Rudolf Steineri dhe pedagogjia valdorfiane

12.02.2017 (komentet: 0)

 

 

"Nuk mjafton të dimë se si marrëdhëniet njerëzore janë ato të cilat çojnë në situata të pafavorshme jetësore të cilat e prapësojnë njeriun. Është e nevojshme të njohim forcat që krijojnë një marrëdhënie të favorshme"    -  Rudolf Steiner [i]

 

 

Gëzim Bullaku, ekskluzive për kokaj.net

Rudolf Steiner ishte një filozof, reformator social, arkitekt dhe një kontribues i shquar në fushën e arsimit, edukatës dhe pedagogjisë.[ii]Njihet si themelues i lëvizjes shpirtërore ezoterike të njohur me emrin antroposofia. Rrënjët e kësaj lëvizjeje shtrihen thellë në filozofinë idealiste gjermane dhe në teosofi me një ndikim të theksuar rozikruacian ashtu si edhe të “shkencës goetheane.” Mbi bazën e kësaj filozofie e ngriti edhe koncepsionin e tij pedagogjik të njohur si “Pedagogjia valdorfiane” ose “Valdorf shkolla.”

Rudolf Steiner (1861 - 1925)

Rudolf Steiner u lind në vitin 1861 në Donji Kralevec[iii] (Lower Kralevec), asokohe qytezë e Perandorisë Austriake ndërsa sot qytezë në Mexhimurje (Međimurje) të Kroacisë, jo larg trekufirit mes Kroacisë, Hungarisë dhe Sllovenisë.[iv] Shkollimin fillor e kreu në Neudörfl ndërsa të mesmin në Wiener Neustadt (Bečko Novo Mjesto). Pasi kishte lexuar veprat e Kantit, Fichtes dhe Schellingut, Steiner filloi studimet në Institutin Vjenez të Teknologjisë (sot Universiteti Teknik i Vjenës -Technische Universität Wien), ku studio matematikë, fizikë, kimi, botanikë, biologji, letërsi dhe filozofi. Në vitin 1888 u ftua që të punonte në arkivin e Goethes në Weimar ndërsa në vitin 1891 në Universitetin e Rostockut, mbrojti tezën e doktoraturës me titull: "E vërteta dhe dituria: Hyrje në Filozofinë e Lirisë”, (Eng: “Truth and Knowledge: Prelude to a Philosophy of Freedom”, Ger: Wahrheit und Wissenschaft – Vorspiel einer Philosophie der Freiheit''). Në vitin 1896, Steiner refuzoi një ofertë nga motra e Friedrich Nietzsches, Elisabeth Forster-Nietzsche, për të ndihmuar organizimin arkivit të Nietzsches në Naumburg. Steiner, i prekur thellë, më pas shkroi librin “Friedrich Nietzsche, Luftëtar për Liri.” (Në kuadër të shkrimeve të Rudolf Steinerit për Friedrich Nietzschen janë edhe dy ese me titull: “The Philosophy of Friedrich Nietzsche as a Psychopathological Problem,” dhe “ Friedrich Nietzsche's Personality and Psychotherapy.”) Në arkivin e Goethes në Weimar, Steiner qëndroi deri në vitin 1897 kur shpërngulet në Berlin.

Në periudhën ndërmjet viteve 1899-1904 punon si mësimdhënës i historisë në Shkollën e Punëtorëve në Berlin (Eng: "Workers' School of Education", Ger: “Arbeiter-Bildungsschule”) ndërsa mes viteve 1913-1922 në Dornach të Zvicrës, ndërton qendrën e parë antroposofike, Institutin Goetheanum. Ky objekt i ndërtuar nga materiali i drurit do të digjet në vitin 1922 nga një zjarrvënie e qëllimshme, ndërsa një vit më vonë fillon rindërtimin e Institutit Goetheanum nga materiali i betonit, e i cili do të përfundoj së ndërtuari tri vite pas vdekjes së Steinerit, më 1928.

