PRITA NË BISTRICË (XVII)

21.10.2013 (komentet: 0)

Fillon procesi i kurthës. Njerëzit e UDB-ës, Musa dhe Hamza, i bindin Hasanin, Agushin dhe mësuesin se çdo gjë ishte në rregull. Me 5 tetor 1951 grupit iu bashkohen edhe gratë. Rruga për në kufi të Shqipërisë fillon në Livoq, nga shtëpia e Hamzës, njeriut të UDB-ës. Nga ky moment lëvizjet e grupit vihen nën kontroll të UDB-ës.

Mustafa Koka.220x327.jpg

Mustafë Koka

 

Jovan Bullajiq:

Rilindja, E premte, 25-VI-1965

 

                                                              XVII

Gjatë tanë kësaj bisede, Agush Et’hemi që pat ik prej burgut, dhe mësuesi Mustafë nuk folën as një fjalë. Përcjellshin çdo lëvizje të njeriut në duert e të cilit duhet të vejshin jetën e vet tue i besue që ti kaloj për tej kufinit. Përcjellshin çdo lëvizje sado të vogël në fytyrën e tij dhe përpiqeshin të zbulonin ndonji gja që eventualisht do ishte e dyshimt.

- A jan të sigurt ata njerëz tu, mos do ngjasi ndoni mashtrim? – tha Hasani – njerzit jan të sigurt. Njani asht prej Vërbice e tjetri prej Zhuri tek e fundit, nuk asht kjo hera e par për kta. Mendoj se nga kjo an mund të jen të sigurtë – tha Musa i qetë dhe i buzqeshun nga pak ironike, që do të thot -çka kini, po ju nuk frigoheni?

Nata ishte e kthjellët. Rrezët e hanës bajshin të mundshme që bashkfolsit të shohin fytyrën e njani tjetrin si në mes të ditës. Gjatë  bisedës, Hasani i afrohej shpesh ftyrës së Musës tue e shikue drejt në sy, se mos zbulon ndonji gja që ky e sheh.

Musa i bani ball të gjitha këtyne. Ishte i vetdijshëm se gabimi ma i vogël mund të sjell vdekjen, e n’anën tjetër mendonnte vazhdimisht për vëllan në burg.

Hasani thua se ishte i kënaqun me bisedën e zhvillueme. I dukej se mund ti besoj këti njeri në moshë.

- Sa kërkon për kët shërbim?

- Un do ta baj këtë për hatër të Hamzës – u përgjegj Musa – por atyne dyve që do ti qojnë prej Prizrenit deri përtej kufirit duhej të paguejsh mbi 20 mij dinar.

- Sikur tishte i ri nuk kisha me ta besue por tue marr parasysh vjetët tua po të besoj, - foli tash mësuesi që deri n’at moment heshti, tue përcjellën çdo lëvizje të Musës.

Hasani iu afrue edhe njiher në fytyr.

- Më thuej kah mendon me na que, nëpër mal apo nëpër rrafsh?

Musa shikoi rrept, sepse kët pytje konsideronte të tepërt dhe iu përgjigj i sigurt në vedi.

- S’do mend se malet jan ma të sigurta, por un nuk do t’ju qoj deri në Ferizaj sepse at an nuk e njoh mir. Prej Ferizajit marr mbi vedi tan përgjithsin. Musa ishte i vendosun me gjakftoht dhe për këtë i imponohej bandës. Mbeti puna vetëm të mirren vesh për ditën e nisjes.

Takimi zgjati mjaft, por Musa e dinte se banditët e zhagitshin bisedën për ta njoht sa ma mir.

Mbasi po marrim me vedi gratë, spjegoi mësuesi, - epo presim që t’u qepen pantollonat për rrug asht mas miri të mos nisemi deri të shtunën.

Hasani u pajtue më këtë propozim.

- Mirë, atëher të shtunën tha dhe i zgjati dorën Musës . – Do të vish të shtunën te Hamza dhe ai do të sjelli në mal në vendin ku do takohem.

Edhe të tjerët u përshëndetën më Musën e mandej u zhdukën shpejt, tue u frigue se mos i befason ndo kush, sepse për të vërtetue Musën duhej të rrinin ma gjat se sa e kishin planifikue.

Hamza e qoi Musën në shtëpin e vet, ku ky kaloi edhe at natë. Në mëngjes u que herët dhe pa u kthy në shtëpi, shkoi drejt në Prizren. Dëshironte të mbërrij sa ma parë te Ismeti për ti tregue se puna muer të mbarën.

 

                               Musa përsëri në Prizren

Ismeti ndëgjoi me kujdes rrefimin e Musës. Deshti të kërcej prej gëzimit. Kur muer vesh se nuk po përgatitet vetëm ikja e mësuesit por edhe tanë bandës.

