Prita në Bistricë (II)

02.10.2013 (komentet: 0)

Hasan Ribniku –polic Italian

Me mbërritjen në Partesh, Hasan Ribniku shfrytëzoi tanë gjetuninë e vet për t’u ba lajka Italianëve dhe policisë së tyne. Hasani iu prezentue organeve italiane si njeri që vjet me rradhë ka vuejtë për shkak të simpative të veta ndaj Italisë dhe dëshirës së tij për t’ardhë në kët teritor.

 

Jovan Bullajiq:

Rilindja, E merkure, 10-VI-1965

 

                                 II

Mbasi Italianëve u ishin te mirseardhuna shërbimet e njerzëve të këtillë, Hasani fitoi shum shpejt besimin e tyne te pakufishëm.

Mbas nji qëndrimi të shkurtë në këtë vend, Hasani u emnue prej pushtetit okupues Italian si polic në komunën e Parteshit. I gatshëm me bashkëpunue me të gjith e me çdo kend pa marrë parasysh a ashtë kjo në interesin e popullit të vet të përvujtun. Hasani përjetoi nën pushtetin Italian momentet e veta ma të lumtuna, sepse italianët kishin besim të pakufishëm, e banditi i kalibrit të tij dinte me e shfrytëzue këtë.

Hasani mbeti në detyrën e vet në Partesh gjatë tanë kohës së luftës, deri në shtatorin e vjetit 1944.

Tanë kët kohë e kaloi në veprimtari anmiqsore kundër lëvizjes nacional - çlirimtare. Hasani muer pjesë aktivisht në zbulimin dhe likuidimin e komunistëve e të patriotëve të kësaj ane.                                                                     

I vetëdijshëm për simpatitë e besimin që gëzonte te organet italiane, Hasani shfrytezoi rasën dhe organizoi nji bandë tmeruese në tanë at anë.

Plaçkitjet, dhunimet dhe rrahjet nuk qenë gja e rrallë në këtë krahinë. Nën udhëheqjen dhe mbrojtjen e Hasan Ribnikut, kjo bandë bani aso mizorish për të  cilat asht vështirë me shkrue. Plaçkitshin krejt çka mundshin me shti në dorë,por gjaja ma e kërkueme ishin derrat e majmun, që  banda i qonte mandej natën në teritorin nën okupimin bullgar dhe i shitte me çmime më të nalta.

Veprat e tjera të këqija ishin pjesë argëtimi e kësaj bande te çfrenueme ,së cilës askush nuk mundte me i ba gja.

  Gjaku rrodhi rrëke

Në periodën e parë të luftës, megjithëse me trup e shpirt trathtar, Hasani nuk i përgjaku duert dhe u përpoq që këtë tua lajë tjerëve, e vet të kënaqet me plaçkitje dhe kënaqsi tjera.

Mirëpo, me kohë, nën mbrojtjen e Italianëve ai u tërbue  aq shum saqë prej dorës së tij gjaku rrodhi rrëke.

Hasan Ribniku filloi të ndërrohet në vrasës të përbetuem, që krimet e veta i bante pa kurrfar mëshire. Ai muer aq guxim, saqë me bandën e vet të hyjë natën në katundin e vet Ribnik dhe të bajë masakrime të mëdha ndër popullsinë sërbe.

Vetem në periodën deri në vjetin 1942  banda e Hasanit  me këto kërdi nate likuidoi 15 bujq të pafajshëm sërb. Këto mizori Hasani i arsyetonte se gjoja bullgarët , në bashkpunim me Sërbet, po bajnë krime neper shtëpijat e shqiptarëve. Me nji fjalë banditi i pa skrrupulla i rrugëve  n’uniformë të policit , nuk u kufizue n’asgja.

Ismeti qoi kryet  i lodhun. Në raport gjindej mbas  saj lista e dytë  e viktimave të Hasanit , nën të cilën , përveq bujqëve  të pafajshem, kishte edhe emna grash e fëmijesh  sepse Hasani nuk qe aspak sentimental ndaj krimeve të veta.

