QKK shpall kriteret për mbështetjen e pjesëmarrjes në festivale të filmit

26.03.2014 (komentet: 0)

Prishtinë, 26 mars - Qendra Kinematografike e Kosovës përmes një njoftimi ka bërë sot publike kriteret për mbështetjen e kineastëve të Kosovës në festivalet ndërkombëtare të filmit.

Vendimi është marrë nga Këshilli Drejtues i QKK-së në përbërje: Agron Vula, kryesues, Ilir Kabashi , Zana Radogoshi, Anisa Ismajli dhe Valon Kashtanjeva, sipas propozimit të Qendrës Kinematografike të Kosovës, përkatësisht drejtorit të QKK-së z. Arben Zharku.

QKK sipas këtij vendimi do të mbulojë shpenzimet e udhëtimit për pjesëmarrje në festivalet e filmit për kineastët e Kosovës, bazuar në listën e kategorizuar sipas këtyre specifikave:
Për filmat e subvencionuar nga QKK, për kategorinë A sipas kërkesës së produksioneve, QKK do të vlerësojë dhe do të vendosë me vendim të veçantë, për përcaktimin e shpenzimeve dhe numrin e personave që iu mbulohen shpenzimet;

Për filmat e subvencionuar nga QKK, për kategorinë B, shpenzimet paguhen vetëm për një person për vajtje-ardhje, të cilin e cakton Produksioni paraprakisht; Për filmat që nuk janë subvencionuar nga QKK, për kategorinë A, shpenzimet paguhen vetëm për një person për vajtje-ardhje, të cilin e cakton Produksioni;

Për filmat që nuk janë subvencionuar nga QKK, për kategorinë B, mund të paguhen shpenzimet e udhëtimit vajtje-ardhje vetëm për një person, të cilin e cakton Produksioni, varësisht nga mundësitë buxhetore të QKK-së.

Lista e festivaleve që Qendra Kinematografike e Kosovës iu mbulon shpenzimet kineastëve të Kosovës, e ndarë në kategorinë A dhe B, duke marrë parasysh rëndësinë e tyre, dhe sigurisht edhe mundësitë buxhetore të QKK-së, është pjesë përbërëse e këtij vendimi.

“Duke pasur parasysh promovimin e filmave kosovarë dhe kinematografinë kosovare, si dhe prezantimin e tyre jashtë vendit, duke përdorur mjete të ndryshme promovimi dhe marketingu për prezantim sa më dinjitoz dhe në përputhje me standardet vizuele bashkëkohore, me qëllim të avancimit dhe krijimit të mundësive për kineastët e Republikës së Kosovës, duke qenë të bindur se me anë të kësaj do të pasqyrohet interesi publik dhe do të jetë një mënyrë e mirë e promovimit të Kinematografisë së Republikës së Kosovës, është vendosur si në dispozitiv të këtij vendimi.

Lista e festivaleve të propozuar nga QKK është bazuar nga lista e festivaleve të organizatave si FIAFP (International Federation of Film Producers Associations), OSCAR dhe RAINDANCE FF. Lista e festivaleve të cekura në pikën 2. të dispozitivit të këtij vendimi mund të ndryshohet çdo vit”, thuhet në arsyetimin e marrjes së vendimit.

Më poshtë është liste e festivaleve ndërkombëtare të kategorisë A dhe B

Kategoria A
1. Berlin International Film Festival
2. Cannes Film Festival
3. Karlovy Vary International Film Festival
4. Locarno International Film Festival
5. Mar del Plata International Film Festival
6. Moscow International Film Festival
7. Raindance Film Festival
8. San Sebastián Film Festival
9. Shanghai International Film Festival
10. Sundance Film Festival
11. Telluride Film Festival
12. Tokyo International Film Festival
13. Toronto International Film Festival
14. Tribeca Film Festival
15. Venice International Film Festival
16. Warsaw Film Festival

Kategoria B
17. Cartagena International Film Festival
18. Rotterdam Film Festival
19. Cairo International Film Festival
20. SXSW
21. London Film Festival
22. New York Film Festival
23. Sofia International Film Festival
24. Istanbul International Film Festival
25. Brussels International Film Festival
26. Jeonju International Film Festival
27. Transylvania (Cluj) International Film Festival
28. Sydney International Film Festival
29. Festroia International Film Festival
30. Zero Film Festival
31. Valencia Jove International Film Festival
32. Wroclaw International Film Festival
33. Sarajevo International Film Festival
34. Almaty International Film Festival
35. Nemur International Film Festival
36. Bussan International Film Festival
37. Sitges International Film Festival
38. Antalya International Film Festival
39. Bogota International Film Festival
40. Mumbai International Film Festival
41. Kyiv International Film Festival
42. Minsk International Film Festival
43. Thessaloniki International Film Festival
44. Stockholm International Film Festival
45. LA (AFI Fest) International Film Festival
46. Gijon International Film Festival
47. Tallinn International Film Festival
48. Turin International Film Festival
49. Karala International Film Festival
50. Courmayeur International Film Festival
51. Haugesund International Film Festival
52. Vienna (Viennale) International Film Festival
53. Kolkata International Film Festival
54. Tampere Film Festival
55. Oberhausen Short Film Festival
56. Winterthur Short Film Festival
57. Krakow Film Festival
58. St. Petersburg International Film Festival
59. Bilbao International Short and Documentary Film Festival
60. IDFA International Documentary Film Festival Amsterdam
61. HotDocs Canadian Documentary Film Festival
62. Leipzig Documentary Film Festival
63. AFI Silverdocs
64. Copenhagen Documentary Film Festival
65. True False
66. New Directors/New Films
67. ZagrebDox
68. Thessaloniki Documentary Film Festival
69. Palm Springs Short Film Festival
70. Clemot Ferrand Short Film Festival
71. Aspen ShortFest
72. Curta Cinema

/F.Sadriu/


Kthehu mbrapa

Shto koment