Rashka dhe Bosnja janë fjalë shqipe, jo serbe
24.11.2013 (komentet: 0)
Kur bisedohet , ose kur diskutohet me ndonji serb gjëja e parë që thotë për Sanxhakun, ka për të thënë Rashka dhe kurrsesi Sanxhak dhe se fjala Sanxhak rrjedh nga turqishtja. Kan të drejtë emri i Sanxhakut është një fjalë turke sikurse edhe 8742 fjalë të tjera në gjuhën serbe (sat, sapun, pare, rakija, delija, çekiq, makaze, jorgan, jastuk, hajduk etj .). Emri i Sanxhakut në turqisht do të thotë flamur apo bajrak.
Ismet Azizi
Por një fakt pak i njohur është se fjala Rashka ( latinisht Rascio ) nuk është me origjinë serbe, gjegjëisht sllave . Emri Rashka rrjedh nga kështjella e lashtë ilire Arsa pranë Pazarit të Ri . Pra Serbët emrin Arsa bërë Ras (Rasi i Vjetër ) dhe më vonë e shëndrruan në Rashkë . Mëe të njejtin emër është emruar një qytet 20 km në lindje të Pazarit të Ri, dhe Lumi, që buron jo larg kështjellës së lashtë ilire Arsa, Rashka.
Për lumin Rashka dhe qytetin Rashka, akademiku Ejup Musheviq thot se emri i lumit rrjedh nga fjala shqipe "rrasë", pllakë guri. Mandej edhe edhe për lumin Ibër , thot se rrjedh nga fjala shqipe i bardhë, shkumbon.
Boshnjakët në Sanxhak janë me prejardhje Ilire , igjë që është dëshmuar gjenetikisht . Ilirët janë populli më i vjetër,të cilit ia dim edhe emrin, dhe se ka jetuar në këto hapsira. Dëshmi për këto konstatime janë emrat e shumt të lumenjve dhe maleve , siq Tara , Ibri , Peshteri, Zeta , Rashka, Lim, Vapa etj. Ilirët kan qenë luftëtarë të shkëlqyer dhe krijues të mbretërisë së madhe të quajtur ILIRYA .
Gjithashtu edhe emir Bosna ( Boson ) rrjedh nga gjuha ilire , fjala ilire Bosona do të thotë lum. Fjala " Slaven ' vjen nga fjala latine ' Sclav ' , që do të thotë skllav (Eng.slave).
Popujt e lashtë në Bosnjë dhe Hrcegovinë
Ilirë 40%
Romanë 20%
Kelt 15%
Sllavë 15%
Hun 6%
Thrakë 4%
Popujt e lashtë në Kroaci
Ilirë 34%
Sllavë 20%
Kelt 18%
Roman 12%
Fenikias 8%
Popuj helen 8%
Këto janë të gjitha faktet që tregojnë se ilirët iu dhuruan boshnjakëve kulturën, karakteristikat etnike e politike. Nëse nuk është ashtu atëherë ku janë ilirët që 4000 vite jetuan në këto hapësira në kuadër të një mbretërie të vetme të madhe?
"Ju jeni boshnjak, por e keni lënë pas dore historinë e juaj para-turke.
Nëse ju nuk e dëshironi kët histori sit ë juajën,
atëherë serbët dhe kroatët thonë se është tyre "- Pavlo Ostoviq, anëtar i Komitetit Jugosllav nga Luftës së Parë Botërore.[i]
Sanxhaku ka një sipërfaqe prej 8.687 km katrorë dhe 530 000 banorë. Kryeqyteti është Pazari i Ri (Novi Pazari). Kufizohet me Serbinë, Malin e Zi, Republikën e Kosovës, Bosnjën dhe Hercegovinën dhe Shqipërinë. E përbëjnë këto komuna: Pazari i Ri, Tutini, Sjenica, Prijepolje, Nova Varosh, Bijello Polje, Rozhaja, Plava, Plevlje dhe Berane.
Sanxhaku është një territor i veçantë administrativ. Në aspektin ushtarak emri "Sanxhak" do të thotë " Flamur". Gjatë sundimit otoman emri Sanxhak ka nënkuptuar territor ushtarak. Më vonë ka paraqitë territor i shkallës së dytë pas Vilajetit apo Pashallëkut.
Sipas shënimeve të viteve 1905-1906 në këtë Sanxhak jetonin 37,775 banorë. Shënimet japin të dhëna për përkatësin fetare të 27,980 banorëve mysliman (shqiptar) dhe të 19,795 krishterë (ortodoks të racës/kombësisë shqiptare dhe serbe). Gjatë luftës së dytë botërore Pazari i Ri ishte nën mbrojtjen e forcave vullnetare të rajonit. Më 4 nëntorë 1941 forcat e armatosura çetnike i sulmojnë vendasit të cilëve ju vijnë në ndihmë rreth 3200 vullnetarë nga Rrafshi i Kosovës, Drenica dhe Rrafshi i Dugagjinit nën udhehëqjen e Shaban Polluzhës.
Shto koment