Me kërkesën e Emil Molt, drejtor i Fabrikës së Cigareve Waldorf Astoria në Shtutgard, Rudolf Steiner në vitin 1919 shkon atje me qëllim që për punëtorët e saj të mbante ligjerata shoqërore dhe pedagogjike. Këtu me ndihmën e personelit të Fabrikës Waldorf Astoria dhe për nevojat fëmijëve të punëtorëv të saj, u themelua shkolla e parë e tipit waldorfian.[v] (Prej këtu rrjedh edhe emri i kësaj lëvizjeje pedagogjike, “Pedagogjia Waldorfiane apo Waldorf Shkolla”).[vi]

Rudolf Steiner vdiq më 30 mars të vitit 1925 në Dornach të kantonit Solothurn të Zvicrës.[vii]

Veprat
Veprat nga fusha e filozofisë - 
Rudolf Steiner është autor i një vargu të veprave filozofiko - antroposofike si p.sh. “Theory of Knowledge Implicit in Goethe's World-Conception” (1886), “Friedrich Nietzsche, Fighter for Freedom” (1895), “Goethe's Conception of the World” (1897), “Mysticism at the Dawn of Modern Age” (1901/1925), “Christianity as Mystical Fact” (1902), “Theosophy: An Introduction to the Spiritual Processes in Human Life and in the Cosmos” (1904), “How to Know Higher Worlds: A Modern Path of Initiation” (1904–5, “Cosmic Memory: Prehistory of Earth and Man” (1904) (The Submerged Continents of Atlantis and Lemuria), “An Outline of Esoteric Science” (1910), “Four Mystery Dramas” (1913), “The Renewal of the Social Organism” (1919), “Fundamentals of Therapy: An Extension of the Art of Healing Through Spiritual Knowledge” (1925), “Rudolf Steiner: An Autobiography” (The Story of my Life) (1977). Mbi të gjitha kryevepra e tij mbetet “Filozofia e Lirisë” - 1894, (Eng: Philosophy of Freedom, Ger: Die Philosophie der Freiheit).

Veprat nga fusha e arsimit, edukatës dhe pedagogjisë - Pikëpamjet e tij pedagogjike, Rudolf Steineri i paraqiti në një varg veprash, siq janë: “The Child's Changing Consciousness: As the Basis of Pedagogical Practice,” ISBN 0-88010-410-4, “Discussions with Teachers,” ISBN 0-88010-408-2, “Education As a Force for Social Change,” ISBN 0-88010-411-2, “Education for Adolescents,” ISBN 0-88010-405-8, “The Education of the Child,” (1907) ISBN 0-85440-620-4, “The Education of the Child in the Light of Anthroposophy,” 1975, ISBN 0-88010-133-4., “Faculty Meetings with Rudolf Steiner: 1919–1924,” ISBN 0-88010-458-9, “The Foundations of Human Experience,” 1919 ISBN 0-88010-392-2,”The Genius of Language: Observations for Teachers, ISBN 0-88010-386-8, “A Modern Art of Education,” ISBN 0-88010-511-9, “Practical Advice to Teachers,” 1919  ISBN 0-88010-467-8 ,”The renewal of education through the science of the spirit,”  Basel, 1920, ISBN 0-88010-455-4, “Rudolf Steiner in the Waldorf School: Lectures and Addresses to Children, Parents, and Teachers,” 1919–1924, ISBN 0-88010-433-3, “Soul Economy: Body, Soul, and Spirit in Waldorf Education,” ISBN 0-88010-517-8, “The Spiritual Ground of Education,” ISBN 0-88010-513-5, “The Spirit of the Waldorf School,” ISBN 0-88010-394-9, “Waldorf Education and Anthroposophy 1,” ISBN 0-88010-387-6, “Waldorf Education and Anthroposophy 2,” ISBN 0-88010-388-4, “What Is Waldorf Education?” ISBN 0-88010-527-5 [viii]

 

 

Pedagogjia valdorfiane

 

Shtëpia ku u lind Rudolf Steiner - Donji  Kralevec (Lower Kralevec), asokohe qytezë e Perandorisë Austriake ndërsa sot qytezë në Mexhimurje (Međimurje) të Kroacisë, jo larg trekufirit mes Kroacisë, Hungarisë dhe Sllovenisë.

