Promovohet libri “Nëpër vlime shqiptare” i Izmi Zekës

22.11.2012 (komentet: 0)

Në kuadër të 100-vjetorit të pavarësisë së shtetit shqiptar dhe në organizim të Ars Klubit “Beqir Musliu”, në Gjilan është promovuar libri “Nëpër vlime shqiptare”, i autorit Izmi Zeka, ku, që përmbledhë ngjarjet më të rëndësishme të këtij shekulli, nga periudha e Rilindësve e deri te Epojeja e Jasharajve.



Për këtë libër të zhanrit artistik e historiografik, siç e ka quajtur studiuesi Tahir Arifi, kanë folur recentët Hyseni Matoshi e Memli Krasniqi, si dhe Nexhat Rexha, në emër të Ars Clubit.

“Nëpër vlime shqiptare”, që është libri i tertë i Izmi Zekës, u quajt album i lëvizjes sonë për liri, që nga Rilindja Kombëtare e deri në ditët e sotme, libër mbi figurat më emblematike të historisë sonë, figura këto që përcaktuan dhe zhvilluan ngjarjet historike, libër mbi luftën dhe zhvillimet politike, mbi konceptet ideologjike e lëvizjen atdhetare, libër për nyjat që përcaktuan fatin e kombit. 

“Nëpër vlime shqiptare” është libër që bashkon gjeneratat e ngjarjet. Autori e nënvizon faktin se shqiptarët u desh të ngrihen disa herë në këmbë gjatë historisë për të drejtat e tyre.

Autori Izmi Zeka ka thënë se libri i kushtohet 100-vjetorit të pavarësisë së shtetit shqiptar, po edhe 30-vjetorit të vrasjes së xhaxhait të tij, Kadri Zekës dhe bashkëveprimtarëve të tij, Jusuf e Bardhosh Gërvalla.

“Do të dëshiroja që këto dy data, në një shekull të ikur, ta sendërtojnë ëndrrën tonë për bashkimin e kombit, sepse kjo ishte jo vetëm dëshirë, por edhe synim e gjakim i atyre që u flijuan në këtë rrugëtim një shekullor. 

Impresione për librin e Zekës kanë shprehur edhe  Mustafë Bajrami, Arbëresh Dalipi dhe të tjerë.   /2lonline/

Kthehu mbrapa

Shto koment