SBASHK-U I KUNDËRPËRGJIGJET HOTIT:SHTETI U KA BORXH MËSUESVE

28.04.2015 (komentet: 0)

Lutfi Mani, nënkryetar i parë i SBASHK-ut, ka thanë se me veprimet e Qeverisë nuk është mashtruar SBASHK-u, por se është mashtruar vetë Qeveria.

Mani këto komente i ka bërë në emisionin politiko-satirik “Rrokum Roll”, në Televizionin Rrokum.

Ai ka thanë se Qeveria po dëshiron të paguaj pagën e përvojës në bazë të pagës së vitit 2008, e jo të pagës së fundit minimale e cila në arsimin fillor është 405 euro.

Mani ka thanë se nëse dikush në ketë shtet i ka dikujt borxh, ata janë mësuesit, duke shtuar se “edhe po t'i bëhej atyre rroga 1000 euro, nuk shlyhet borxhi ndaj tyre”.

Ministri i Financave, Avdullah Hoti, thënë se mësimdhënësit nuk kanë arsye të hyjnë në grevë.

Ndryshe, Këshillit Drejtues i SBASHK-ut edhe një herë ka ripërsëritur se greva e përgjithshme në arsimin parauniversitar dhe në universitet fillon nesër në orën 8:00 e deri në 12:00 për arsimin parauniversitar , ndërsa në universitet nga ora 8:00 e deri në orën 16:00.

Kthehu mbrapa

Shto koment