PRITA NË BISTRICË ( XI)

14.10.2013 (komentet: 0)

Mësuesi Mustafë Koka vret agjentët e UDB-ës, Vojën dhe Xhaferin. Pasi këta dy udbash nuk vdesin në vend, njerëzit e pushtetit bëjnë çdo gjë që t’ua shpëtojnë jetën. I dërgojnë shpejt në spitalin e Gjilanit dhe pastaj në atë të Shkupit.

Mustafa Koka.220x327.jpg

Mustafë Koka

 

Jovan Bullajiq:

Rilindja, E shjtune, 19-VI-1965

 

                                       XI.

 

 

Mbas kësaj i urdhënoi që të përgatisi arkivin e organizatës së mshehtë të gjitha tjerat që mund të jenë kompromentuese dhe të gjitha tia tregoj Hasanit i cili do ti ruej deri sa do ti bashkohej ai.

Çështja ishte urgjente dhe nuk kishte kohë për bisedë. Duhej me punue shpejt dhe dy banditët u ndanë pa fjalë.

 

                                 Mësuesi kryen detyrën

Shkëndijat e para t’agimit po sa patën filluar të depërtojn nëpër ajër. Në dhomën e mësuesit mbretnonte qetësia e plot. Ndëgjohej vetem frymë marrje e thellë, e rregullt e dy djelmoshave të lodhur.

Nëpër bar të lagësht, ngadalë me mjeshtri, mësuesi Mustafa i afrohej shtëpis. Kundaku i pushkës së gjatë tërhiqej pa zhurmë nëpër barin e lagësht prej të lagështit të mëngjësit.

Kur e hapi derën e jashtme ajo kërciti në mënyrë të pakëndshme dhe ai  u kap me mjeshtri për muri. Priti nji kohë të shkurtë por nuk u ndëgjue asgja se tash shtëpia ishtë në gjumë të thellë, pa mendue çka i përgatitej.

Mandej, hapi më të shpejtë e çeli derën e dhomës së vet dhe hyri mbrenda. Djelmoshat flejshin edhe ma tutje ishin këta të rinjë që ende skishin mbush 23 vjet.

 

                          Vdekja tragjike e dy oficerëve

I zoti  i shtëpis kthehej ka shtëpia e vet mbas nuk gjeti puntorët e vet që i nevojiteshin për punë në fushë. Kthehej i lodhun e i paknaqun për shkak të punës së pakryer. At mëngjes qe que ma herët se zakonishtë për të kryer pun.

Kur u ndëgjuen të shtimet ai nuk qe larg shtëpisë së vet. Vrapoi. Të shtimet vishin prej shtëpisë së vet. E dinte se diçka do të kët ngja, por në të vërtetë  frigohej për familjen e vet.

Kurr mbërrijti në vendin e ngjarjes, mësuesi Mustafa nuk gjindej ma aty. Dy të rinjët ishin shtri në dysheme tan gjak. Voja ende mirrte frym dhe kjo qe nji prej shenjave se ishte ende gjallë.

Xhaferi ia mbërrijti të qohet në bryla dhe iu drejtua me mundim të zotit të shtëpisë.

-Të lutem, njohtoje milicin…

Mbas kësaj ai u shtri. Hodhi nji shikim të fuqishëm kah shoku e mandej lëshoi kokën i lodhur. Në kohë ishte grumbullue çdo gja por tash i kishte të qarta të gjitha. Nji buzqeshje iu duk në buzë e mandej ra i alivanosun.

Kur mbërrijti i zoti i shtëpis me shokët prej milicisë, dy të rinjët thua se u ngjallën pak qëndrojshin të fuqishëm mandej me ndihmën e vogël të shokëve hypën vetë në qerdhën e të zotit të shtëpis, i  cili i qoi deri në rrugën për në Gilan. Atje i pritte automobili, me të cilin u dërguan shpejt në spitalin e Gilanit. Aty iu dha vetëm ndihma e parë, sepse edhe njoni edhe tjetri kërkojshin intervenim shum delikat kirurgjik.Voja qe tanë kohën i alivanosun, Xhaferi dukej se do të shpëtoj. Të rijt luftuen energjikisht për jetën e vet. U ndërmuer gjdo gja që këta dy të rinjët të shpëtojnë. Vendimin qe i pashtyeshëm. Kirurgët në Shkup banë përpjekje mbi njerzore për ti shpëtuer dy të rijt.

 

                    Lajmi nanës në Mitrovicë

Plaka ishte ul para dritarës dhe me dorën që i dridhej hapte letren që posteri ia solli para pak minutash. Situata ishte ende jostabile, prandej letra prej Vitije  deri në Mitrovic udhëtoi gjashtë ditë.

U gëzue plaka se kishte një letër prej djalit të saj Xhaferit. Kuptohet se ajo i donte edhe fëmijët tjerë po thuese Xhaferin e donte ma tepër.

“Kam marrë banesë, shkruente ai, këtu do të na jëte shum mir. Behija u banë të fala të gjithëve e ty, nanë, të lutëmi që të vijshë te na disa ditë”. Plaka fshiu lotët. Behija ishte gruja e Xhaferit pas nji mueji pritte lindjen e fëmijës prandaj Xhaferi kishte shumë dëshirë që pranë saj të gjindet nana e tij.

Lotës e saj e ulën letrën e zverdhun, ishte e lumtun që së shpejti do të kishtë nje nip. Letra e Xhaferit ishte plot optimizëm.

Mbas vrasjës s’Iqo Hovjetskit, që ishte shef i Xhaferit, Xhaferi pa ndryshyeshëm e donte shum shefin e vet prandaj vdekja e tij pa pritue i shkaktoi dhimjbe të madhe.

Ajo u que, vuni letrën në gi dhe u nis ti hapi derën musafirit që trokitte pa durim. Ndërsa ecte ka dera, në vesh ushtojshin flajët e fundit të letrës së të birit.:
“…Na shkrueni sepse na ka marrë malli shum për ju. Nanën e përqafoi edhe motrat edhe vllaznit.

Tuejt Behije e Xhaferi

Njani prej dy vizituezëve ishte një mik i vjetës i kësaj shtëpie. Ishte ky shefi i UBD-ës në Mitrovic. I zverdhun e me za të pasigurt ai u përpoq të spjegoi çka asht fjala.

Thuese e ndjente të keqën, thuese lexonte mendimet prej syve të tij të shqetsuem duert e nanës u nisën kah shefi dhe ajo gati u përshpëri të bërtiti.

-Xhaferi ?...

-Thonte se ka shpresë. Asht  plagosë dhe gjindet në Spitalin e Shkupit. –Flitte  pa ndërpre me nguti, tue e dëshirue me i dhanë shpresë se çdo gja do t mbahej mirë.  

Kthehu mbrapa

Shto koment