PRITA NË BISTRICË (XV)

19.10.2013 (komentet: 0)

Në Prizren tre oficer të UBD-ës, bëjnë plane dhe ndërmarrin aksione për të futë në kurth grupin e Hasan Remnikut dhe Mustafë Kokës. Burgosen shumë njerëz me pretekst të mungesës së lejes kufitare në mënyrë që të fshihen gjurmët e spiunëve. Në mes tyre burgoset Musa të cilin, nën kërcënime, UDB-a e detyron të bashkëpunojë dhe të informojë në lidhje me grupin që dëshironte ta kalonte kufirin.

Mustafa Koka.220x327.jpg

Mustafë Koka

 

Jovan Bullajiq:

Rilindja, E premte, 23-VI-1965

 

                                                             XV

I spjegoi se ka ndërmend të kalojë në Shqipni, por se dëshiron të marri me vedi edhe gruen. Detyra e Sylës që të rregullojë që prej  këtij stofi rrobaqepsi të qepi  dy palë pantolona femnash, në mënyrë  që grueja të mund të sjelljet me lehtë  me rasën e kalimit të kufinit..

                                                         Akcioni fillon

Mirkut i erdhi për dore me konstatue shum shpejt kush asht Musa. Por, prapseprap, i duhej me e vërtetue këte në përmjet të Basriut. U ba që Basriu t’ia tregojë, e ky të mos dyshojë asgja.

Tre  oficerët  rrijshin në zyrë dhe bisedojshin gjanë e gjatë për planin e vet.

Duhet  të punojmë  me kujdes, - tha Ismeti me temperament. - Nuk duhet të lejojmë  kurrfarë gabimi. Musën nuk duhet ta lëshojmë prej dore.

Korieri trokiti dhe hyni në zyrë  me nguti. Lajmoni se njeriu për të cilin asht fjala gjindet në Prizren dhe se njerzit tanë po e përcjellin.

Ishte ditë pazari, kur në Prizeren  grumbullohen  shum njerëz  prej rethinës. Korieri njohtoi  gjithashtu  se njeriu me mustaqe  të gjata, nuk  ka leje  kufitare.

-Le ta marri dreqi, - tha Mirku. - Kjo asht rasë  e mirë që ta shti në dorë.

Korieri u largua prej zyrës, e Ismeti filloi me shpejti me parashtrue planin e vet.

- Ju dy do të shkoni menjëherë. Duhet organizue  bastisjen. Të  gjithë  ata  që  nuk kanë  lejen e zonës  kufitare duhet burgosë meniherë. Kur të bahet  kjo, atëherë  do të kemi në burg edhe njeriun  që na nevojitet. Tash për tash  vetëm kaq, e tjerat ma vonë.

Shabani dhe Mirku lëshuen zyrën me të shpejtë, e Ismeti u ul  në karrigë  dhe vazhdoi të caktojë planin  e mëtejshëm për  likuidimin e bandës.

 

                                                 Dita e pazarit në Prizren

Masa e popullit  shtyhej  nëpër rrugën kryesore. Në treg bujqit  ofrojshin mallnat e veta. Çdo gja dukej e qetë, çdo njeri i zanun me punët  e veta. Paraqitja  e grupit të milicëve  dhe  nënpunësve  të  Sigurimit  shtetnor  shkaktoi habi në mesin e njerëzve. Detyra ishte e qartë. Me i burgosë të gjithë ata, që nuk kanë lejen e zonës kufitare, në mënyrë  që ndër ta  të gjindet edhe Musa, për të cilin u ndërmuer kjo.

Puna u krye shum shpejt. Musa as që  mundte me  marrë  ndërmend  se leja e zonës kufitare  ishte arsye ma e vogël e gjetjes së tij në burg. E mundonte nji gja. Përveç  tjerash,  atij iu pat dashtë  të gjejë  njeriun, që eprorët  e tij  do t`i kalojnë  në Shqipni. Nuk ndiente  kurrfarë dyshimi. Mendonte vetëm  se  kësaj  radhe  nuk pat sa duhet  fat.

Vetëm gjatë natës, Musa u nda në mënyrë të pa vume re prej disa të burgosunve tjerë. Të tjerët u liruen menjiherë  mbas burgimit.

E dërguen te Ismeti në zyrë.

Posa  hyni, filloi të kërkoj falje se nuk ka pasë kohë  me marrë lejen. Përmendi nji varg   arsyenash për të mundë me pshtue.

Ismeti e shikoi mirë para se të fillojë  me  marrë në pyetje. Ishte njeri që i përngjante shum pak banditit.. Ismeti shpresonte, sepse besonte se asht fjala për nji bujk  të mashtruem, i cili ndoshta  punon për Hsan Ribnikun vetëm prej frige.

Megjithketë, nevojitej me qen ma i kujdesshëm. Ishte vështirë me i ba me dije se dihet tanë veprimtarija e tij, e mos me sjellë në rrezik  bashkpuntorin tonë, Basriun.

