SBASHK:Nuk do të ketë grevë të mësimdhënësve

25.04.2015 (komentet: 0)

Nuk do të ketë grevë të mësimdhënësve të Kosovës. Kështu ka konfirmuar për gazetën “Epoka e re”, kryetari i Sindikatës së Arsimit, Shkencës dhe Kulturës (SBASHK), Rrahman Jasharaj.

Sot kemi pasur një takim me ministrat Arsim Bajrami, Avdullah Hoti dhe Mahir Jagxhillar. Ata na thanë se vendimi për pagesën e 0.5 për qind e përvojë së punës do të hyjë në fuqi nga muaji prill. Ne më nuk kemi nevojë për veprime sindikale”, ka thënë Jasharaj.
 Po ashtu ai ka bërë me dije se këtë muaj mund të ketë vonesë të pagave. Ai ka thënë se do të vazhdojë që të punojë edhe për realizimin e kërkesave të tjera të mësimdhënësve

Kthehu mbrapa

Shto koment