Kjo do të thonte se në fund prapseprap, do të takohet me Hasanin. E pritke këtë moment pa durim. Shikonte Musën se sa me zjarr e dëshir përpiqej me tregue në mënyrë bindse biseden e vet me banditët. Deshiroji një moment me i tregue se do t’ia liroj vllaun. I besonte këtij bujku , por edhe frigohej. E dinte vetëm një gja – se kësaj rradhe nuk guxon të gaboj.

Frigohej prej çdo ideje se Hasani dhe njerzit e tij do të mund ti ikshin kësaj rradhe dënimit të merituem dhe të kalojnë në Shqipni.

Kjo nuk mund të ngjaj kurrsesi. I levizshin buzet, thue se flitte me vetveten.

- Do me thanë, te shtunën asht nisja ?...

- Po, -tha Musa. – më presin të shtunën. Do tishin nis ma parë, por nuk munden për shkak të grave.

Ismeti u que shpejt dhe muer ndëgjojsen e telefonit kërkoi që tja japin lidhjen me shefin e Prishtinës. Lidhja u vendos shpejt dhe ai i kumtoi për çka asht fjala.

-          Po vij menjiher atje, - u ndëgjua zani i shefit nëpërmjet telefonit.

 

                  Plani i akcionit

Shefi prej Prishtine mbërriti shpejt bashk me nji oficer t’UDB-ës. Në mbledhje – përveç Ismetit e Musës muerën pjesë Shabani dhe Mirku .

Plani u përcaktue me detale. Musa e aprovoi me knaqësi. I pëlqeu plani megjithse e dinte me qfar rreziku ballafaqohej. Ishte ai plak plot zemër luftar me përvoj e i shkathët që ishte i gatshëm mej ba ball bandës dhe ta sjell drejt ne kurthën e përgatitun me mjeshtri.

Musa muer instrukcione të përpikta se çka duhet me ba. Në ndamje, shefi ia shtrengoi dorën përzemërsisht dhe i dëshiroi të kryej me fat detyrën e besueme.

Biseduen edhe nji koh të gjat për detalet e këti akcion, e mandej shefi dhe oficeri që e shoqnoi u përshëndetën me të pranishmit dhe u larguen.

Tre të ri mbetën përsëri vetëm. Ismeti iu spegoi se çka duhet te baj se cili gjat këtyne përgatitjeve, e mandej u shpërndanë për të pushue pak e për tu përgatit.

 

                    Pesë tetori 1951

Musa eci shumë kamb, sepse deri në Ferizaj nuk kishte mjet transportimi. Gjatë rrugës mendonte për detyrën e vet. E dinte se ka pun me bandën shum të rrëzikshme. Nevojitej që me qenë shum i kujdeshëm sepse banditët deri diku i besojshin, përcjellshin me kujdes çdo lëvizje të tij.

Në Ferizaj hypi n’autobus dhe shkoi deri afër katundit Livoq. Priti që të errësohet e vetëm mbas kësaj u drejtue nga shtëpia e Hamzës.

I zoti i shtëpis e pritte pa durim.

- Gjdo gja asht nrregull tha Musa tue përshëndetë me të zotin e shtëpisë.

- Njerzit e mij jan të gatshëm.

Mbasi i lodhun prej rruge, Musa hongër darkë dhe ra menjiher me fjet. Gjat kësaj kohe Hamza shkoi për të sjell Hasanin dhe njerzit e tij.

 

                    Para nisjes

Gjdo gja ishte e gatshme. Sylë Arifi suell prej Gilanit pantollonat. Gratë gjindeshin aty. Ishte sigurue ushqimi dhe të gjitha tjerat për rrugën e gjatë. Takimi i fundit u mbajt në vendin e quajtuar “Gumnishtë “.

Për Sylë Arifin ky që sigurisht, moment ma i pikllueshëm. I duhej me u nda prej eprorit të dashtun i cili sepse ishte prapa që ai të mbetet dhe më tutje Jugosllavi.

Syla thirri Hasanin që të kremtojn ndamjen në shtëpin e tij, por Hasani e refuzoi kët me insistimin e mësuesit. Menjiher mbas kësaj mbërriti Hamza, dhe Hasani urdhnoi që të niset.

 

                 Nata plot shqetësime e Musës

Musa kaloi nji natë plot shqetësime. Dëshironte të pushoj, por nervat i i shin të shqetësuara. Nuk frigohej, sepse për kah natyra nuk ishte qyqan. Dëshironte që prej kësaj kacafytje me Hasani Ribnikun të dali fitimtar.

Në mëngjes, kur Hamza u kthye, ai gjindej në këmbë ky i spjegoi se të gjitha jan rregullue dhe se do të nisen po sa të bie terri.

                                                                                       -Vijon-

Kthehu mbrapa

Shto koment