Shpalosen prioritetet kulturore për vitin e Pavarësisë

20.01.2012 (komentet: 0)

Ndër prioritetet kryesore të Ministrisë së Kulturës së Shqipërisë, është edhe 100 vjetori i pavarësisë së vendit.

“Duke paraqitur një kalendar të pasur të aktiviteteve të MTKRS në bashkërendim me te gjitha Institucionet Publike të Artit si dhe operatorë të tjerë që zhvillojnë veprimtarinë në fushën e artit, kulturës në vend si dhe jashtë saj”, citon ‘Starti’ ministrin Aldo Bumçi. 

Sipas tij, në qendër të këtyre aktiviteteve do të jetë krijimtaria kombëtare. Në fushën e turizmit, Bumçi tha se do të miratohet ligji i ri, i cili do të synojë të lehtësojë investimet private, instrumentet për planifikimin e zhvillimit të turizmit si dhe forcimi i  partneritetit me sektorin privat. 

“Do të fillojmë hartimin e planit kombëtar për zhvillimin e turizmit si dhe përcaktimin e zonave me përparësi për zhvillimin e turizmit duke krijuar kushte me te sigurta për zhvillimet private në këtë sektor si dhe duke rritur vlerën e pronës publike dhe private. Në bashkëpunim me qeverisjen vendore do të identifikojmë dhe promovojmë itinerare të reja turistike, të cilat do të shfrytëzojnë burime turistike deri tani të fjetura”, shto ministri. 

Për sa i përket trashëgimisë kulturore, kreu i MTKRS-së, tha se do të rritet numri i muzeve në vend, me qëllimin edukativ si tempuj të historisë dhe kujtesës kombëtare. Gjate këtij viti në qendër të vëmendjes do të jenë përfundimi i rikonstruksionit te Muzeut Arkeologjik të Durrësit; Muzeut të Pavarësisë në Vlorë; Muzeun e Gjenocidit Komunist në Shkodër; Hapjen e Pavijonit Etnografik ne Muzeun Historik Kombëtar; Muzeun Arkeologjik te Elbasanit; Në partneritet me sektorin privat: Ngritja e Muzeut etnografik të Durrësit. Gjithashtu, ai bëri të ditur se Ministria po negocion për mundësinë e sjelljes se pikturave të piktorit të njohur Lin Delia në Shqipëri. 

Kthehu mbrapa

Shto koment