Prita në Bistricë (XIV)

18.10.2013 (komentet: 0)

Hasanit në fillim nuk i pëlqeu ideja për shkuarje në Shqipëri për të cilën gjë insistonte mësuesi Mustafë. Lidhjet e grupi vazhdojnë me qendrën e NDSh në Shkup. Një nga jatakët e Hasanit ishte serb.

 

Mustafa Koka.220x327.jpg

Mustafë Koka

 

Jovan Bullajiq:

Rilindja, E enjte , 22-VI-1965

Hasani nuk mundtte me kuptue mësuesin. Atij nuk i ishte  kurrsesi e qartë, kur puna e plaçkitjet po lulzojnë, pse duhet t’ikni në Shqipni! Kjo dhe shum gjana tjera tregojnë se Hasani nuk ka pas qëndrim të caktuar politik, por se për te ka qenë kryesore me plaçkit dhe vra. Ishte bandit i lindun, të cilit organizata  N.D.Sh dhe shërbimi informative i Shqipnis i shërbejshin vetëm si mbështetje sepse ishte i vetdijshëm se vështir do të mundet me qëndrue pa përkrahjen e askujt.

Për mësuesin ishte shum vështir mia dalë në krye me Hasanin. Mendonte se mbështetja e tyne e matejshme në këtë anë asht edhe mbarimi i tyne i shpejt. Mbasi vet nuk ishte drejpërdrejt i interesuem për plaçkitje dhe  ndërmarrje tjera të bandës, që nuk hyjshin në kuadrin e detyrës së tij, por të cilën ishte në jugosllavi, përjetonte se kënaqet me sukseset momentale që qonin kah pakujdesia që në kët moment mund të ishte fatale.

Sylë Arfi muer për detyrë që në mënyr ma urgjente të vihej përsëri në lidhje me Galol Bejun në Shkup dhe t’i dorzoj letrën e mësuesit Mustafë. Supozohet se Mustafa nëpërmjet Galol Bejit ka tentue me marr instukcione se çka me ba ma tutje, sepse në këtë moment kritik nuk mundte me vendos kurrfar lidhje tjetër direkte me Shqipnin.

 

                             Plaçkitje, dhunime, vrasje…

Në periodën midis frorit e tetorit të vjetit 1951 banda plaçkiti nandë shitore Kooperative, tu e mos llogarit kështu edhe plaçkitjet nëpër shtepija private.

Në çdo ndërrmarje të këtill ndryshonte për bamje e banditëve ashtu si ma parë, Hasani përpiqej që në çdo plaçkitje të merren me veti edhe disa jatakë. Bahej gjithnji  e ma mizor edhe ndaj njerzeve të vet

Nuk frigohej ma pi jatakëve të vet por i detyronte që të merrte pjes në çdo krimet që bante.

Hasanit i dukej vehtja i fuqishëm. Qëronte hesapet pa skrupulla me çdo kënd që i gjindej në rrug. Banda bani kerdi nëpër tan këte an. Populli filloi të jetoj përsëri në frig pi takimit me Hasan Ribnikun dhe bandën e tij.

Ndër bujqit primitiv filloi të mbretnoj mendimi se Hasanin nuk e kap plumbi dhe se ndjekjet jan të kota.

Hasani e dinte këtë dhe përpiqej që këto rrëfime për te të përhapen sa më shum.

Shumica e jatakëve nuk ishin ma vetëm jatakë. Tash ata ishin kriminel të përbetuem të zhytun në plaçkitje e gjak. Ishin këta njerëz, që Hasani me manovrimet e veta i qonte gjithnjë e ma felle në krime . Pjesa e dytë e jatakeve , që ende përpiqej të shpëtoj në ndonjë mënyrë prej asaj ma të keqës, jetonte në frigë të përhershme prej hakmarrjes së Hasanit.

Banda terbohej gjithnjë e ma shume. Një mbramje, në rrugen midis Sojeves e Tankosiqit, banda hasi një bujk bukur në moshë, që me të birin dhe renë e vet kthehej në katund .

Ajo që ngjau vështir mund të përshkruhet me falë. Banditët i sulmuen me kundak të pushkes meshujt, e mandej vazhduan ti rrahin për vdekje .

Gjatë kësaj kohe Hasani piskama e së cilit u ndëgjue larg në natën e qetë .

Mandej të gjithë banditët u rreshtuen në gruen gjysmë të alivanosun dhe tu e lanë në rrugë krijesën gjysme të vdekun, u zhduken në errësinën e natës pa gjurme .

Kjo nuk ka qenë rasë e vetmueme, Hasani nuk lodhej ma për kufi me tërbimin e vet.

 

                      Nji prej jatakëve të tij ishte Serb

Hasani ia vrau babën, plagosi vllaun e tij, që prej plagëve mbet invalid, jetoi me gruan e tij, që prej frigës nga vdekja qe e detyruene të mbajë këtë lidhje. Megjithse i dinte të gjitha këto, ky njeri bashkpunoi edhe ma tutje me Hasanin.

I detyruem prej faktëve, ai pranoi me rasen e marrjes në pyetje se këtë e ka ba prej frigës, sepse është frigue se Hasani do ta vrasi. Ai zhvilloi me mjeshtri frigën te ky njeri i dobët .

Mirë po, banditi ishte në dilem të madhe dhe nuk i shkohej me deshir në Shqipni por ndjente se mësuesi nuk do të heqi dorë aq lehtë prej qëllimit të vet .

E dinte se ky asht ndoshta instrukcion “i qendrës” e asaj në kët moment, kur i nevojitej përkrahja nuk guxonte me i thanë jo.

 

                                 Marrja e vendimit

Mbas mendimeve të gjata, Hasani vendosi edhe vet se asht ma mirë që mbas kësaj që ka ba, te paktën të largohet për nji kohë prej kësaj ane .

Syla muer nji urdhen jo të zakonshëm që duhet të qoj nji shtof te rrobaqepsi në Gilan.

                                                                  -Vijon-

Kthehu mbrapa

Shto koment