PRITA NË BISTRICË (XVI)

20.10.2013 (komentet: 0)

Agush Hetemi, i dënuar me vdekje, ikë nga burgu i Gjilanit. Musa, sipas udhëzimeve të UBD-ës, infiltrohet në grup dhe ia del të takohet me Hasan Remnikun. Gjatë takimit, Hasani kishte një parandjenjë mosbesimi ndaj Musës, të cilit në fillim nuk i besonte as UDBA. Musa zotohet se do ta qonte grupin në Prizren e nga aty dikush tjetër do t’i kalonte në Shqipëri.

 

 

Mustafa Koka.220x327.jpg

Mustafë Koka

 

Jovan Bullajiq:

Rilindja, E shtune, 24-VI-1965

                                                     XVI

Ismetit i thonte diçka se duhet me i besue fjalës së Musës por ai prapseprap, për hir të sigurisë, tue kalue me xhip pranë arës, në të cilën punonte vllau i Musës, veproi ashtu si ishin marrë vesh me Musën.

 

E thirri vëllaun e Musës dhe e burgosi, pa e dijtë askush.

 

Ismeti ishte i kënaqun. Lamshi filloi të zgjidhet simbas planit dhe mund të besohej se do të zgjidhet deri në fund.

 

 

Megjithëse i dënuem me pushkatim, Agush Et’hemi mbërrijti me ikë prej burgut të Gilanit. Kjo i erdhi për dore, sepse burgu i Gilanit ishte i pasiguruem dhe shum i papërshtatshëm për kriminelë të këtillë.

 

Agushi iku bashkë me pranga. Vetëm kur mbërriti në shtëpinë e nji bashkpuntori të vet, pjestari t’organizatës N.D.SH, ky ia hoqi prangat. Gjatë disa ditëve të para Agushi u mësheh te t’afërmit në katundin e vet, tue u përpjekë me u vu në lidhje me Hasan Ribnikun. Mbas nji kohe shum të shkurtë, kjo i erdhi për dore. Agush Et’hemi me gruen iu bashkue bandës para nisjes së saj për Shqipni.

 

                                     Musa në Livoq t’Epërm

 

 

Musa e mori çashtjen shum seriozisht e çka asht edhe  ma e randsishme, edhe si urgjente. Ishte vështir se nji bujk papërvojë do të mundet me krye me sukses kët lloj detyre, që ishte e vështirë edhe për njerzit me shum pervojë. Musa thuese nuk ishte i vetdishëm për rrezikun, me të cilin ballafaqohej.

 

Dinte vetëm se vllau i tij gjindet në burg, e çka ishte edhe ma e randsishme, kishte dhanë besën. U nis menjiherë në shtëpinë e Hamzës. Katundi i tij ishte mjaft i shkapërderdhun, kështuqë afër shtëpisë së Hamzës gjindeshin vetëm edhe tri ndërtesa. Hamza nuk jetonte mirë me fqinjët e vet, sepse grindeshin shpesh rreth ujit dhe burimit prej të cilit furnizoheshin të katër shtëpijat.

 

Ishte mbasdite, vonë kur mbërrijti në shtëpinë e Hamzës. I zoti i shtëpisë e priti përzemërsisht. U përpoq që t’bante sa ma shum muhabet, e kur muer fund darka dhe këta dy mbetën vetëm, Hamza o pyeti:

 

-          A e sigurove lidhjen për të cilën t’u pata lutë?

-          Po, - iu pergjegj i gatshëm Musa. – Kam gjetë dy njerz të sigurt, që njerzit tu do t’i kalojnë përtej kufinit.

-           

Hamza ishte i kënaqun. Nuk dyshonte se miku i tij edhe kësaj rradhe do t’i ndihmonte por frigohej se mos Musa nuk do të gjejë njerz të përshtatshëm.

 

- Paske ba mirë. Por, unë kam lidhje të drejtpërdrejtë me ta. Mirremi vesh nëpërmjet të nji miku prej Bresalci.

 

- Më thuej vetëm kur duhet,  miku prej kur duhet të vij. - tha Musa, i gatshëm të kthehet në shtepinë e vet e mandej të vijë përsëri.

 

-          Jo – tha Hamza . – Rri në shtëpinë time si me qenë në tanden. Më prit këtu deri sa të kthehem.

