Qyteti i Manastirit, mes krenarisë dhe dhimbjes

22.11.2014 (komentet: 0)

Dy ngjarjet më të njohura për historinë e gjuhës shqipe, për letërsinë e saj, dhe për kulturën tonë në përgjithësi,gjithsesi mbetën dy Kongreset që mes veti ndahen me një periudhë kohorë më tepër së gjysmë shekullorë. Kongresi i Manastirit, i vitit 1908, dhe ai i Drejtshkrimit i vitit 1972,ishin rezultat i përpjekjeve të mëdha të Rilindasve tanë të cilët ishin të vetëdijshëm se vetëm me një alfabet të përbashkët dhe një gjuhë letrare për gjithë kombin, mund të dilet nga errësira shekullore.

Tani, kur jemi në prag të kësaj feste madhështorë, duhet të festojmë për këtë ngjarje historikë që para 106 viteve ndodhi në Manastirin shqiptar, por pa e harruar asnjëherë dhe fatin tragjik të këtij qyteti që la gjurmë të pashlyeshme në historinë lavdishme të shkrimit shqip. Sot, nga kjo qendër e kulturës dhe e përpjekjeve shqiptarë për çlirim kombëtar, ka mbetur vetëm një Shtëpi muze për ta dëshmuar këtë histori, sa krenare, aq edhe të dhimbshme për shqiptarët. Ky qytet, atë botë i plotësonte kushtet për një ngjarje aq të madhe historike. Patriotët manastiras, njerëzit e ditës e të luftës, si nikoqirë që ishin,ia dolën që këtë Kuvend ta organizojnë në mënyrë të shkëlqyeshëm, me gjithë pengesat dhe rreziqet nga Pushteti Osman që ende ishte i pranishëm. Kjo festë gjithëkombëtare, përvc karakterit solemn historik që ka,është e rëndësishme edhe për faktin se është edhe simbol i bashkimit të gjithë shqiptarëve.

Manastiri i sotëm i një grusht shqiptarëve, që në kujtesën historike peshon më tepër se çdo qytet tjetër shqiptar, sikur donë ta fsheh e minimizojë këtë festë aq të madhe për shqiptarët. Për shumicën dërrmuese maqedonase të këtij qyteti, kjo festë, jo që nuk njihet por edhe injorohet. Madje ka pasur raste kur ndonjë shqiptar ka pyetur së ku gjendet Shtëpia muzë,të marr përgjigjen së një Muzë i këtillë as që ekziston në këtë qytet. Sot,në Manastirin e dikurshëm me shumicë shqiptare, edhe gjatë ditëve të festës, mëzi se dëgjohet fjala shqipe, prandaj, meqë kjo festë është mbarëshqiptarë,të mblidhemi sa më shumë aty, nga të gjitha trojet tona,që së paku një herë në vit t’ia kthejmë buzëqeshjen Manastirit shqiptar, kësaj plagë që ende kullon.

Kthehu mbrapa

Shto koment