PRITA NË BISTRICË (XX)

24.10.2013 (komentet: 0)

Vazhdon rruga e mundimshme e grupit. Hsani vazhdimisht dyshon në Musën sikur që ishte i sigurt se ai ishte njeri i UDB-ës. Në malin e Kabashit u ndalën për të pushuar kurse Musa shkoi te një mik i tij për ushqim. Musa u tha atyre se i duhej të shkonte në Prizren. Dyshimi i rrit se ai shkonte të takohej me oficerët e UDB-ës.

Mustafa Koka.220x327.jpg

Mustafë Koka

 

Jovan Bullajiq:

Rilindja, E hëne, 28-VI-1965

                                                               XX

 

                           Nata e dytë e udhëtimit

Udhtimi ishte gjithnji e ma i mundimshëm. Pranija e grave e bante edhe ma t’vshështir. Përparojshin shum ngadalë.

Dikur kah mesnata u gjindën dy kazemat afër Ferizajit. U deshtë të pushojnë për shkak të grave. Hasani ia bani kët n’at moment pa dëshirën e tij, por nuk kishte kah tia mbante. Veqenarisht gruaja e mësuesit menxi ecte.

Ndërsa tjerët pushojshin Hasani nuk mundtte me u qetsue. I nevrikosun ecte posht e nalt . Kontrollonte terenin tue u frigue se mos i befason ndokush. Musa nuk frigohej kurgjo ma pak, sepse mendonte se mos has në një ndonjë patrollë të rastit që do tua shkatrronte tër planin.

-Kështu ti udhëheq, - i tha Hasani Musës. - Shikom mir nqofse bane ndonji gja të parapame, dije se je në nishan.

Musa u que në këmbë dhe u nis në heshtje përpara. Hasani u urdhënoi tjerëve që ta përcjellin e vet veproj mbas musës tue e përcjell këmba këmbës me automat të gatshëm në dorë.

Lanë anash katundet Drenlakë, Mallopolc dhe Jezerc, e mandej iu kapën malit Devetak.

Mësuesi me gruan e vet mbetej ghitnji e ma mbrapa. Disa her u desht të kthehen për nji pjes të rrugës për te mund me i gjet. Sa ma larg shkojshin Hasani bahej gjithnji e ma nervoz dhe ma i pa durueshëm.

Mbas kësaj rruge qoft nëpër pyll. Dikur kah agimi mbrritën në katundin Vraniq. Vet vendi me të cilin gjindeshin quhej “Gradinë”. Katundi shihej mir. Shtëpia e Musës nuk ishte larg  por nuk mundeshin me shkue ma tutje se sielli vetëm që nuk kish dal. Hasani vendosi që këtu ta kaloi  ditën sepse vendi ishte shum i përshtatshëm. U shpërndanë shpejt nëpër barin e lagësht. Kaloi mjaft koh deri sa mbërriti mësuesi me gruan.

-Në cilën anë prej këti gjindet Shqipnia ?-e pyeti mësuesi Musën.

Musa tregoi me dorë në drejtim të Shqipnis . Iu përgjigj Musa.

Fytyra e mësuesit thuese u ngjall pak. Heshtte, por në fytyrën e tij dukej friga prej pasiguris, kur hodhi shikim shqetsues mbi gruen që ishte mbështet tue dënes prej ni drue.

Mandej u muren vesh që Musa të shkonte në shtëpinë e një miku të vet për ushqim, sepse rezervat zhdukeshin shpejt. Nuk dihej çka mund të ngjante.

- Bjerë edhe dardha. Nëqoftse gjen! – i tha me gjysmë za gruaja e Agushit.

Musa shkoi e Hasani e përcuell me dyrbi deri sa hyni në shtëp.

Në qetsin e mëngjesit njiher u ndigjue e nji kamioni. Hasnani u dridh. Kërceu menjiher në këmbë sepse mendoi se vinte ushtria. U tërhoqën me të shpejt ma fell në pyll. Hasani e fiku me mjeshtri zjarrin e vogël që posa kishte fillue të ndizej.

Musa u kthye shpejt. Suell ushqimin e meshkujve u dha cigare. Të gjith filluan me i ngran sepse rruga kishte nxjerr pa mëshir prej njerzëve edhe pjesën e fundit  të fuqisë.

Hasani organizoi që roja të mbahej në rend e mandej u  shtri në të kotët. Bani gjum aspak të qet. Çdo moment tronditej e dora i zgjatej kah armët. Musa ishte shtri pak ma larg Hasanit. Mendonte ditën e nesërme. At ditë duhej të takohej me Ismetin, të merrte instrukcionet e fundit dhe të mirrej vesh me prijsit që bandën duhej ta qojshin ne “Shqipni”.