Mbi tryezë u ndëgjue zilja e telefonit, tingllima e të cilit jehoi në mënure të pakandshme  në dhomën e qetë. Mirku e Shabani, si me komandë u gjinden menjiherë ne kambë, ashtu  të përgjumshëm.

Ismeti qoi ndëgjuesen:

-Po shok shef, un jam!...Po ju ndëgjoj !... Shabani dhe Mirku u shndërruen në veshë te erruem. Ismeti ndëgjoi  tue heshtë. Mandej muer lapsin  dhe filloi të shkruej me të shpejtë instrukcionet e dhanuna nëpër mjet të telefonit.

-Kuptova, të gjitha do të bahen si that. Lamtumirë! –tha me buzëqeshje dhe e lëshoi ndëgjuesen në vendit e vet.

Shefi ishte shok i tij qysh prej ditëve të  shkollës dhe  i vinte mirë kur e thirrte.

Ismeti i dha shenjë Shabanit që të përgatitet e ky kuptoi këtë  menjhër. Mirku këceu me gëzim deri te tryeza, lëshoi dorën mbi telefon.

-          Domethan u lajmue – tha gati tue belbëzue prej gëzimit.

-          U lajmue ,- tha Ismeti, - le të shpresojm se prej kësaj do të dali diçka.

Shabani u vesh me të shpejtë dhe mbas u pak u përshëndet me shokët e gati vrapoi.

Ishte fjala për lidhjen me të cilën nji kohë të gjatë ishte nderpre çdo kontakt. Nji prej shokëve i kishte ra ne gjurmë bandës. Raportet mbërrijtën rregullisht deri para njizet ditesh, e atëherë papritmas u ndërpren. Lidhja nuk paraqitej ma në vendin e caktuem, e as që  mrrinte ndonji lajm. Të gjithë besojshin se shoku, që i kishte hy në gjurmë bandës, do të jetë vra në ndonji përleshje të paparapame. Mirëpo, lidhja u lajmrue papritmas, çka mund të paraljmrote përfundimin e shpejt të kësaj detyre të mundimshme.

Do me thanë, nuk e paskan vra, - tha mjeku me lehtësim, - qenka gjallë?...

Ismetit thuase i ngjante diçka e tmerrshme dhe tash ngadal qetësohej.

Po, duket se qenka gjallë, ndoshta edhe na do të kemi ndonjiherë pak fat me këtë bandit. Sytë i shëndritën fuqishëm, hodhi edhe njëher nji shikim të shpejt mbi listën e gjatë të viktimave të Hasanit, e mandej lëshoi letrën e zverdhur dhe filloi të lexoj raportin tjetër.

Kthimi në katundin Ribnik

Ne shtatorin e vjetit 1944 në pragun e përfundimit të luftës, tue ndie se italianët e patën të vetën e edhe bashkëpinimi me ta, Hasani iku mbrapa në Ribnik, ku e prtëte familja, nga se frigohej për krimet që pat ba.

Mirëpo, Hasani nuk humbi kohë. Menjëherë mbas mbërritjes në Ribnik tuboi bandën e vet de vazhdoi zanatin e vjetër, por tash në mënyrë shumtë ashpër dhe ma paskurpullt.

Tue ndie largimin e shpejt të bullgarëve, banda nuk nuk ngurrej ma prej asgjaje. Ashtë vështirë me përshkrue frigën që mbretnoi në këtë anë  pre j sajë, e cila në tërbimin e vet as që i mëshihte krimet e veta. Për ate që nuk e din situatën në këtë anë, ashtë vështirë me i besue këtij rrëfimi, që ashtë pasqyrim ma besnik i panikut dhe frigës që mbretnoi nën terorin e kësaj bande.

Në luftë kundër partizanëve

Mbsas largimit të bullgarëve prej Ribnikut, Hasani masovizoi bandën e vet dhe shkoi me të në kufi me Preshevën, ku muer pjesë akitivisht në luftimet kundër ushtrisë Nacional Çlirimtare. Kuptohet mbas asajë që bani kundër patriotëve e fuqive përparimtare të kësaj ane, kundër popullit të pafajshëm, i cili nuk  bani kurfar të keqe, Hasani nuk kishte rrugëdalje tjetër përveç se të shkoi ne luftë kundër revulucionit popullor.

