Prita në Bistricë XXI

25.10.2013 (komentet: 0)

UDB-a infiltron në grup edhe dy agjentë, Ragipin dhe Shabanin, të cili bëhen se do t’a kalonte grupin andej kufirit. Në Bistricë bëhet prita. Ne detale ndahen rolet e oficerëve të UDB-ës dhe bashkëpunëtorëve të tyre për intervenim kundër grupit që do të hynte në kurth.

Mustafa Koka.220x327.jpg

Mustafë Koka

 

Jovan Bullajiq:

Rilindja, E marte, 29-VI-1965

 

                                                                 XXI

Musa pranoi. Nuk priti as t’agoi e u nis drejt për Prizren. Ishte i padurim për të lajmërue Ismetin se çdo gja do zhvillohet si duhet dhe për të marrë udhëzime të reja.

 

                                      Musa përsëri në Prizren

Biseda qe e shkurt. Ismeti i spjegoi Musës se Ragipi do të jet njani prej prijsve, që do të shkoj menjiher me të e se prijsi tjetër do të jet Shabani. Ky i fundit duhej të priste menjiher nga ana e tjetër e Bistricës nëpër të cilën duhet të kalojshin. Në qoftë së nuk do të jet e nevojitshme Shabani as që do të vie në kontakt me bandën.

- Shikoni mir, - tha Ismeti, ndërsa gjindeshin të krusun mbi hartën e terenit.

- Kjo asht Bistrica. Ky asht vendi për të cilën duhet ta shtyjshin bandën të kalojn lumin. Menjiher përtej lumit do jen të hapuna hendeqet. Detyra juej asht kjo:

Posa ta kaloni lumin, e banda të dali në  teren të pastërt do të veproni me sa fuqi që keni dhe do kërceni në hendeqe. Në të njajtën koh, njani prej jush do të zbrazi nji fishek prej ndonji arme. Kjo do jet shenj prej neve. Të gjith tjerat jan detyr e jona. Asht e randsishme që të mbeteni në hendeqe deri sa na të kryejm punën.

Musa pushoi edhe pak, e mandej bashk me Ragipin, u nisën në drejtim të malit të Kabashit.

 

                                        Kufini asht afër

Ragipi e Musa të ngarkuem me mjaft ushqim të fresket, i afroheshin ngadal vendit, me të cilin ishin vendosun banda. Kur u afruem pak ma shum Musa e dinte se Hasani po i përcjell me durbi. I a tha këtë Ragipit që edhe ai ta ket parasysh.

Hasani iu dul përpara. Ky asht ai njeriu prej Zhuri, tha Musa tu e  prezantue Ragipin.

Hasani e shikoi në mënyr të dyshimt  e mandej ia zgjati dorën në shenjë përshëndetjeje.

- Çka ka me veti prej armëve ?- pyeti Hasani tue shiku drejt në sy.

- Revole, - u përgjigj Ragipi me gjakftohtësi.

- Çka të duhet revolja? - vazhdoi me pyet Hasani. Ragipi e shikoi me mërzi.

- Po, ndoshta duhet, kufi asht ai?

Iu afruen të tjerëve e Ragipi përpiqej të jet i përzemërt dhe i gjall në bised. U përshëndetën me të gjithë. I pyeti se si kan udhtue dhe për të gjitha tjetrat. Me nji fjal u tregue shum i gjall dhe i afërt.

Athërer filloi biseda se për ka asht ma mir me kalue.

- Un e njoh këtu çdo gur - tha Hasani.

Nuk dëshironte të mendohet se i ka lëshue në mëshirën e prisve.

Mbas kësaj ata hangrën darkë. Objekt i mendjes së të gjihë të pranishmëve ishte mysafiri i ri. Friga dhe dyshimi jetonte në secilin  prej tyne. E lijshin jetën e vet në duart e njerzve të panjohur e rrugdalje tjetër nuk kishte.

Ragipi dukej serioz dhe i thelluem me mendime.

- Çka asht, Ragip apo frigohesh? - e pyeti Musa tue ba shaka.

- Nuk asht let me kalue kufinin - iu përgjegj Ragipi i thelluem ne mendime. Tue përpjek ti lërë përshtypje sa më të mir të banditët.

- Terenin e njeh mir, nuk ke çka frigohesh. Tek e fundit ti do të na prijsh vetëm deri te centrali e mandej udhëheq Shabani e ai ësht i sigurt. Nuk është kjo për të hera e par - tha Musa.

Optimizmi i Musës dhe afërsia e kufinit sollën nifar gjallnie në mesin e këtyne njerzvve. Qysh gjatë kësaj na shpejtuem hapat të ishim të sigurt në afërsi të kufinit.

                                                                                   -vijon-

Kthehu mbrapa

Shto koment