"Pedagogjia valdorfiane nuk është një sistem pedagogjik, por një art. - Arti i zgjimit të asaj që është brenda qenies njerëzore" [ix]  ~ Rudolf Steiner

 

“Njeriu është i lirë vetëm atje ku punon nga dashuria, gjë e cila është kuptimi themelor i pedagogjisë valdorfiane.” [x]  ~ Rudolf Steiner

* * *

Me problemet edukative,  arsimore e pedagogjike, Steineri zuri të merret që nga vitet e para të shekullit XX dhe vazhdoi deri në fund të jetës së tij. Përpjekjet e tij në fushën në fjalë ndikuan në paraqitjen dhe zhvillimin e një lëvizjeje të vecantë të njohur me emrin pedagogjia valdorfiane (eng:Waldorfeducation, ger:Waldorfpädagogik, rus: Вальдорфская педагогика). Përvec angazhimeve praktike në themelimin dhe mbarëvajtjen e një vargu shkollash të tipit waldorfian Steiner u morr edhe me problemet teorike të arsimit dhe të edukatës.

Shkolla valdorfiane, e njohur gjithashtu edhe si Shkolla e Steinerit, bazohet në filozofinë pedagogjike të Rudolf Steinerit. Pedagogjia e tij thekson rolin e imagjinatës në mësim, duke u përpjekur për integrimin e plotë të zhvillimit intelektual, praktik dhe artistik të nxënësve në mësim. Koncepti i tij mbi arsimin ishte nën ndikimin e pikëpamjeve pedagogjike të pedagogut të shquar gjerman të shekullit të nëntëmbëdhjetë, Johan Fridrih Herbartit,[xi] megjithëse Steineri e kritikoi Herbartin për neglizhimin e rëndësisë së edukimit të vullnetit dhe të ndjenjave, në raport me edukimin e intelektit.[xii] Esenca e mësimdhënies në valdorf shkollat dhe kopshtet fëmijërore qëndron në edukimin e plote të kokës, zemrës dhe dorës (Eng: Head, Heart and Hand) me të cilën qasje synohet të zhvillohen sferat intelektuale, emocionale si dhe ajo e vullnetit të fëmijëve.[xiii] [xiv]

Kur më 1919, Emil Molt, si drejtor i Fabrikës së Cigareve Waldorf - Astoria në Shtutgard kërkoi nga Rudolf Steiner që për nevojat e fëmijëve të punetorëve të themelonte dhe të drejtonte një shkollë,[xv] Steineri u pajtua nën këto katër kushte:

 - Shkolla duhej të ishte e hapur për të gjithë fëmijët;

- Ajo duhej të ishte koedukative (mikste);

- Ajo duhej të ishte një shkollë e unifikuar me një kohëzgjatje prej dymbëdhjetë vjetësh; dhe

- Mësuesit, të cilët do të punonin drejtpërdrejt me fëmijët, duhej të merrnin një rol udhëheqës në drejtimin e shkollës, me një minimum të ndërhyrjeve qeveritare apo ekonomike.[xvi]

Nën këto kushte, më 7 shtator të vitit 1919 në Shtutgard të Gjermanisë, filloi aktivitetin e saj shkolla e parë e tipit valdorfian. Që nga fillimi i paraqitjes së shkollave valdorfiane vërehet ndikimi i pikëpamjeve pedagogjike të pedagoges italiane Marije Montesori, ashtu siq vërehen edhe ndikimet e pikëpamjeve pedagogjike të pedagoges suedeze Ellen Key dhe ndikimi i shkollës së punës të pedagogut gjerman Georg Kershenshtajnerit.[xvii] Brenda një periudhë prej një dekade, pas themelimit të institucionit të pare valdorfian, u hapën edhe një varg shkollash të tjera valdorfiane si p.sh: Cologne, Gjermani (1921), Shkolla e Lartë në Dornach, Zvicër (1921), King's Langley, Hertfordshire, Angli (1922, Hamburg, Gjermani (1922), Esen, Gjermani (1922) (mbyllur më 1936), Hagë, Holandë (1923), London, Angli (1925), Basel, Zvicër (1926), Oslo, Norvegji (1926), Hanover, Gjermani (1926), Budapest, Hungari (1926), Zurich, Zvicër (1927), Gloucester, Angli (1927), Berlin, Gjermani (1928), New York, SHBA (1928), Vjenë, Austri (1929), Bergen, Norvegji (1929), Dresden, Gjermani (1929).