Frigohej se mos gjanat nuk do të zhvilloheshin si duhet e mos Ismeti dyshon në të. Mendonte për vëllaun që ende gjindej në burgun e Prizrenit. Mendonte që, nqoftë se  ndodh ndonji gja të përpiqet të paktën me likuidue njanin prej banditëve e të gjith të tjerët le ta vrasin atë. Mendonte se ky do ishte argument i mjaftueshëm për Ismetin e për shokët e tij  se nuk ka tradhtue e mandej do t’ia lirojn vëllaun e tij.

Ma tutje nuk mund të shkohej,derisa të mos bahej biseda me prijsit në Prizren. Këtu duhej me kalue natën. Hasani ishte shum i kujdeshëm. Frigohej se mos ndonji patrull e rëndsishme do ta befasonte.

- Do na qosh deri në atë malin tjetër - tha Hasani, ku errësina qe lshue plotsisht.

Kolona e vogël u ngritë përsëri dhe u drejtue kah mali i Kabashit. Rënditja ishte e njajt.

Musa tue udhëheq kolonën, koh mbas kohe e ndjente frigën e automatit, që e prektte shpinën e tij. Dukej se kjo ndodhte  rastësisht sepse Hasani ecte menjiher mbas tij. Mirpo, Hasani dëshironte me e frigue sa ma shum Musën në mënyr që të mos i bindte ndërmend që ndoshta të ndërroj mendjen dhe ta baj ndonji hap të pamenduem.

 

                          Në malin e Kabashit

- Nesër herët në mëngjes un duhet të shkoj në Prizren për t’u takue me njerzit e mi.

Hasani e shikoi me mosbesim. Të gjith u tubuen rreth tij. Atmosfera ishte e acarueme . Askush nuk kishte dëshir që në kët moment Musa ti linte vetëm. Ishin plot dyshim, të pa aftë me besue ndonji gja dhe në ndokënd.

- Ku do ti gjejsh? - pyeti Hasani. Shikimi i tij ishte depërtues prej syve thuese dalshin shkëndija. - Nesër asht e mërkur dit pazari prandaj jemi marrë vesh të gjindemi në treg.

Për të qenë sa ma bindës, Musa u  kthye kah tjerët, kështu që për nji moment Hasanit ia ktheu shpinën. Hasani iu afrue shpejt dhe prej xhepit të mbramë ia nxuerr vrap kuletën.

Musa u ndal si i shtangun. Për nji moment nuk dinte çka po ngjet. Së pari mendoi se gjdo gja do marri fund e mandej se për çka asht fjala u përgatit të përgjegjët qoftë se i bahet ndonji pyetje.

Hasani kërkoi gjat nëpër kulet. Në të gjindej vetëm leja e njohtimit. E muer ne duer dhe e shfletoi, e shikoi gjatë. Mbas kësaj iu afrue Musës në fytyrë. Sytë i ishin të përgjakshëm. Tjeret përcillshin çdo lëvizje të Musës.

- Qka asht kjo? - pyeti Hasani reptë.

Në nji kand t’anës së mbrendshme të lëvizjes të lejës së njohtimit gjindej nji numër i shkruem me laps të zi.

- Qfar numri asht ky? - insistoi Hasani.

- Nuk e di, iu përgjegj Musa me gjakftohtësi. - Sigurisht do të kenë shkrue ndonji gja që ma kanë dhanë .

 

Gjakftohtësia e Musës thuese e qetësoi shumë Hasanin.

Numri i shkruem në lejën e njohtimit ishte me të vërtet nr i shtëpis së bandës së Ismetit që i shërbente Musës për të mos shkue në sekretariatin e punëve të brendshme .

Do të vij edhe un me ty në Prizren – tha mësuesi papritmas .

Qetsi e mundimshme .

Në të vërtët kjo ishte kurth. Të gjith pritshin se Musa do të kundërshtoj në qoftë se do të kishte qëllime të këqija. E ndiente se të gjitha shikimet jan drejtue kah ai. Gjujt thue se e tradhtojshin. Krejt kjo zgjati shum për vjetët e nervat e tij.

- Munesh me ardh edhe ti me mua në qoftë se dëshiron, tha Musa i sigurt në vedi. Në zanin e tij nuk ndihej as ni pik luhatje.

Natyrisht, Hasani nuk u pajtue me të. Kërkoi prej Musës që prijsit të mos i prisnin në vendin e caktuem por Musa ta sjelli këtu të paktën njanin që ta shohin e të bisedojn me të.                                                     

                                                                          -vijon-

Kthehu mbrapa

Shto koment