“Revolucion” Ekologjik në Shkollën “Abaz Ajeti”

22.03.2012 (komentet: 0)

Një përkushtim prej thirrjes së pedagogut, një thirrje e brendshme për te pasur një oborr më me shumë jeshile një ide e mire e cila u përhap si një fllad pranvere ka bërë që oborri i Shkollës Abaz Ajeti të marr një tjetër pamje dhe një tjetër pamje në këtë vit të bekuar të Zotit.

 
Shkruan Xhevat Latifi


 E tëra ka nisë me ide ndaj një bashkatdhetari tonë të dashur një njeriu të mirë Feim Zylfiu, i cili pranoi që një pjesë të mjeteve të djersës së tij të ofrojë për blerjen 81 blirëve, për të vazhduar më pas më përkrahjen edhe të gjelbërimit të një pjese të oborri të shkollës. Por idetë për gjelbërim, për një pamje më të mirë të oborrit të shkollës nuk ndalen këtu. Në një ide të klasës së mësueses Suzana Demi, Kosova Vizion Kontest do ta mbështesë projektin e gjelbërimit, duke vlerësuar idenë dhe projektin e nxënësve më të mirën në komunë. Mbjellja e blirëve,mbjellja e fidaneve të pishave dhe mbjellja e barit në një nga pjesët më ballore të shkollës, të bëra me përkushtim dhe me dashur nga arsimtarët, nxënësit dhe punëtorët ë tjerë të shkollës, kanë bërë të kthehet një tjetër sharmë në pamje, një tjetër ndjenjë në zemra dhe një tjetër frymë ekologjikë në shkollë e cila vërehet tek të gjithë. Përkushtimi i çeliktë i drejtorisë së shkollës Hetem Kosumi e Bukurije Musliu, arsimtarëve: Afrim Arifi, Suzana Demi, Izeir Hyda, Ismet Azizi, Ragip Ramadani, Afrim Sabedini dhe të punëtoreve ndihmës të shkollës: Agim,Llukmani, Enveri, Hamza, Bejta, Sahiti, Nagipi, Ramadani, Zymeri do të rezultojë edhe me formimin e Grupit Ekologët e rinj që do të përkrahen nga prof Imer Ademi.


Një gjë është e sigurt e gjithë kjo që ka nisë në shkollën tonë, që ne me dëshirë po e quajmë “Revolucioni Ekologjik”, është një dëshirë e fshehur e të gjithë arsimtareve, prindërve dhe nxënësve të cilët e kanë që nga themelimi i shkollës kanë bërë shumë aksione, përpjekje, për të pasur një oborr të pasur nga gjelbërimi dhe të bukur nga pamja. Eko-zhvillimet e fundit rrezojnë përfundimisht sintagmën se shkolla jonë ka oborr të “nemur”, kjo sintagmë me bulzimin e kësaj pranvere na thotë diçka tjetër, se po duam dhe do ja dalim! Dhe ne po duam, po duam të gjithë të jetë ndryshe, të jetë ashtu siç janë me behar shpirtrat e nxënësve tanë dhe siç janë të mbushur bujari zemrat e punëtorëve të arsimit.


Duke qenë se projektet e tilla mbesin në kërkim te tjera të kultivimit, ruajtjes dhe edukimit, ngase hapësira e shkollës na mundëson edhe me shume gjelbërim, ne duam të shtojmë këtë dashuri në tjetër komunikim mes njeri tjetrit, se jo të gjithë mund të mbjellim por të gjithë do të përfitojmë. Ata që nuk munden jemi të bindur se na duan që të kemi më me shume oksigjen në ardhmërinë tonë të përbashkët. Zoti e bekoftë çdo bimë të gjelbër në Kosovën tonë të mirë.

Kthehu mbrapa

Shto koment