Më vonë institucionet edukative dhe arsimore të tipit valdorfian u hapën edhe në Kanada dhe vende të tjera evropiane dhe më gjërë, si në Spanjë, Turqi, Rusi, Egjipt, Afrikë e Jugut, Australi, Zelandë të Re, Brazil, Indi, Kinë,[xviii] etj.

Sot në mbarë botën janë rreth 1000 waldorf shkolla të pavarura,[xix] rreth 2000 kopshte fëmijësh (kindergarten)[xx] [xxi] dhe 646 qendra të arsimit special.[xxii] Përveq këtyre, në vende të ndryshme të botës, ekzistojnë edhe waldorf shkolla publike,[xxiii] charter shkolla dhe akademi të tipit waldorfian.[xxiv] Këto institucione janë të shpërndara në mbi 60 shtete të ndryshme të botës në 5 kontinente.[xxv] Disa shkolla valdorfiane kanë qenë dhe janë të lidhura edhe me UNESCO (UNESCO Associated Schools Project Network).[xxvi]

Në rajonin e Ballkanit Perëndimor, shkolla dhe pedagogjia valdorfiane fillimisht është paraqitur në Kroaci, madje që nga viti 1993. Me vonë institucione arsimore valdorfiane janë hapur edhe në Bosnje - Hercegovinë dhe Serbi. Duke u bazuar në të dhënat e deritashme, për vende të tilla si Kosova, Shqipëria, Maqedonia dhe Mali i Zi, shkolla dhe pedagogjia valdorfiane vazhdojnë të mbeten më pak të njohura.

Vlerësime dhe komente lidhur me shkollën valdorfiane dhe Rudolf Steinerin [xxvii] [xxviii]

  • "Bukuria e waldorf shkollës është se ajo është projektuar tërësisht për të mbajtur fëmijët të paprekur deri sa ata të jenë të gatshëm që të lëvizin në botën e jashtme si individë të kompletuar." ~ Joseph Chilton Pearce (Shkrimtar amerikan)
  • "Takimi im me Rudolf Steinerin më bëri që të merrem me të qysh prej asaj dite dhe të mbetem përgjithmonë i vetëdijshëm për rëndësinë e tij."

 ~ Albert Schweitzer (Laureat i Nobelit per Paqe)

  • "Rudolf Steiner na mësoi disa gjëra në të cilat unë kam besuar gjatë."

 ~ Selma Lagerlöf (Laureate e Nobelit në Letërsi)

  • "Po të kisha një fëmijë të moshës shkollore, unë do ta dërgoj atë në njërën nga waldorf shkollat." ~Saul Bellow (Laureate e Nobelit në Letërsi)
  • "Steineri na ofron një botëkuptim i cili i jep një vend arsyeshëm zhvillimit të njeriut në fushën shpirtërore.”

Andrei Tarkovsky (Regjisor rus)

  • "Steiner (1861-1925) ishte një pionier i i jashtëzakonshëm ... dhe një nga vizionarët më të plotë psikologjik dhe filozofik të kohës së tij.”

Ken Wilber (Filozof amerikan)

  • "Unë personalisht kam pasur vetëm eksperienca të mira gjatë kohës time në shkollë, ajo ishte liberale, anti raciste, tolerante për çfardo besimi fetar dhe jo misionare."

Evelyn Galinski (Ish nxënëse e shkollës waldorfiane dhe e bija e Heinz Galinski, një i mbijetuar i Aushvicit)

  • "Shfaqja e shkollave waldorfiane, sipas mendimit tim, ishte kontributi më i madh për paqen dhe mirëkuptimin botëror të shekullit."

Willy Brandt (Ish kancelar i Gjermanisë Perëndimore dhe fitues i Nobelit për paqe).

