PRITA NË BISTRICË (VIII)

10.10.2013 (komentet: 0)

Grupit i bashkohet Agush Hetemi. Mësuesi Mustafë Koka, i cili gëzonte respekt të madh në popull, bëhet udhëheqës ideologjik i grupit. Merret vendimi për mbledhje të fondeve për NDSH dhe fillon aksioni për prerjen e telave dhe shtyllave telefonike në rrugën Gjilan – Bujanoc. Pas këtij aksioni, grupi e likuidon Petar Markoviqin. Aksioni i pushtetit komunist jugosllav për heqjen e ferexhesë sjell pakënaqësi dhe bisedohet plani për vrasjen oficerëve të UDB-ës, Xhafer Lilës dhe Vojisllav Taliqit-Voja.

Mustafa Koka.220x327.jpg

Mustafë Koka

 

Jovan Bullajiq:

Rilindja, E marte , 16-VI-1965

 

 

             Mustafa në Ribnik

Me pak mund Syla i bani të mundshme Mustafës që të kaloj si mësues në Ribnik

Posa mberrijti këtu, u organizue takimi me Hasanin, në të cilin muer pjesë edhe Sylë Arifi. Hasani foli tanë kohën se si është e domosdoshme që Mustafa të jetë i lidhun ngusht me te dhe se është shumë e randësishme që tanë puna e organizatës të zhvillohet nëpërmjet tij tue marrë parasysh se Hasani gjendet n’ilegalitet. Në të vërtet, Hasani frigohej ngapak për pozitën e vet t’udhëheqsit prandaj për këtë arsye dëshirontë me nënshtrue patjeter Mustafën që ishte i vetmi konkurrent.

Mustafën kjo nuk e pengonte. Ai paraqiti planin e vet: që të vendosi n’urgjencë lidhjen me Agush Hetemin prej kaundit Bresalc.

Para lufte Agushi ka qenë bujk. Gjatë luftës bashkpunoi me okupatorët në vjetin 1943 në Ponesh dhe Livoq të poshtëm muer pjesë në luftë kundër partizanëve. Mbas çlirimit, në vjetin 1949 bashk me Ramadan Ramadanin prej Gilanit formoi organizatën teroriste’’Zogist’’ me qëllim të rrximit të sistemit ekzistues shoqnor.

Kjo organizat ka qenë si grup pjesë përbase e organizatës N.D.Sh.

 

                   Takimi me Agushin

Mbas dy ditësh Syla lidh në vendin ‘’Gumnisht’’ Hasanin me Agushin dhe muer pjesë edhe vet në kët takim.

Biseda qe e shkurt dhe e përzemërt. Bashkbiseduesit konstatuan shpejt se janë të nji mendimi prandej Hasani kaloi menjiherë në paraqitjen e planit të vet: duhet me fillu likuidimin e aktivistëve të njohtun në kët rrethinë. Këtu vinë në konsiderim të gjith udhheqsit të UBD-ës.

Në rend të parë duhet  me likuidi sekretarin e Këshillit popullor të vendit Malishevë. Këtë duhej me kuptu si urgjente. Hasani flitte ngadal , me autoritet, tue dëshirue që t’i imponohet edhe Agushit si udhëheqës .

Nevoitej me zhvillue sabotimin dhe me fillu menjeher premjen e telave të telefonit dhe shtyllave në rrugen prej Gilanit në drejtim të Bujanocit.

Mbas këtyne akcioneve, në të cilat do të merrte pjes edhe Agushi, ky duhej me i gjet vedit zavendës për punen e matejshme normale të grupit , e ai me u aratisë dhe me iu bashku Hasanit. Mbas kësaj u ndanë në heshtje, tue i shrengue dorën njani tjetrit.

 

                           Plani shëndrrohet në punë

Menjiherë mbas këtij takimi u banë disa sabotime të mëdha në rrugën Gilan-Bujanovc, e vetëm 13 ditë ma vonë u vra sekretari i Këshillit popullor të vendit Malishevë, Petar Markoviqi.

Mbas kryemjes së detyrës, Agush Hetemi tentoi t’arratiset dhe ti bashkohet Hasan Ribnikut , por në momentin e fundit u burgosë prej organeve të sigurimit.

 

                           Funkcioni i Sylës në bandë

Në të vërtet Syla ishte arkëtar i kësaj organizate ilegale, e njiherit edhe antar i udhëheqësis së ngushtë. Organizimi i punës u bë me shumë mjeshtri. Antarët aktiv dhe idhtarët e organizatës paguejshin antarsin. A asht interesant me përmend se si mblidhej kjo? Mbasi puna zhvillohej në kushte të vështira, antarsija nuk mund ti paguhej drejt për drejt arkatarit, por me këtë u caktohej ndonjë vend i mësheht në pyll. Ditën e caktueme arkatari shkonte në këtë vend, ku gjente të hollat e mëshehuna dhe i merrte .

Të hollat kushtue organizates N.D.Sh mbërrishin mandej në qendër nëpër mjet të kanaleve të ndryshme .

Për arsye të pozitës se vet në pushtetin popullor, Syla me qëndrimi e vet i sillte në medyshje disa antar të pa informuem të organizatës.

