Rrëfimi i Mekës që s’u tregua kurrë

30.01.2012 (komentet: 0)

MUZEU BRITANIK EKSPOZON EKSPONATE ISLAMIKE TË HUAZUARA NGA ARABIA SAUDIT:

Udhëtimi, që dikur merrte deri në dy vjet nëpër rrugët tokësore me gamile apo nëpër ato ujore me anije, sot bëhet me një fluturim të shkurtër. Mirëpo, vetëm një gjë i ka rezistuar kohërave prej mesjetës: Vetë përvoja shpirtërore që ofron haxhi, thonë myslimanët haxhilerë.

LONDËR, 28 JANAR (CNN) – Që prejkohës kur disa mijëra njerëz merrninrrugë me deve në shekullin e shtatë ederi më sot, kur ky numër kalontremilionëshin, rrëfimi i haxhillëkut– pelegrinazhit mysliman për nëMekë – është një udhëtim epik.Udhëtimi po manifestohet për herëtë parë nëpërmjet një ekspozite tëmadhe kushtuar haxhillëkut, që uhap më 26 janar në Muzeun Britaniktë Londrës.Në të ka objekte dhe piktura tëshenjta dhe rrëfime të vetë haxhilerëve të kohëve të moçme dhe tëatyre të ditëve të sotme.“Jemi munduar të shtegtojmënëpër vështirësitë e udhëtimit të haxhilerëve të kohëve të moçme, kurishte një udhëtim alamet i gjatë medeve ose nëpërmjet rrugëve detaredhe që mund të merrte dy vjet rrugëpër shkuarje dhe ardhje”, ka thënëVenetia Porter, kuratore e ekspozitës.“E sot kjo rrugë realizohet me një fluturim aeroplani”.

 

Mision që sfidon kohërat

Edhe pse gjërat kanë ndryshuarme kalimin e kohës, ajo që nuk kandryshuar ende, pavarësisht zhvillimit të njerëzimit, e ka joshur më sëshumti Porterin: Vetë përvoja duketse është po ajo e kohëve mesjetare.“Duket se vetë përvoja nuk kandërruar”, ka thënë ajo. “Nëse lexonirrëfimet historike të haxhilerëve tëkohëve mesjetare, ritualet dhemënyra sesi ata ndiheshin, dherëndësia e madhe shpirtërore, janë tënjëjta me tregimet e ditëve të sotmetë pelegrinëve”.

Ekspozita ështëpërqendruar në tri fusha. Njëra ka tëbëjë me rrugëtimit drejt Mekës,veçanërisht përgjatë rrugëve kryesore të përdorura përgjatë historisënëpër Afrikë, Azi, Evropë dhe Lindjetë Mesme.Seksioni i dytë përqendrohet nëhaxhillëkun e së sotmes dhe rëndësinë e përvojave që kanë në jetën ehaxhilerëve. Dhe seksioni i tretëmerret me Mekën, origjinën dherëndësinë e saj.Meka është një qendër e rëndë-sishme shpirtërore për myslimanët,për shkak se profetit Muhamed nëfillim të shekullit të shtatë i ishte shpallur për herë të parë shpalljahyjnore. Në zemër të Mekës ështëQabha, në formë kubi, ndërtuar ngaIbrahimi dhe djali i tij Ismaili, sipasasaj që ofron Kurani.Haxhillëku duhet të kryhet nëmuajin e fundit të vitit islamik, të njohur si Hixhri, dhe përfshin disa rituale të cilat duhet të kompletohet.Çdo mysliman me mirëqenie mesatare duhet së paku një herë në jetë tavizitojë Mekën.

Muzeut britanik i janë dashur mëshumë se dy vjet për t’i mbledhur tëgjitha objektet, ku përfshihetmbulesa e derës së Qabesë, materiali arkeologjik, tekstile, fotografi historike dhe art modern. Ekspozitaështë hapur me ndihmën e madhe tëBibliotekës Publike të Mbretit Abdulaziz në Riad, që për herë të parë kalejuar të huazohen këto objekte tëveçanta jashtë Arabisë Saudite.Është udhëtimi më i jashtëzakonshëm që ndonjëherë bëjnë myslimanët e devotshëm.

 

“Udhëtim shpirtëror”

Ambasadori saudit në Mbretërinëe Bashkuar, princi Mohammed binNavaf Al Saud, ka thënë se “haxhillëku nuk është një udhëtim fizik,është udhëtimi më shpirtëror qëndonjëherë e bëjnë myslimanët”. Aika thënë se inkurajohen të gjithëanëtarët e familjeve myslimane që sëpaku një herë në jetë ta kryejnë haxhillëkun.“Nuk garanton kalimin në parajsë,por përqendrohet në atë që është erëndësishme në jetën tonë. Është njëçështje e ndjeshme që duhet ta sfidojë muzeun britanik dhe kemi bërëshumë diskutime që të kemi saktësinë këtë qasje.

Ata kanë bërë një punëtë jashtëzakonshme”, ka thënë ambasadori i familjes mbretërore saudite.E Porter ka thënë se aspekti mësfidues ka qenë “kthimi i objekteveprej materialeve të shpërndara në njëkujtim të një përvoje të fuqishme shpirtërore”. “Mënyra që e bëmë neishte përfshirja e zërave dheburimeve të marra nga pelegrinët”, ka thënë Porter. Muzeu britanik u kadhënë hapësirë në ueb faqen e vet tëgjithë atyre që kanë përjetuar gjëratë bukura gjatë pelegrinazhit islamik.

Kamran Majid, që jeton në Londër,ka shkruar se “në momentin kurhyni në Xhaminë Harem dhe ihidhni sytë kah Qabeja, duket sikureshtrat u janë përtërirë, shpirti, sytëdhe zemrat të qetësohen dhe mahniten me pamjen e jashtëzakonshme”.Një tjetër, Amal Alabdulkarim, nga Riadi, ka shkruar se “Haxhi është udhëtim i pastërtisë, dashurisë, shpresës dhe optimizmit. Më kamësuar njerëzinë, durimin dhedrejtësinë”. Sophia Khan, nga Britania e Madhe, vlerëson se “momentimë i bukur në jetën time ishte ai kuru ula në shkallë dhe shikoja Qabenë.Kishte njerëz nga e mbarë bota qëkishin ardhur në qendër të Tokës, tëgjithë së bashku duke u lutur paraZotit, dhe secili angazhohej në reflekim personal për njëri-tjetrin”. (Koha Ditore)

Kthehu mbrapa

Shto koment