Pse Rozhaja nuk flet shqip?!!

17.07.2014 (komentet: 0)

 

Shikuar historikisht popullsia e kësaj treve është puro shqiptare, me një gjenezë të pastër shqiptare. Edhe Milan Shuflaj e ka theksuar ketë vërtetësi të prejardhjes se popullatës në shkrimet e veta. Edhe Miss Durham e ka përjetuar mikpritjen shqiptare në ketë mjedis. Ardhja e komunizmit në fuqi dhe preferenca e dhunshme e bashkim-vëllazërimit i ka kushtuar shumë popullit shumicë shqiptare në Tregovishtë, dhe si e tillë është shkrirë, asimiluar në boshnjak dhe ka mbetur pakicë kombëtare.

 

Tregovishta e dikurshme shqiptare, Rozhaja sot frymon shume pak shqip. Shqiptarët e këtushëm dita- ditës janë duke u shkri në një nacionalitet që për fat ata nuk e zgjodhën si të vetin, por tërësisht të imponuar dhe të skenuar e të programuar me dekada. Janë një mori faktorësh heterogjen që pa dyshim kanë ndikuar në ketë asimilim. Për të thëne realitetin duhet të gjykojmë drejt arsyet dhe shkaqet që këtë popullate autoktone e kanë sjellë gjerë këtu. Shikuar historikisht popullsia e kësaj treve është puro shqiptare,me një gjenezë të ndritshme shqiptare. Edhe Milan Shuflaj e ka theksuar ketë vërtetësi të prejardhjes se popullatës në shkrimet e veta. Edhe Miss Edith Durham e ka përjetuar mikpritjen shqiptare në ketë mjedis. Mbretëria SKS ka qenë ajo e cila popullatën e kësaj treve e ka nënshtruar dhe asimiluar më dhunë gjerë në maksimum. Planet e Vasa Çubrilloviqit këtu janë aplikuar me përpikëri ,andaj edhe zhdukjet fizike dhe shpërnguljet masive të popullatës shqiptare nga kjo trevë, po ashtu shqiptare, janë arritur sipas planin dhe programit Çubrilloviqjan. Luftërat ballkanike sollën mjerimin për shqiptarët këtu dhe asimilimi ka qene i dhunshëm e i pa evitueshëm. Shqiptaret duke qenë të lidhur ngushtë me gjakun e të pareve, ata edhe sot dinë të numërojnë pemën e trungut familjare e cila për ta është e njohur edhe deri ne pesëmbëdhjetë breza,çaka na jep të kuptojmë që edhe sot e gjithë ditën disa familje me fanatizmin më të madh e ruajnë traditën dhe gjuhen e të pareve të tyre. Lufta e Dytë botërore është dhe mbetet njëra ndër plagët më të thella asimiluese që iu imponua dhunshëm popullit shqiptarë të kësaj treve. Ardhja e komunizmit në fuqi dhe preferenca e dhunshme e bashkim-vëllazërimit i ka kushtuar shumë popullit shumicë shqiptare në Tregovishtë. Pas marshimit sllavo-komunist ne ketë trevë,dhe vendosjes së regjimit totalitar,shqiptaret të cilët nuk e kuptonin gjuhen e “partizaneve”detyrimisht u larguan nga Prefektura e dikurshme shqiptare për t’i lëshuar rrugë fantazmës komuniste e cila edhe e gëlltiti qëndresën shqiptare për një Shqipëri etnike. Udhëheqësit e politikës gjithëshqiptare të asaj kohe u vunë para tytave të pushkatimit. Të dhjete shkollat shqipe u mbyllën dhe mësuesit e tyre u përndjekjen nga puna. Vendin e mësuesve shqiptar do ta zënë mësuesit serb-malazez, emisarët e sllavo-komunizmit. Më mbylljen e shkollave shqipe si në Dacaj, ku mësues ishte Spiro Rexha nga Vlora mbyllët shkolla kombëtare,e fatin e mësues Spiros do ta pësojnë edhe mësuesit shqiptar të asaj kohe, si Soklo Bërdynaj, mësues në Rozhajë, Kristo