PRITA NË BISTRICË (VI)

08.10.2013 (komentet: 0)

As kësaj radhe UDB nuk arrin ta kap Hasan Remnikun. Hasani forcohet pasi që i bashkohet Sylë Arifi i cili kthehet nga Cetina ku kishte kryer shërbimin ushtarak dhe ku kishte treguar aftësi të mëdha ushtarake. Në ushtri Syla ishte akuzuar për sabotim por ishte liruar në mungesë të provave dhe dëshmive. Përforcimi më i rëndësishëm ishte ardhja e mësuesit Mustafë Koka në grup, i cili në atë kohë punonte në shkollën e Lubishtës dhe si shkolluar gëzonte autoritet në popull. Babai i mësuesit, axha, vëllezërit e tij dhe disa tjerë nga Kokajt qenë gjykuar si ballistë dhe dënuar me burgime të rënda. Megjithatë, grupi i Hasanit, që vendosi bazën në Remnik, sipas UDB-ës, po bëhej gjithnjë e më i rrezikshëm për “Jugosllavinë e re”.

Mustafa Koka.220x327.jpg

Mustafë Koka

 

Jovan Bullajiq:

Rilindja, E diele , 14-VI-1965

                                

Hasani kapi pa fjalë bukën bukur të madhe, që gjindej në nji raft e mandej iku me të shpejtë. Asht e pabesueshme se si kësaj here ia mbërrijti me i ikë ndjekjes. Kur me bukë në dorë duel prej shtëpie, ndjekësit gjindeshin vetëm nja 200 metra larg tij.

Nën breshnin e plumbave Hasani mbërrijti deri te pylli dhe u zhduk. Disa ditë të matejshme ndjekjet gjurmuan kot Hasan Ribnikun, sepse këtij i humbi çdo gjurmë.  

 Tash aq ma pak mund të ndërrmirej ndonji gja kundër jatakëve, sepse ata nën vështrimin e vazhdueshëm  ishin tash shpresë e vetme, mundësi e vetme për të zbulue vendin ku do të mund të strehohej ky kriminel i përbetuar.


                   

Kthimi i Sylë Arifit


Mbas nji qetsije shum të shkurtë, Hasan Ribniku u paraqit përsëri në skenë. Në gjysmën e dytë të vjetit 1949 Sylë Arifi u kthye prej shërbimit ushtarak, e ky ishte njeriu ma i sigurt dhe ma besnik i Hasantit, që me tanë ndiesitë e veta ishte anmik i përbetuem i Jugosllavisë së re.

 Menjiherë mbas mbërritjes në Ribnik, Sylë Arifi nëpërmjet të jatakëve, u lidh me Hasanin. Bashkëpunimi i tyre filloi menjiherë dhe ai u përpoq të lidhet shpejt me organizatën N.D.SH. në Shkup.


                     Aktiviteti i  Sylë Arifit n’armatë

 
Sylë Arifi kreu shërbimin ushtarak në Cetinje. Menjiherë mbas mbërritjes në njësi  ai u dallue si ushtar i disiplinuem. Si i tillë, fitoi menjiherë simpatitë e eprorëve të vet. Për nji kohë të shkurtë Syla muer gradën e rreshterit në qetën e artilerisë. Mirëpo, mbrapa maskës s’ushtarit besnik mëshihej anmiku i Jugosllavisë  së re dhe nevojitej me pritë vetëm momentin e volitshëm që ky anmik të tregohet në vepër.

  Rasa për këte u paraqit shum shpejt. Nji natë, kur njisija muer nji numër topash të rij, Syla u caktue që si nënoficer kujdestar, ti ruej këta.

  Topat ishin vendosë në nji garazhë  të madhe. Syla, pa kurrfarë bremje ndërgjegje tue dijtë se nuk do ta shohi askush, nxuer gjylpanat prej të gjithë topave, i theu dhe i ktheu mbrapa në vend. Kështu i bani të paaftë për përdorim të gjith topat.

    
Kur gjatë ditëve t’ardhshme, me rasën e ushtrimeve ushtarake, u konstatue se si qëndron çashtja e topave, Syla u burgos menjiherë dhe iu dorzue gjyqit. Tue u mbrojtë se topat kanë mbërrijtë defekt prej fabrike dhe se ai nuk e ka ba atë që bani, e mbasi topat nuk ishin kontrollue me rasën e marrjes në dorzim, Sylë Arifi ia mbërrjti me shpëtue, sepse nuk mundi t’argumentohet se ai me të vërtetë e ka ba këte.

 Mirëpo, dyshimi mbeti, sepse të gjithë ishin të bindun se Syla ishte aktor i kësaj gjaje. Fabrika pohoi se topat janë dërgue në gjendje të rreullt, por të gjitha qenë të kota për mungesë t’argumenteve, Sylë Arifi u lirue si i pafajshëm. Kështu në teorinë e vjetit 1949 ai u demobilizue si rreshter i armatës popullore jugosllave. U kthye në katundin e vet Ribnik dhe, pa pritë asnji moment, u lidh me ish udhëheqsin, e tij, Hasani Ribnikun.