 

Musa mbeti me djalin e Hamzës dhe antarët tjerë të shtëpisë, e Hamza menjiherë mbas përshëndetjes së shkurtë u largue prej shtëpije dhe shkoi të takohet me mikun e vet.

                                                 Guri u hodh

 

Ismeti e shokët e tij pritshin pa durim lajme prej Musës. Çka ishte edhe ma e keqe, ata nuk ishin krejtsisht të sigurt se Musa do të mbajë fjalë për premtimin e dhanun.

 

-          Le ta marrë dreqi a do të dijë të mbahet mirë para Hasanit? Disi nuk mundem me pasë besim në të, - tha mjeku.

 

-          Nuk njeh ti katundarin tonë, - buzëqeshi Shabani. – Jam, i bindun se, nëqoftëse nuk e ndërron mendjen, Hasani nuk do t’ia mbërrijë me e habitë. Mendoj se ai do të dijë, me ia dalë në krye.

 

 

Ismeti heshtte. I binte tryezës me laps, tue pritë pa durim momentin  që të takohet sy në sy me banditin e përbetuem.

 

Guri ishte hedhë. Ismeti mbështeti të gjitha fuqitë e vete në nji bujk të thjeshtë, që në kët moment të vështirë dukej se ishte i gatshëm të ndihmojë...Besonte se çdo gja do të zhvillohet si duhet. Hartoi planin në detale, tue shpresue se Musa do t’ia mbërrijë me bindë  bandën se asht në duer të mira e të sigurta, nëqoftëse i besojmë që t’i udhëheqi ai.

 

Biseduem shum për të gjitha mundësitë, që mund të paraqiten por thuese të gjithë besojshin se kësaj radhe qdo gja do të shkojë si duhet. Nuk lëshohej me shpejtësi të madhe dhe ata u shpërndanë ne shtëpijat e veta secili vetëm me nji mendim dhe nji dëshirë – që katundari të ketë suksess.

                                         Musa takohet me Hasanin

 

Tri ditë e tri netë Musa priti me durim Hamzën që kurrsesi nuk vinte. Ma në fund, kur u duk thuese deshti të gezojë mikun tue thanë:

 

-          I gjeta. Do të takohemi me ta këtu në rrethinë, në nji vend të mëshehtë.

 

Me at rasë Hamza zbuloi se në grupin me njerzit e vet gjindet edhe vetë Hasan Ribniku. Musa ndiu gërq të vogel në stomak, kur u përmend emni i banditit, por ai meshehi me mjeshtri frigën momentale dhe vazhdoi i disponuem, bisedën me mikun e vet.

 

Dy ditë ma vonë, në nji vend të vetmuem mbi katund, Hamza dhe Musa pritën të mbërrijnë Hasan Ribniku me njerzit e vet. Hamza përdori parullën – i ra gurit me kundakun e pushkës së vet.

 

Mbas pak kohe u duk Hasani i shoqnuem prej Agushit dhe mësuesit  Mustafë. U përshëndetën në heshtje. Hasani e mati me sy Musën. E shikoi prej të gjitha anëve, tue u përpjekë që t’i shtijë pak frigë, e në të njajtën kohë frigohej prej mashtrimit, megjithse ishte i sigurt në Hamzën.

 

-          A asht ky ai njeri, - pyeti ma në fund Hasani, mbas nji pushimi të gjatë.

-          Po, - iu përgjegj Hamza shkurt. Nuk i pëlqeu mosbesimi që Hasani tregonte ndaj mikut të tij.

-          A je i sigurt se asht ky njeri që nuk do të na tradhëtojë?

-          Musa asht mik i  imi dhe unë garantoj për te.

Hasani u lirue pak e mandej filloi të pyesi Musën :

-          Më thuej, si mendon me na que deri në kufi?

 

Musa u përpoq të jetë sa ma gjakftohtë, megjithse ngapak i dridheshin kambet prej nifarë lodhje të quditshme.

-          Unë do të ju qoj deri mbi Prizren. Atëherë ju dorzoj njerzve të mij, që do të ju kalojnë përtej kufinit.

Gjakeftohsia e Musës impononte. Bisedoi me Hasanin në mënyre të barabart, qka e quditi këtë. Sikur të mos ishte friga prej mashtrimit, ky njeri do t’i pëlqente shum Hasanit. 

Kthehu mbrapa

Shto koment