Në nji prej takimeve të gjana, në të cilën mueren pjesë bujqët idhëtarë të rrethinës, Syla qe objekti i nji protesti të rrept..’’për shkak të bashkpunimit të tij me komunistët’’.

Vetëm mbasi iu spjegue se çfar dobie i sjell organizatës Sylë Arifi me pozitën e tij në ’’Pushtetin Komunist ‘’, tubimi u qetësua.

 

              Akcioni për heqjen e ferexhës dhe burgimi i Sylë Arifit.

Në vjetin 1950 u zbatue akcioni me përpjestime të gjana për heqjen e ferexhës.

Mbi Sylë Arifin si sekretarë i Këshillit popullor të vendit, ra përgjegjsi e madhe në kët akcion. Kjo ndikoi shum. Anmiku  i përbetuem i gjdo gjaje përparimtare dhe krejt asaj që ndërmirte pushteti, veshtirë mundi të pajtohet me faktin se këtë akcion duhet ta zbatoj edhe vet në praktik.

Sylë Arifi, tue mos konsultue prorët e vet, i shtym nga urrejtja, bani gabim kardinal dhe ndërmuer fushatë shum të rrepta kundër heqjes së ferexhës.

Për shkak t’aktivitetit të këtill, organet e sigurimit, me githëse pa dëshire, burgosën Sylë Arifin. Për bandën kjo qe goditje e rënd sepse Syla automatikisht u ndërrua edhe nga pozita e sekretari të Këshillit popullor të vendit. Mirëpo, mbasi për organet e sigurimit shtetnor ishte ma i dobishëm si i lir se sa në burg, sepse pritshin që nëpërmjet të tij do të hyjn në gjurmë eprorëve të tij, ai mbas nji kohe dhe u lirue.

I revoltuem për kët, Syla kërkoi në takimin e parë me eprorët e vet energjikisht që oficerët e  UDB-ës, Xhafer Lila dhe Vojisllav Taliqi-Voja, të likuidohen menjiher sepse “me veprimtarin e tyne e treguen se janë anmiq të popullit shqiptarë”.

Ishte e vështir me e qetsue këtë bandit të tërbuar që dëshironte të hakmirrët, por mësuesi Mustafa udhëheqësi ideologjik i këtij grupi tradhtarësh dijti të gjej edhe këtu zgjidhje të kënaqshme.

-Duhet të kuptosh se vrasjet e këtilla  në këtë moment nuk do të na sjellshin dobi, po vetëm do të na ngarkojshin ndjekje të reja. N’anët tjetër ndërmarrje të këtilla nuk mund ti zbatoj pa lejen e qendrës. Do të diskutojm nëqoftë se qendra pajtohet atëhere na do ta dijm si duhet vepruar. Mbas këtij shpjegimi Syla u qetsue, por nuk ishte kurr i sigurt se banditi i kualitetit të tij nuk do të bëj ndonji gja n’dorë  të vet.

 

                    Referenti i ri për arsim në Ribnik

Mbas gabimit të paparapamë, për shkak të të cilit Sylë Arifi humbi vendin e sekretarit të këshillit popullor të vendit, që për banditët kishte randësi të madhe, udhëheqesia u ballafaque me vështirësi. Duhej me ba çdo gja që Syla të siguroj përsëri çfar do pozite prej së cilës do të përcillte sa më mir ngjarjet .

Mësuesi Mustafa, që në katund ishte si në shtëpi dhe gëzonte besimin me të madh ndër bujqit e pa informuem, muer mbi vedi, në saje të ndikimit të vet në katund, të zgjidhej ky problem .

Në katund ishte i zbrazët vendi i referentit për arsim, prandej Mustafa mendoi se duhet të baj çdo gja që Syla të zejë të paktën këtë pozitë, që nuk ishte e parëndsishme.

Organet e sigurimit përcillshin zhvillimin e ngjarjes dhe për arsye objektive përkrahen përpjekjet e mësuesit për emnimin e Sylës. Kështu mbas nji kohe të shkurt, Sylë Arifi, i cili konsideronte se gabimet e tij janë harrue e lanë anash, u emnue referent arsimimi në komunë.

Bandës kjo i përshtatej, sepse konsideronte se në këtë situatë takimet e shpeshta midis Mustafës dhe referentit t’arsimit, Sylë Arifit, nuk do nuk do të jenë të dyshimta për shkak të natyrës së punës së tyne.

Por, organet e sigurimit përcillshin me vigjilencë çdo hap të tyne njani prej të cilëve ishte spiun i përgatitun i Shqipnisë, por ende nuk mundshin me i hy në gjurmë Hasan Ribnikut. Kuptohet se ato dojshin me siguri se këta dy takohen me të kohë mbas kohe.

Detyra ishte shumë delikate, prandej duhej me punue me shumë kujdes e durim, sepse edhe pa kujdesia ma e vogel mund të zgjonte dyshimin e banditëve , e kjo do tu jepte fund edhe shpresave që kjo rasë të zgjidhet shpejt.

   Përgaditi: Ismet Azizi

                           -vijon-

Kthehu mbrapa

Shto koment