PRITA NË BISTRICË

01.10.2013 (komentet: 0)

Me rastin e 62 vjetorit të rënies së mësuesit Mustafë Kokës, Hasan Ali Remnikut dhe Agush Mehmetit po botojmë shkrimin e shtypit zyrtar të Rilindjes së atëhershme. Vazhdimet e fejtonit të atëhershëm po i japim, gjithashtu, pa ndryshime, ku mund të shihet gjuha e atëhershme shqipe para se të unifikohej në standardin e sotëm. Natyrisht, këtu jepet varianti zyrtar i ngjarjeve të pasluftës, të cilat ngjarje ishin lëvizje kundër sundimit komunist jugosllav por nga pushteti qenë cilësuar si armiqësore.

Mustafa Koka.220x327.jpg

Mësuesi Mustafë Koka

 

 

Lexuesit më të moshuar mund ta kujtojnë filmin Kapetan Lleshi. Skenari i këtij  filmi qe bazuar në këtë fejton, autor i të cilit është Jovan Bullajiq. Fejtoni për herë të parë qe botuar në gazetën Politika të Beogradit, të cilin, të përkthyer në shqip, më vonë e boti edhe gazeta e përditshme Rilindja.  Mësuesi Mustafë Koka, së bashku me Hasan Remnikun, në këtë fejton, nga pushteti u quajtën banditë, por në fakt ata ishin ndër luftëtarët dhe heronjtë e fundit që u përballën edhe me armë kundër pushtetit komunist jugosllav.

 Siç do të shohim në vazhdim shërbimi sekret jugosllav punoi një kohë të gjatë deri sa i futi në kurth këta luftëtarë të cilët edhe i ekzekutoi. Prandaj, me agjentët e saj UDB-ja organizoi kurthin në fillim të tetorit të vitit 1951. Agjentët ishin paraqitur si njerëz të cilët kinse do të ndihmonin Mustafë Kokën dhe Hasan Remnikun për të kaluar kufirin dhe për të hyrë në Shqipëri. Rrugëtimi për të kaluar kufirin besohet se ka filluar me 6 tetor 1951 për ta përfunduar në mes të natës së 9/10 tetorit në “Pritën në Bistricë”. Në grup që u ekzekutuan në pritë, ishin: Hasan Remniku, Mustafë Koka me gruan Rabijen e cila ishte shtatzënë dhe Agush Mehmeti me gruan Qibrie Misin Alidema. Trupat e tyre të vdekur qenë ekspozuar në Gjilan te Lama e Miellit ku qëndruan disa ditë me qëllim që të frikësoheshin qytetarët dhe ata të cilët eventualisht do të guxonin të përsëritnin veprimet “armiqësore” të këtij grupi.

 

                   

Prita në Bistricë

Jovan Bullajiq:

 

Rilindja, E merkure, 9-VI-1965

Ky felton i  asht kushtue kujtimit t’oficereve t’UDB-se, Xhafer Liles e Vojisllav Taliqit – Vojes, që dhanë jetën e tyne me 6 qershor 1951 me rasën e likuidimit të nji prej bandave të fundit të ballistëve në Kosovë e Metohi, tue mbrojtë fitoret e revolucionit.

Orët e vona atë natës së vjeshtës së vjetit 1951 kishin përfshi më të madhe qytetzen. Ishte vjeshta e pestë e mbasluftes, plot shi dhe monotone. Në dukje çdo gja ishte e qetë. Vetëm vende-vende dukej nga ndonjë dritare e ndriçueme. Nji ndër to, në qendër të qytetzës, paralajmeronte diçka. Vërtet, në dhomën e palyeme, të ndriçueme me qirij, tre të rij ishin krrusë mbi nji hartë gjeografike.

Asnjani prej tyne nuk ishte ma shum se njizet e pesë vjeç. Ishin këta tre oficere të rij t’UDB-së. Pa fjetë, seriozë, tue mëshehë nervozitetin prej njani tjetrit, as që vëjshin re orët që kalojshin. Brengat e tyne ishin të shumta. Hartojshin planin e fundit operativ.

 - E pamundun…Nuk mundem me kuptue se si mbas aq ndjekjeve, pritave e gjurmimeve nëpër teren nuk ra në dorë.
Mirku bante disa shenja nëpër hartën gjeografike. U pergjegj, me za të qetë:
- Qka e shpetoi në momentin e fundit, kur thueja e patëm në dorë? Kah dreqin po përvidhet gjithmonë?
- Pse po krijoni rebuse? Ai ka numer të madh jatakesh.
Këtë e dini edhe vetë. Të gjithë i mban në dorë prej frige.
I frigohen, sepse asht tmerisht mizor. Disa herë shpëtoi para pritëve te përgatituna me shum kujdes. Katundarët e mbrapambetun filluen të besojnë se nuk e merr plumbi – iu pergjigj Shabani stabil.
Ismeti e shikoi shokun e vet në sy. Nëpër dhambë të shtrenguem, i zemëruem, por energjik, shqiptoi emrin:
- Hasan Ribniku !
Tue shqiptue kët emën t’urrejtun, thuese shfryni mllefin. Atëherë u kthye dhe, si për vedi, tha:
- Sa njerez i ka vra ai !
Te habitun, Shabani dhe Mirku shikuen njani tjetrin.
E dijshin se çka dhe për kend mendonte Ismeti.
Për Xhafer Lilen dhe Voja Taliqin, që u vranë asaj vere.
 Kush asht Hasan Ali Ribniku? Dosja në gisht të vogel.

