​SHKAKU I DJALIT TË DEPUTETIT RAMË VATAJ, MINISTRI BUJA PRANOI 10 STUDENTË NË UNIVERSITET JASHTË KONKURSIT (VIDEO)

12.02.2014 (komentet: 0)

Atdhe Vata, djali i deputetit Ramë Vataj kishte dështuar të jetë student i rregullt në Fakultetin e Mjekësisë, për shkak se ishte i 797- ti në listën e studentëve që iu nënshtruan testit për Departamentin e Mjekësisë së Përgjithshme.

 

 

Mirëpo ai përfitoi nga një vendim politik i Ministrit të Arsimit, Ramë Buja. Ministri, me kërkesë të Rektorit tashmë të dorëhequr mori vendim për herë të parë që në UP të pranohen jashtë konkursit, 10 studentë të huaj.

KTV ka realizuar një kronikë për këtë çështje, ku shpjegohet e gjithë kronologjia se si ka ardhur deri te kjo.

Në të, flet edhe deputeti Ramë Vataj, i cili së fundmi në emisionin “Interaktiv” për këtë kishte deklaruar se “njerëzit nuk duhet t’a marrin tragjike se tre katër fëmijë vijnë nga jashtë për të jetuar në Kosovë”.

video

Kthehu mbrapa

Shto koment