Rexhaj mësues ne Bishevë, Rasim Bujupi në Ballotiq,e dhjetëra mësues në Tutin e Ribariq të cilët dhunshëm do të largohen dhe shkollat e nxënësit e tyre do të mbeteshin nën mëshirën e zotit i cili nuk qe aq mëshirues ndaj tyre pasi që ata më vonë do t’i nënshtrohen një edukimi të dhunshëm që do të pasonte më vonë. Ish nënprefektura e Pejës, Rozhaja, nga një qytezë shqiptare brenda pak vitesh dhunshëm do ta ndryshoj fytyrën e vet kombëtare. Në administratë futet gjuha serbe se bashku me administratoret, që asaj nuk mund t’i thuhej ndryshe vetëm administruat e dhunshme. Shumë qytetar të Malësisë së Rozhajës dhe rrethinës për të komunikuar me zyrtaret komunal merrnin me behte përkthyesit, pasi që thjesht ata nuk njihnin gjuhen e pushtetarëve komunist. Shumë procese gjyqësore të cilat janë zhvilluar kundër shqiptareve janë të zhvilluara në mes palëve me ndihmën e përkthyesit. Arsimimi i popullatës,edhe ashtu i dobët gjatë viteve të pasluftës pothuaj së u paralizua tërësisht. Mësuesit serbo-malazez program të vetmin kishin asimilimin dhe se gjuha me te cilin ata kanë folur nëpër shkolla me nxënësit e tyre ka qenë dhuna dhe imponimi i gjuhës serbe. Edhe sot e kësaj dite ish nxënësit e shkollave serbe përmendin dhunën dhe sjelljen e mësuesve serb ndaj nxënësve të tyre. Të shumta janë direktivat komuniste të cilat u ngarkohen mësuesve për zbatim konsekuent të programit asimilues në këto treva. Në librin e hospitimeve gjejmë 37 pikat e inspektorit Beranas që i epen mësues Rajkos për aplikim e njëra nder to është edhe urdhri që mësuesi dhe aktivi i partisë komuniste duhet ta aplikoj,”ndalimi i përdorimit të gjuhës shqipe edhe në shtëpi”, pasiqë mësuesi absolutisht nuk kupton gjuhen e nxënësve. Shumë rrëqethëse dhe tronditëse janë rrëfimet e baballarëve tanë rreth”shkollimit”në gjuhen serbe në ketë treve. Me mbylljen e shkollave shqipe mbyllet kaptina e lulëzimit të gjuhës shqipe në këto troje. Me ikjen e mësuesve shqiptar ikin edhe ëndrrat e shqiptareve të këtushëm për një edukim dhe emancipim në gjuhen amtare. Kjo errësire e edukimit do të zgjas dy dekada në Dacaj, e në të gjitha fshatrat shqiptare ajo është e pranishme edhe sot. Andaj lexuesi nuk e ka vështire ta dij pse shqiptarët e Rozhajës, Tutinit, Peshterit, Pazarit të Ri, Sjenicës sot na flasin me gjuhë të huaj. Është vështirë zotëri sepse gjuha nuk mund të ruhet aty ku nuk flitet tash gjashtëdhjetë vite. Edhe sot kemi kërkesa nga nxënësit dhe prindërit e tyre që te hapen shkollat shqipe në ato pak fshatra ku ndihet i gjallë impulsi i lodhur i gjuhës amtare,por një numër simbolik. Kjo diagnozë donë një kurim të shpejt në mënyrë që Abetarja shqipe të hapet prapë e shkronjat e saj të ngjallin e impulsojnë gjuhën e cila dita ditës e më pak po flitet nga ata të cilët të paret e tyre nuk kanë ditë tjetër gjuhë pos gjuhës shqipe. Por ministrit e arsimit thirrjet e tyre nuk i dëgjojnë ashtu sikur nuk i kanë dëgjuar tash e gjashtëdhjetë vite më parë.

Ali Daci : Gjendja në Rozhajë me rrethinë para e pas demonstratave të vitit 1968, Konfrenca shkencore , Demostratat e viti 1968, Prishtinë 24-25 nëntor 2008.

Kthehu mbrapa

Shto koment