  • "Nëse ka ndonjë gjë të cilën e bën sistemi waldorf, ajo është se ai ushqen, mbron dhe zhvillon inteligjencën e fëmijës së vërtetë."

Joseph Chilton Pearce (Shkrimtar amerikan).



REFERENCAT:

[i] Institut za waldorfsku pedagogiju, http://www.iwp.hr/waldorf.html, Vizituar më 28.01.2017

[ii] Rudolf Steiner, https://en.wikipedia.org/wiki/Rudolf_Steiner, LM. 9 January 2017.

[iii] Silvija Paparić:Odgojitelj u waldorfskoj pedagogiji. (Završni rad), Sveučilište Jurja Dobrile u Puli - Odjel za odgojne i obrazovne znanosti, Pula, srpanj 2015, fq. 2.

[iv] Bezić, Živan: Waldorfska pedagogija // Crkva u svijetu : CUS 34 (1999), 4 ; str. 437-449

[v]Rudolf Steiner & Frans Carlgren. (1990), Odgoj ka slobodi: pedagogija Rudolfa Steinera. Društvo za waldorfsku pedagogiju: Zagreb, fq. 20.

[vi] Fjala Waldorf rrjedh nga gjermanishtja e vjetër:”wald” - që do të thotë “pyll,” dhe “dorf” - që do të thotë “fshat ose vendbanim.”

[vii] Për jetën dhe veprën e Rudolf Steinerit shih më gjërësisht edhe në veprat: Goulet, P: "Les Temps Modernes?", L'Architecture D'Aujourd'hui, December 1982, pp. 8–17; Architect Rudolf Steiner at GreatBuildings.comRudolf Steiner International Architecture Database; Brennan, M.: Rudolf Steiner ArtNet Magazine, 18 March 1998; Blunt, R.: Waldorf Education: Theory and Practice – A Background to the Educational Thought of Rudolf Steiner. Master Thesis, Rhodes University, Grahamstown, 1995; Ogletree, E.J.: Rudolf Steiner: Unknown Educator, Elementary School Journal, 74(6): 344–352, March 1974; Nilsen, A.:A Comparison of Waldorf & Montessori Education, University of Michigan; Rinder, L: Rudolf Steiner's Blackboard Drawings: An Aesthetic Perspective and exhibition of Rudolf Steiner's Blackboard Drawings, at Berkeley Art Museum, 11 October 1997 – 4 January 1998; Aurélie Choné, "Rudolf Steiner's Mystery Plays: Literary Transcripts of an Esoteric Gnosis and/or Esoteric Attempt at Reconciliation between Art and Science?", Aries, Volume 6, Number 1, 2006, pp. 27–58(32), Brill publishing; Christopher Schaefer, "Rudolf Steiner as a Social Thinker", Re-vision Vol 15, 1992;  Antoine FaivreJacob Needleman, Karen Voss; Modern Esoteric Spirituality, Crossroad Publishing, 1992

[viii] List of Rudolf Steiner`s works on education, https://en.wikipedia.org/wiki/List_of_Rudolf_Steiner's_works_on_education, LM. 12 September 2015

[ix] Waldorf Education: An Introduction, https://waldorfeducation.org/waldorf_education, 11.02.2017

[x] Maja Pakić:Waldorf pedagogija. 06/09/2012, http://www.lovesensa.rs/clanci/psihologija/waldorf-pedagogija, 11.02.2017

[xi] Ullrich, Heiner (2008). Rudolf Steiner. London: Continuum International Pub. Group. pp. 152–154. ISBN 9780826484192.

[xii] Rudolf Steiner, The Spirit of the Waldorf School, Foundation of Waldorf Education, pp. 15 - 23, ISBN 9780880103947.  

[xiii] HANA: Child Development (Charlotte Mason & Waldorf), 7 November 2016, https://www.pepperandpine.com/?p=2873, 12.02.2017

[xiv] George S. Morrison: Early Childhood Education Today. Merrill/Pearson, 2009, fq. 161 - 166, ISBN 0135003334, ISBN 9780135003336

[xv] Rudolf Steiner & Frans Carlgren. (1990), Odgoj ka slobodi: pedagogija Rudolfa Steinera. Društvo za waldorfsku pedagogiju: Zagreb, fq. 20.

