të rënda.

 

“Shpresojmë se ky muaj përveç tjerash aktivitetet në muajin e sigurisë të jenë të fokusuar në vetëdijesimin e qytetarëve dhe nxënësve sa i përket rregullave në trafikun rrugor. Sipas policisë pritet se pas 15 shtatorit do të ketë aktivitete me nxënës në terren në mënyrë që ata të njihen me afër me rregullat e trafikut rrugor, ndërsa ne presim që edhe nxënësit e shkollës “Abaz Ajeti”, të janë të kyçur në këtë aktivitet”, ka thënë Ismet Azizi, mësimdhënës. /2L ONLINE/
/Fotot janë bërë nga Seksioni i Fotografëve të Rinj, të shkollës “Abaz Ajeti” në Gjilan/


Kthehu mbrapa

Shto koment