Marrja në pyetje qe e gjatë dhe e mundimshme. Musa mbrohej e mohonte çdo gja. Ismeti  u përpoq  në të gjitha  mënyrët me e bindë se prej Hasanit  nuk ka çka të presi, se ai asht bujk i ndershëm dhe se organeve të sigurimit kjo u asht e njohtun, prandej pikërisht për këtë arsye duhet të heqi dorë prej bashkëpunimit me Hasanin. Për të tregue  vullnetin e tij që t`i  shërbejë popullit, nevojitej me dhanë vetëm disa informata që i dinte. Musa vështirë  dorzohej por diku kah agimi, kur  të dy ishin lodhë, ai vendosi të flasi.

Asht çudi e madhe se si ky njeri ndrushoi papritmas. Pamja e tij ishte tash tjetër. Thuese kishte heqë barrë të madhe prej vendi, Ismeti nuk u mashtrue. Të paktën kështu dukej.

Musa ia filloi rrëfimit të vet disi  rreth e rrotull, por Ismeti e ndëgjonte me shum durim.

Qysh gjatë kohës së Jugosllavisë së vjetër jam njoftë  me Hamzë Sylejmanin, prej nji katundi afër Gilanit. Mbas çlirimit, Hamza mëshehi në shtëpinë time djalin e vet, që gjatë luftës bashkëpunoi me okupatorin.

Pak ma vonë, kur shkova në brigadë, mora me vedi edhe djalin e Hamzës. Kur  mbas  demobilizmit, u kthyen në katund, organet shtetnore nuk e muerën në përgjegjsi  djalin e Hamzës. Për këtë u bamë miq  të mirë.

Kah mbarimi i korrikut  shkova në Gilan dhe ktheva te ai. Mirpo, në shtëpi nuk e gjeta Hamzën, por djalin e tij, i cili më tregoi se mësuesi Mustafa ka vra dy oficerët e UDB-ës  në Ribnik.

Më nji rasë  tjetër, kur ktheva në shtëpinë e tij, Hamza më tregoi  gjithashtu për këto vrasje, e mandej m`u lut dtrejpërdrejt   që të dij, të gjej njerëz që mësuesin dhe miqt e tij  t`i kalojnë në Shqipni.

Hamza më bindi bukur  shum se ata janë njerëz tanë dhe se për ta duhet me ba gjdo gja.

Ia dhash fjalën se do të baj çka do që mundem. Kur erdha në Prizren , shkova te nji mik i im i bindun se nëpërmjet të tij  do të mundem me sigurue  liidhjen me Shqipninë.

Ismeti ishte i bindun se banditët mshihen në shtëpinë e Musës, mirëpo prej kësaj rezultonte se banda gjindet në rrethin e Gilanit. Ismetit i sillej një die nëpër kokë, por nuk kishte mjaft besim në Musën. Duhej  me bindë që të bashkëpunojë dhe te sjelli bandën në Stupicë.

Plani ishte shum i thjeshtë në shikim të parë, por mëshihte në vendi shum rreziqe. Musa mund të mos e mbante premtimine vet, e banda në ndërkohë  do të mundte nëpërmjet të kanaleve tjera, me realizue planet e veta. Kjo e shqetsoi Ismetin. Nofullat i luejtën dhe ai i bani Musës pyetje  t ë drejtëpërdrejtë.

Si mundem me të besue se do të bashkëpunojsh me ne  në mënyrë të ndershme.

Musa e siguroi dhe  i ofroi me ba çka do që kërkon prej tij. Pranoi ta sjelli bandën në vendin ku do t`i caktohet.. Dukej i ndershëm, prandaj Ismeti nisi t`i  besojë, por…

Ti do të kishe mundë me na ndihmue shum. Me këte kishe me heqë prej vendit ë gjitha faljet dhe me qenë i lirë.

Musa mundohej. Nuk dinte si me bindë Ismetin se ka qëllime të ndershme dhe se dëshiron me bashkëpunue.

- Qe - tha papritmas - Sille vllaun tim këtu, në burg e nëqoftëse i baj të gjitha që kërkon, atëherë do ta lirojsh. Nëqoftëse jo, ban me te çka të duesh.

Mbas kësaj, Musa thuese u qetsue. Mendonte se ka gjetë zgjidhje dhe se mbas kësaj  do t`i besojnë. Ishte i sinqertë. Ishte ky bujk i ndershëm që vetëm nën ndikimin e rrethanave, kaloi n`anën kundërshtare.

- Mirë, po pranoj, - tha Ismeti…

Ismeti e dinte se ky burgim,  praktikisht, nuk ka kurrfarë randësije. Mirëpo, mbështetej  në pikëpamjet e Musës  mbi jetën. E dinte se Musa beson se, në rasë se ai trathton, do t`i  ishim  hakmarrë vllaut të tij. U pajtue, me gjithëse, para ligjit, do t`ishte e palejueshme, por e dinte se kjo do të  jetë arsye e madhe që Musa të punojë shpejt dhe në mënyrë të saktë.

Musa pranoi të  bashkëpunojë me ne dhe, tue iu paraqitë bandës edhe ma tutje si mik, ta sjell ate në kurthën që filloi  të lindi në kokën e oficerit  të ri.

Plani ishte shum i thjeshtë. Duhej me lanë  bandën  të bindun se çdo gja po zhvillohet simbas planit të caktuem. Nuk duhej me i dhanë kurrsesi rasë  që të dyshojë në ndonji gja, e mandej duhej me e goditë në momentin kur  shpreson  ma së paku.

Kthehu mbrapa

Shto koment