[xvi] FREQUENTLY ASKED QUESTIONS, http://www.waldorfanswers.org/WaldorfFAQ.htm,  9.2.2017

[xvii] Edita Vuković: ŠTA JE WALDORFSKA PEDAGOGIJA. 27.02.2009, http://blog.b92.net/text/7892/STA-JE-WALDORFSKA-PEDAGOGIJA/, 10.02.2017

[xviii] Sa për ilustrim, vetëm në tri vitet e fundit, në Kinë janë hapur mbi 1000 institucione parashkollore të tipit valdorfian. Shih më gjërësisht në: Centar za podršku "Svitac" > O nama > Valdorf pedagogija, http://www.valdorfpedagogija.org.rs/o-nama/valdorf-pedagogija/, 11.02.2017

[xix] Waldorf education, https://en.wikipedia.org/wiki/Waldorf_education, 10.02.2017

[xx] Paull, John (2011) Rudolf Steiner and the Oxford Conference: The Birth of Waldorf Education in Britain. European Journal of Educational Studies, 3(1): 53–66.

[xxi] Tri prezentime të kurrikulës mësimore të një kopshti fëmijësh të tipit waldorfian: HANA: Kindergarten Curriculum Haul (Waldorf), 21 August 2016, https://www.pepperandpine.com/?p=2067, 12. 02. 2016; HANA: Waldorf Curriculum (Kindergarten), 23 August 2016,  https://www.pepperandpine.com/?p=2078, 12.02.2017;HANA: Waldorf Kindergarten Curriculum (Seasons), 24 August 2016, https://www.pepperandpine.com/?p=2081, 12.02.2017

[xxii] Waldorf education, https://en.wikipedia.org/wiki/Waldorf_education,  10.02.2017

[xxiii] J. Vasagard, "A different class: the expansion of Steiner schools", Guardian 25 May 2012

[xxiv] M. L. Stevens, "The Normalisation of Homeschooling in the USA", Evaluation & Research in Education Volume 17, Issue 2–3, 2003 , pp. 90–100

[xxv] Eric Gidseg, "Waldorf education". In Moncrieff Cochran and Rebecca S. New (eds.), Early Childhood Education An International Encyclopedia, v. 4. Praeger (2008), ISBN 0-313-34143-5. pp. 833-835

[xxvi] Agenda Fact Sheet, United Nations Educational Scientific and Cultural Organization dated 18 April 2001 The foundation, Friends of Waldorf Education (Freunde der Erziehungskunst), is one of the 26 non-governmental organizations worldwide to maintain official relations with UNESCO. UNESCO Official Relations.

[xxvii] What some well-known people have said or written about Rudolf Steiner and Waldorf Education: http://southerncrossreview.org/20/comments-st.htm  8.2.2017  

[xxviii] SOME COMMENTS ON RUDOLF STEINER, ANTHROPOSOPHY AND WALDORF EDUCATION, http://www.waldorfanswers.org/WaldorfComments.htm  8.2.2017

Fotografitë:
1. Foto e parë: Portreti i Rudolf Steinerit është nga ky burim: By The original uploader was GS at German Wikipedia - Abbildung übernommen aus Wolfgang G. Vögele, Der andere Rudolf Steiner - Augenzeugenbrichte, Interviews, Karikaturen, 2005, S. 116, Public Domain, https://commons.wikimedia.org/w/index.php?curid=1528429 - https://en.wikipedia.org/wiki/Rudolf_Steiner#/media/File:Steiner_um_1905.jpg,  12. 02. 2017

2. Foto e dytë: Shtëpia ku u lind Rudolf Steiner është nga ky burim: By Croq - Own work, CC BY-SA 3.0, https://commons.wikimedia.org/w/index.php?curid=9985518 -  https://en.wikipedia.org/wiki/Rudolf_Steiner#/media/File:Rudolf_Steiner_Geburtshaus,Donji_Kraljevec,_Croatia.JPG, 12. 02. 2017 

Kthehu mbrapa

Shto koment