Rona, e pesta në Eurovision

28.05.2012 (komentet: 0)

Rona Nishliu, me 146 pikë të grumbulluara për këngën “Suus”, ka zënë vendin e pestë në natën finale të Eurovisionit, të mbajtur në Baku të Azerbaixhanit.

Me këtë rezultat Rona ka zënë pozicionin më të lartë në të cilin deri më tash ka mundur të plasohet ndonjë pjesëmarrës shqiptar në festivalin e eurosongut.

 

Të përkujtojmë se përfaqësuesja e parë e Shqipërise në këtë festival, Anjeza Shahini, vite më parë, pati zënë vendin e shtatë. Të gjithë pjesëmarrësit tjerë ndër vite, janë plasuar dukshëm më poshtë.


Vendin e parë në Baku e ka zënë këngëtarja Loreen e Suedisë, me këngën “Euphoria”.

 

Këto janë pikët që i mori nga shtetet tjera Shqipëria:
12 pikë nga ZVRICRA
12 pikë nga MAQEDONIA
12 pikë nga ITALIA
8 pikë nga HUNGARIA
6 pikë nga FINLANDA
6 pikë nga GJERMANIA
5 pikë nga KROACIA
5 pikë nga Danimarka
4 pikë nga BULLGARIA
4 pikë nga QIPRO
3 pikë nga GJEORGJIA
1 pikë nga SLOVENIA
1 pikë nga SUEDIA 
1 pikë nga LITUANIA
1 pikë nga SERBIA

Kthehu mbrapa

Shto koment