Prita në Bistricë ( X)

12.10.2013 (komentet: 0)

Dy oficerët e UDB-ës, Xhaferi dhe Voja, shkojnë në banesë të mësuesit Mustafë duke u shtirë si mysafirë. Kur mësuesi i hetoi se “mysafirët” ishin agjent të UDB-ës, ata e pohuan këtë fakt dhe filluan ta kërcënojnë mësuesin nëse ai nuk e fuste në kurth Hasanin.

 

Mustafa Koka.220x327.jpg

Mustafë Koka

 

Jovan Bullajiq:

Rilindja, E marte , 18-VI-1965

 

 

                                                        X

Duhej me u përpjekë për ta bindë Hasanin të bashkëpunojë me shërbimin tonë të sigurimit. Ishte shum e randësishme që ai të mbetet i bindun se puna e tij anmiqsore asht krejtsisht e padiktueme.

Detyra që iu besue dy oficerëve të ri t’UDB-ës njani prej të cilëve ishte shum i ri dhe pa ndonji përvojë të madhe në kët punë, nuk qe aspak e lehtë, sepse ishte fjala për nji bandë shum të rrezikshme.

 

                                     Nervozitet në rradhët e ballistëve

Mbërritja e Xhaferit dhe Vojes më 5 qershor 1951 në Ribnik shkaktoi nervozitet ndër banditët, e sidomos ndër jatakët e luhatshëm. Oficerët e rij qysh mbas marrjes në pyetje të disa  njerëzve të Hasanit patën zgjidhë enigmën ma të randësishme. Hasan Rubniku gjindej me siguri në kët teren dy të rijt ishin shum të gëzuem, tue dijtë se kanë gjetë gjurmën e vërtetë raportet e tyne që i paraqitën menjiherë mbas detyrës së kryeme, qenë plot optimizëm e besim se Hasan Rubnikut i janë ditët e numrueme.

Jatakët treguen shum pak, sepse me të vërtetë shumica prej tyne nuk dijshin ndonji gja ma të hollsishme, përveç asaj se Hasani gjindet në kët teren. Por, edhe ky shënim qe shum i randësishëm që rrethi të ngushotet sa ma shum rreth tij.

 

                                   Në banesën e mësuesit

- Kij kujdes, - i tha Xhaferi shokut të vet ndërsa i afroheshin shtëpisë, në të cilën banonte mësuesi Mustafa. Duhet të jemi me te shum të kujdesshëm. Për punën tonë ai din sigurisht ma shum se na. Asht e randësishme që për asnji moment të mos dyshoj asgja.

Mos u frigo, iu pergjegj Voja tu pëshpëritë, sepse pat mbërrijtë në pragun e shtëpisë.

I zoti i shtëpise dhe mësuesi i pritën shum mirë. Prej bisedës që filloi, kur u vendosën në dhomë, vështirë mund të mirrej me mend se krejt kjo asht ndonji gja tjetër përveç bisedës së zakonshme të fqijve të mirë.

Xhaferi dhe Voja pyetshin për kushtet e jetës së të zotit të shtëpisë, si janë frytet e sivjeme dhe të gjitha tjerat. Mësuesi tregoi mandej vështirsitë e veta që ka me gruen. Gjoja,baba i saj nuk dashka me dhanë për  te, e ajo u detyrue me ikë.

Për kët arsye ai qe i detyruem ta dergojë gruen te prindët e vet, derisa të rregullohen mardhanjet me babën e saj. Mustafa qe shum llafazan, thuese frigohej prej ndonji teme tjetër, sepse ia prente mendja pse gjinden në katund Xhaferi dhe Voja. Mund të fitohej pershtypja se nuk ishte i qetë, por ai ia mbërrinte me e mëshehë këte me shum mjeshtri. Mas ni kohe i zoti i shtëpisë shkoi me kry punët e veta, e mbasi nata lëshohej me të madhe mesuesi u ofroi dy të rijve që të kalonjnë natën në dhomën e tij, e ai do të gjindet dhe do të flejë te ndonji mik në katund. Xhaferi e Voja e pranuen këte menjiherë dhe bashkë me mësuesin kaluen në dhomën e tij.

Marrja në pyetje filloi në mënyrë  të tërthort megjithëse mësuesi me pervojë e ndieu menjiherë rrezikun. Zhagitja e bisedës zgjati mjaft, kështu që te mësuesi dukeshin qartë shenjat e lodhjes te dy oficerët e rij, të bindun thellë se gjinden në rugën e vërtetë për sigurimin e shënimeve ma të çmueshme, ndryshuen menjiherë taktikën, tue konsiderue se kjo asht e vetmja rrugë e mundshme për të nxjerr ndonji gja prej mësuesit dinak. Ata i ban qartë me dije se për të i dinë të gjitha. Se dijnë për bashkëpunimin e tij me Hasanin dhe lidhjet me Shqipninë.

Mesuesi përjetonte  mundime të randa dhe ai nuk e pritte këtë, sepse jetonte i bindun se UDB-a, edhe në qoftë se dyshon, prapseprap nuk din kurgja të percaktueme.

I ngushtuem prej pyetjeve të tërthorta të dy djelmoshave të disponuem, që ishin thellë të vendosun për të sqarue deri në fund çashtjen, mësuesi tentoi në të gjitha mënyrat e mundshme per t’u nxjerrë prej kësaj situate, por kjo nuk i erdhi per dore.

Mbas kësaj, i tanë në djersë, ai u lëshue i pafuqishëm në shtrat, kurse duert i dridheshin në mënyrë të dukshme.

Oficerët qenë të bindun se mësuesi u dorzue e mandej i ofruen nji mundësi.

- Në qoftëse na qon deri te Hasan Ribniku njerzit e tij, do të të japim mundësi të shpëtojsh, e bindi Xhaferi në mënyrë shum sugjestive, edhe vet i lodhun prej bisedës së gjatë.

Mësuesi heshte por fitohej përshtypja se çdo moment do të fillojë të flasi.

- Mirë, mundemi me përfundue kët bisedë edhe nesër në mëngjes, - tha Xhaferi, gja të cilën Voja e pranoi, sepse ishin të bindun se mësuesi në mëngjes do të tregojë çdo gja.

Mësuesi mezi e priti këtë. Oficerët e rij u përpoqën madje edhe t’ia kthejnë disponimin me disa shaka, ndërsa ai ua ndreqte shtratin, gja të cilën mësuesi e pranoi në dukje, me shum përzemërsi.

- Natën e mirë –u tha mësuesi me rasën e ndamjes, tue buzëqeshë miqësisht. Mandej mbylli derën dhe u zhduk n’errësinë.

Voja e Xhaferi luajtën së pari një parti shah, e mandej, të kënaqun me ditën që kaloi, ushtrinë  për të  ba pushimin e vet të merituem .

Shtrati ishte ngapak i fortë, por djelmoshat e lodhun mbas disa minutash  u zhytën  në gjum të thellë.

 

                                                          Plani mizor

- Mbaje mend mirë çka po të  them, sepse kjo duhet të bahet ashtu si po të them unë tash. Do të   njoftosh Hasanin që të vijë menjiherë në malin afër  katundit, në mënyrë që në mëngjes të mundem me iu bashkue.

Spiuni i Shqipnisë thuese kishte fillue të humbi nervat dhe toni i tij nuk duronte kurrfarë vrejtje. Njeriu të cilit i drejtohej ishte Syla.

Përgaditi: Ismet Azizi

(Vijon)

Kthehu mbrapa

Shto koment