Sami Frashëri për qytetet shqiptare

03.12.2012 (komentet: 0)

Në veprën e tij "Viset shqiptare në Kamus Al Alam" Sami Frashëri shkruan gjendjen e qyteteve shqiptare në shekullin XIX.

Prishtina

Qytet në anën verilindore të Shqipërisë, qendër e nja sanxhaku të vilajetit të Kosovës. Gjendet 80 km në veriperëndim të Shkupit dhe 10 km në lindje të hekurudhës së Selanikut. Ngritet në rrëze të disa maleve dhe në skajin lindor të fushës së Kosovës, në një vend me pamje të bukur. Ka 10 638 frymë nga të cilët 8165 janë mysliman, kurse të tjerët të kombeve të ndryshme. Megjithëse në përgjithësi popullsia është shqiptare, në qytet më të shumtën flitet turqisht. Prishtina ka 13 xhami, 5 të tjera më të vogla, 2 medrese, 1 shkollë plotore, 2 shkolla fillore, nja për meshkuj enjë për femra, disa shkolla fillore turanike, 3 hamame, një spital ushtarak dhe një depo (municion)jashtë qytetit, rreth 500 magazina dhe dyqane, 10 hane dhe 2 bujtina. Nga xhamitë, 3 janë të mëdha, prej të cilëve njëra është filluar nga sulltan Murati II dhe u mbarua nga sulltan Mehmeti i II, tjetra u ndërtua nga sulltan Mehmeti II, ndërsa të tjetrën e ndërtoi Jashar Pasha nga parësia vendëse. Në Prishtinë punonte një lloj sapuni shumë i pëlqyer. Ky qytet, duke qenë qendër e kazasë, më vonë u bë qendër e vilajetit të Kosovës dhe, pas transferimit që qendrës së vilajetit në Shkup, ka mbetur qendër sanxhaku. Gjysëm ore larg Prishtinë gjendet vendi ku u vra Sulltan Mehmeti II dhe ka një tyrbe të përsosur dhe të bukur. Kazaja e Prishtinës është një nga gjashtë sanxhakët që formojnë vilajetin e Kosovës. Kufizohet nga jugu me sanxhakun e Shkupit, nga lindja dhe verilindja me Serbinë, nga veriperëndimi me Novipazarin dhe nga jugperëndimi me sanxhakun e Prizrenit, që varet nga vilajeti i Manastir. Gjatësia e sanxhakut nga juglindja në drejtim të veriperëndimit është 120 km dhe gjerësia mesatare 65 km. Toka nëpër gjithësi është lartë dhe sikundër ashtu se në lindje dhe verilindje shtrihet rrëzat e maleve, që ndajnë kufirin me Serbinë në lindje dhe verilindje, edhe në anën jugperëndimore zgjatet vargmali i Sharit. Midis këtyre dy palë maleve, formohet gryka e Kaçanikut, që hap rrugë lumit Lepenka. Edhe në anën veriperëndimore gjenden disa male. Midis tyre Fusha e Kosovës, që përbën pjesën më të madhe të tokave të sanxhakut,shtrihet në një rrafshnaltë, me disa kodra të vogla e të valëzuar dhe,megjithëse fuqia e saj prodhuese është e pashembullt, pak toka punohet...

 

Kthehu mbrapa

Shto koment