Rona kthehet si ‘mbretëreshë’ në Tiranë

29.05.2012 (komentet: 0)

Këngëtarja shqiptare Rona Nishliu është kthyer nga kryeqyteti i Azerbajxhanit, Baku, në kryeqytetin shqiptar Tiranë. Me një flamur kombëtar në dorë, Rona është pritur me nderime të larta në Aeroportin e Rinasit në Tiranë

.

Në një deklaratë për media, Rona tha se është përpjekur që në Eurovision të jap gjithçka nga vetja dhe gjithë mbështetjen e publikut shqiptar ta shndërrojë në performancë sa më të mirë.

“Për neve është shumë e rëndësishmë që të kemi një përfaqësim dinjiitoz. Jam përpjekur që gjithçka të jetë e përgatitur në detaje dhe kënga të mirëpritet jo vetëm nga publiku shqiptar, por edhe më gjerë. Pavarësisht radhitjes, pavarësisht numrave, për neve ka qenë shumë e rëndësishme që mbështetja që na dha publiku shqiptar ta kthejmë në një performancë sa më të mirë”, ka thënë Rona Nishliu.

Në garën e këngës evropiane, Eurovision, që u zhvillua në Baku të Azerbajxhanit, Rona Nishliu me këngën “Suus” me tekst nga vetë ajo dhe me muzikë të Florent Boshnjakut, u rendit e pesta, duke shënuar kështu suksesin më të madh të Shqipërisë në Eurovision./kosovaonline/

Kthehu mbrapa

Shto koment