Publikohet kënga e veçantë për muhaxherët e Shaqir Cërvadikut (video)

25.06.2017 (komentet: 0)

Këngëtari i njohur kosovar, Shaqir Cërvadiku – i njohur si Shaqa, ka publikuar këngën e re dedikuar muhaxherëve.

Kënga titullohet “Amaneti i Muhaxherëve”. Kjo është një këngë e ndjeshme e cila përshkruan vuajtjet e popullit shqiptar ndër vite dhe shpërnguljen me dhunë nga trojet autoktone, transmeton Koha.net.

Video

 

Ashtu siç ka premtuar këngëtari Shaqa, në videoklipin e këngës “Amaneti i Muhaxherëve” ka pamje filmike autentike të shpërnguljes së shqiptarëve të pa para deri më tani.

Tekstin e këngës e ka shkruar Makfire Maqedonci – Canolli, orkestrimin Ethno Music si dhe produksionin e ka bërë Music Box.

Gjithashtu, këngëtari Shaqa në profilin e tij në Facebook ka shkruar një përshkrim rreth dedikimit të këngës duke e pasuar me fakte interesante rreth shpërnguljes së shqiptarëve.

Lexoni postimin e tij të plotë:

Kjo kangë u kushtohet dhimbjes historike të shpërnguljes me dhunë te shqiptarëve nga trojet e veta. Në kushte të një dimri me borë që nuk mbahet mend, ushtria serbe i përndjeku nga shtëpitë rreth 300.000 shqiptarë të Toplicës, Sanxhakut (të Nishit),Kosaonicës, Pustarekës etj që ishin pjesë e Vilajetit të Kosovës) që banonin në rreth 700 lokalitete, prej të cilave rreth 640 plotësisht shqiptare e më shumicë shqiptare nga fundi i shek. XVI-fillimi i shek XVII.

Rreth 350.000 shqiptarë u larguan nga trojet stërgjyshore nga ushtra serbe të udhëhequr edhe nga oficerë rus. Burimet historike flasin për rreth 70.000 shqiptarë të therë, të vrarë e të pjekur në zjarrin e shtëpive në rreth 600 fshatra shqiptare të rrafshuara me zjarr vetëm më 1877-1878. Nuk kishte asnjë hap të Fuqive të Mëdha për të parandaluar gjenocidin serb mbi shqiptarët e Tolpicës e Sanxhakut(të Nishit).

Shqiptarët që arriten ti shpëtonin ketij gjenocidi gjetë strehë tek vellaznit e vet ne Kosovë dhe pjesët tjera ku banojnë shqiptarët e nji pjesë morën rrugët per Turqi.Në pyetjet që u bëheshin të shpërngulurëve në teritorin e Kosovës shqiptarët përgjigjeshin: “Jam shqiptar. Jam prej Shqipërie i shperngulur me dhunë nga Toplica e Sanxhaku i Nishit(pjese e vilajeti te Kosoves).Kjo troje etnike e konsideronin veten pjesë integrale etnike të Shqipërisë. Kjo dhimbje historike është e shkruar me fakte shkencore nga historianët shqiptar Sabit Uka,Jusuf Osmani etj

Shumë familje të shperngulura me dhunë dhe sot i kanë mbiemrat e atyre fshatrave prej ku jane shperngulur siq jane: Alikinci, Alabana, Arbanashka, Arbanashci, Arbanasi,Araqa, Barllova, Bajshtica , Balinovci, Baca, Banjska,Bajqinca, Buci, Borova, Banja , Bajqinovci, Bardyzi,Babatica, Babishevci, Bajra, Berila, Bedila, Bellanica, Belibregu, Bellanovci, Berxhika, Beselica, Berbatofci, Bellpoja, Belegu, Bubavci, Berjani, Beashtica , Binovci, Bllaca, Boka, Borovci, Borinci, Bojniku, , Bogujevci, , Breznica, Brajshori, Branina, Bresi, Bullatovci, Buqinca, Bublica,, Burinca, Budeci, Bushtrani, Byqmeti , Bugunovci,Cervadiku, Çestelina, Çiftliku, Çokoti, Deshullovci, Dobratiqi,Dobridolli,Dragidella,Dragusha, ,Dragobuzhda, Drevina, Drenova, Drenci, Drenovci, Dubranja,Dubova, Dukati, Gajtani, Granica, Gerguri , Gojnofci, Gollaku, Govori, Grabofci, Gubetini, Gurgurofci, Gjemnica, Gjelekari, Xhaka, Gjukella, Gjushica, Gjingjusha, Gjurefci, Gjikolli, Huruglica,Igrishta, Jashanica, Janova, Kamenica, Katundmorina (rrethi i Nishit), Katuni, Kapiti,Kastrati, Klaiqi, Konjufci, Koprani, Konxheli, Kodra, , Konjuhi, Kremenata, Kertoku, Krivaqa, Kutllovci Kozmaqi, Kastrati,Lebofci, Lebana, Leci, Lepanja, Lumeqi, Lepenica, Lipovica, Lusha,Llapashtica, Llozana, Llugiqi, Llumnica, Masurica, Magashi, Makovci, Maqedonci, Maqestena, Magjera, Megja, Merofci, Mesgraja, Megjuana, Mehanja, Mealica, Mernica, Medveci, Merveshi, Merkonja, Merlaku, Mikullofci, Mirovci, Mihalica, Molla e Kuqe, Mramori, Muzaqa, Muriqi,Novosella, Orana, Obertinca,Paqarada, Pasjaqa, Pallata, Pervetica, Pllana, Popofci, Popova, Prebeza , Prekedini, Prekopuca, Piskala, Qyqalla, Rafuna, Rakovica, Rashka, Rashica, Rastelica, Raqa, Ramabaja, Ramnishta,Rastavica, , Ramadeni, Reqica, Retkoceri, Rudari, Rukofci, Selishta, Sekiraqa,Sllamniku, Sllatina, Siarina, Slivova, Simnica, Statovci, Stublla, Sfirca, Sfarqa Sagonjeva, Studenci, Spanca, Shahiqi,Shillova, Shipovci,Shulemaja, Shushnjaku, Terstena, Ternava,Terpeza, Termkolli, Terbunja, Toqani, Toverlani, Toshi,Topanica, Trebunja, Tullari, Tmava, Tupalla, Turuqica, Verbovci, Vrella,Vllasa, Vllasi,Vishesella, Visoka, Vershefci, Vranovci, Zagragja, Zhegrova, Zhinipotoku,Zhushi,Zhuqi.

Qytetet ku kanë jetue shqiptarët: Prokupla, Kushumlia, Leskoci,Molla Kuqe, Vranja, Nishi, Sharqoj Sheherqoj (Piroti), Bellapallanka, Tërni.

Kthehu mbrapa

Shto koment