Në arrati

Krimineli e banditi dhe anmiku i përbetuem i vllaznimit e bashkimit  të popujve tanë, bashkëpunëtori i okupatorëve bullgarë e Italian, Hasan Ribniku,, i zhytun në gjak, nuk pati rrugdalje tjetër përveç se para ushtrisë popullore, ashtu si edhe shum tradhëtarë jerë, të strehohet në mal. Mbas disa përlesheve me ushtrinë Nacional Çlirimtare, banda e Hasnit mbeti fare e vogel. Në të vërtetë, Hasani mbeti vetëm në disa njerz.

Në perioden e parë mbas çlirimit banda e Hasanit nuk ndërmuer akcione me përpjestime të mëdha. Jetonte tue ik prej ndjekjeve,  e aksionet e sajë kufizoheshin vetëm në sigurimin e ushqimit. Qëllimi kryesor i bandës ishte me evitue çdo përleshje me ushtrinë.

Kuptohet se banditi i tipit të Hasn Ribnikut nuk mundi të qëndroj gjatë i qetë, e edhe vet jeta në arrati e shtynë të mendoj për ditët e ardhshme. Mënyra e tij e çuditshme e organizimit në ato ditë të para të arratisë e ndihmoi shum.

Hasani përgaditej në mënyrë shum të temeltë e studioze për ditët e aksioneve të veta të ardhsahme. I vetëdijshëm për numrin e vogël të anëtarëve të bandës së vet, Hasani kërkoi rrugëdalje në qarkullimin e madh të sajë, çka e ndihmoi shumë për tu ik ndjekjeve të shpeshtueme. Mirëpo, ai e dinte shum mirë se kështu nuk do të mund të qëndroj gjatë. E  dinte se  pa përkrahjen e jatakëve ka me ra shumë shpejt në duert e pushtetit popullor.

Jatakët shpëtojnë Hasanin

Ndërsa shum banda të tjera , tue mos mundë me gjetë përkrahje në popull, ranë njana mbas tjetrës në duert e organeve të pushtetit popullor, ose u dorzuen, ky kriminel i madh krijoi nji rrjetë të fuqishme jatakësh. Ndërsa bandat e tjera, të detyrueme nga uria dhe mundimet, ndërmerrshin aksione të ndryshme të rrezikshme tue humb kokën, Hasani me mjshtri tue u shti frigën në eshna, e tue shfrytëzue miqtë e vet, ngadal por me siguri bani për veti shum jatakë. Hasani e dinte se sa ma rrjetë të madhe e të fuqishme që të ketë, aq ma jetë të gjatë do të siguroj vedit e banditëve të vet. Në saje të kësajë, ai ia mbrrijti të qëndroi vjet me radhë pa ra në duart e drejtsisë. Në nji shërbim të organizuem kaq mirë të jatakëve, Hasni ishte ma i sigurtë. Për çdo aksion ma të madh ose lëvizje të ushtrisë, banda informohej menjiherë. Kush e di sa herë Hasan Ribniku mundi të përvidhet vetëm në saje të jatakëve të vet besnik.

Ismeti qoi kryet i lodhun dhe hodhi nji shikim mbi shokun që tash kotej në këambë i mështetun për mur, por në njifarë pozite të çuditshme , thuese çdo moment do të kërcente për tu nisë në detyrë. Buzëqeshi e mandej shikoi listën e gjatë të jatakëve besnik të Hasanit, të shkruem me shkrim jo të sigurt me shenime të shkurta për secilin jatak veçmas. Në fund të listës dallohej nji emer i shkruem me germa të mëdha . Ismeti  u ndalë në të pak ma gjatë. Shenimet ishin këtu ma precise dhe ma të gjana.

Përgatiti: Ismet Azizi

(Vijon)

 

Kthehu mbrapa

Shto koment