                Planet e banditit

Takimi qe caktue te nji jatak, në të cilin Hasani ishte i sigurt. Tash ky ishte shum ma i pasigurtë dhe ma i kujdesshëm ndaj njerzëve të vet. Syla spjegoi menjiherë se dëshiron të arratiset dhe të gjindet menjiherë me Hasanin. Në periodën mbas rezolutës s’inforbyrosë, kur mardhaniet me vendet fqinjë qenë ashpërsue, në kohën e kontrollit vigjilent e t’ashpërsuem, Syla e ndjente vendin në katund mjaft të pasigurtë, prandej mendoi se asht ma mirë që të shkoj menjiherë me Hasanin.

Mirëpo, Hasani nuk qe i këtij mendimi. Si mbas mendimit të tij, ishte e nevojshme që Syla të përpiqet të fitojë besim në katund dhe si i këtillë të përpiqet me zanë ndonji pozitë në pushtet ose n’organizatat shoqnore.

Syla kuptoi qëllimet e Hasanit,prej të cilit, përveç spjegimeve të rasës, muer edhe detyra konkrete:

1.Ta informojë rregullisht mbi qarkullimin e ushtrisë e të milicis dhe t’interesohet se cilët njerëz i kërkojn ata,

2.Të mbajë evidencën e njerzëve që jan bashkpuntorë aktivë të pushtetit të sotshëm, ti dërgojë listën e tyne në mënyrë që këta njerëz në momentin përkatës të likuidohen,

3.Të marri vesh se cilët njerëz janë të pakënaqun me rendin e tashëm shoqnor, në mënyrë që me kohë dhe  sistemakisht ti rekrutojë përvedi.

4.Ta informoj për situatën në magazinat e shitoret e kooperativave, në mënyrë që me rasën e plaçkitjeve, të mos hasi befasi.

 Simbas të gjitha gjasave, Hasani mendonte gjithnji e ma seriozisht për organizimin e bandës së vet. Punës kriminale i përvishej në mënyrë studioze me të gjitha përgatitjet e domosdoshme.

 

                       Sylë Arifi në veprim

 

Syla filloi të realizoj me mjeshtrinë e vet detyrat e paraqituna. Si ushtar i demobilizuem,ai u prit shum mirë prej bashkëvendsave të vet. Si rezultat i kësaj, ai u zgjodh shum shpejtë sekretar i Këshillit popullor të vendit.

 

Për Hasanin u paraqitën ditë të mira. Përkrah natyra e pozitës së vet, Syla mundte me marrë vesh shumë shënime të randsishme që Hasanit i ishin të domosdoshme për sigurin e tij. Dinte për çdo lëvizje t’ushtrisë e t’organeve të milicisë. Shitoret plaçkiteshin, e askush nuk mundte me i hy në gjurmë hajdutëve. Me nji fjalë, çdo gja zhvillohej ashtu si mund të dëshironte Hasan Ribniku.

 Syla kryente punë, tue kënaq plotësisht udhëheqsin e vet, por nji moment dyshoi se dikush po e përcjell. Ai reagoi shpejtë. U interesue dhe muer vesh se asht fjala për ni bujk – Sejdi Ramadanin, prej katundit Sllakovc, në të cilin dyshoi se bashkpunon me organet e sigurimit shtetnor.

 Në takimin e vet të parë t’ardhshëm Syla i paraqiti Hasanit dyshimet e veta. I spjegoi se për shkak të siguris dhe punës së tij të matejshme duhet me likuidue.

 Nuk kaluen as gjashtë ditë prej kësaj bisede, e Sejdi Ramadani, bujk i ndershëm, u gjet  në nji rrugës, vra prej nji breshni plumbash.

 

                        Lidhja me mësuesin e katundit në Lubizhdë

 

Ishte mbarimi i vjetit 1949.Sylë Arifi muer detyrë urgjente  që të lidhet me nji msusë të katundit Lubizhdë dhe të organizoj takimin urgjent mes tij e Hasanit.

 -Mësuesi Mustafa asht i lidhun me të njajtën ‘’qendër’’si edhe unë…Detyrat na janë të njajta.-i tha Hasani Sylës, tue i spjegue pse asht e nevojshme që të lidhen me kët mësues.

 Mustafa Rushiti mësues, i lindun më 1930 në katundin Kokaj të rrethit të Gilanit, rrjedhte prej nji familje të mesme katundare. Baba i tij ishte udhëheqs i nji grupi ballist, prandej mbas dorzimit në vjetin 1947 u dënue 20 vjet burgim të randë.

 Me babën gjindeshin edhe vllaznit e Mustafës, që gjithashtu  u dënuen me burgim të gjatë.

N’at kohë, vet Mustafa, për shkak se ishte i ri, nuk qe politikisht shum i interesuem. Mbas çlirimit hyni në radhët e brigadës partizane të Shqipnisë dhe bashkë me të shkoi në Shqipni,  ndoq mësimet në Shkollën normale, e në të njajtën kohë kreu kursin ushtarak formative.Kështu, i rekrutuem prej shërbimit informative të Shqipnisë, u dërgue në Kosovë e Metohi.

 

Përgaditi : Ismet Azizi

                                   (vijon)

Kthehu mbrapa

Shto koment