Qe te tre i dijshin në gishta detalet nga dosja e Hasan Ali Ribnikut. Çdo raport, leter sado të vogel, e paten në duer sa e sa here. Qenë kushedi sa herë  në katundin Ribnik, afër Gilanit prej kah ishte ky Hasan Aliu, apo Hasan Ribniku, si e quejshin.
Ribnikasit nuk munden të lirohen gjatë prej ankthit – pasojave të politikës serbomadhe e të dhunës dhe kohës së tmerrshme të luftës.

Megjithese ky territor ishte në pjesën ma të madhe i banuem prej popullsisë shqiptare, pushteti i atëhershëm ndaloi perdorimin e gjuhës shqipe madje jo vetëm nëpër shkolla e në jetën publike, por edhe në biseda private. Me të gjiha mjetet u pengua përhapja e kulturës kombetare të Shqiptarëve.

Reforma agrare, që u përsërit shum herë në kët krah, nuk u ba për likuidimin e marrdhënieve feudale , por  për realizimin e politikës së “sërbizimit” të kësaj krahine.

Ndërsa në njanën anë komunistët e Kosovës e Metohisë, me të gjitha fuqitë që kishin në disponim, luftuen kundër dhunës e padrejtësisë, n’anën tjeter armiqt e popullit të ndreshëm shqipëtarë tue organizue banda plaçkitëse ; tue shfrytëzue situatën e randë, në të cilën gjindej katundari i ndershëm e i varfun, hyjshin papritmas natën në shtëpijat e qeta të bujqëve dhe merrshin me vedi shpeshherë edhe koren e fundit të bukës, aq të nevojshme për të mbetë gjallë.
 Ribniku nuk ndryshonte prej katundeve tjera në kët krahinë.

Herët ne muzg, kur bujku shkonte në pushimin e vet të merituem, kur njeriut i paraqitet nevoja e madhe për ngrohtësinë familjare, për siguri e qetsi, kur zhurma e fëmijëve mbush me gëzim zemrën e prindërve, banorëve te vegjël të Ribnikut e të katundeve t’afërme iu desht të rrokin pushkën e të qëndrojnë roje pranë dritares s’errsueme, plot frigë e pasiguri, për të ruejtë at pak pasuni të fitueme me mund prej bandave të ndryshme plaçkitëse.

Emni i Hasan Ribnikut njanit prej bujqëve ma të “shquem” në këtë anë, shqiptohej me pëshpëritje sepse ky bandit ishte i gatshëm për qdo gja


 

Hasan Ali - Ribniku

Hasan Ali Ribniku lindi në vjetin 1910 në katundin Ribnik të rrethinës së Gilanit në nji familje të mesme katundare.

Ismeti qoi i lodhun kokën, shikoi rreth e rrotull dhomës thuese kërkonte diçka. Atëherë pa shokët e vet, që kishte zanë gjumi. Ishte natë e ftohtë.

Të lagështit thuese futi ngadalë n’eshtnat e mërdhimë. Për nji moment ai u que, hoqi prej varses së vjetër dy kapota ushtarake dhe ngadalë, thuese frigohej me cenue qetësinë e quditshme të natës, mbuloi shokët e shtrimë. Atëherë u kthye ngadalë deri te tryeza dhe u thellue përsëri me raportet e çuditshme, të vogla, të shpërndame pa kurrfarë rendi nëpër tryezë.

…Rrjedh prej nji familje të mesme katundare. U ka ba organeve shtetnore shërbime të ndryshme dhe asht përpjekë në të gjitha mënyrët me u ba lajka, tue denonsue katundarët e pafajshëm.
 Në katund e dijshin të gjithë se Hasani asht udhëheqës i nji bande plaçkitëse, por askush nuk guxonte me thanë asgjë. Plaqkitte me njerzit e vet bagti e duhan prej bujqëve, e mandej njerzit e tij i shitshin mallnat ne vendet fqinjë.


Në prag të luftës Hasan Ribniku u burgos prej pushtetit t’atëhershëm për shkak të shtatë teneqeve tlyn, që i vodhi prej nji bujku në Viti.

Megjithëse tlynin e mëshefi në duejt e grunit, gjindarmerija e gjeti mbas gjurmimeve disa ditësh.
 Si katundar i pasun, ai shpëtoi shum shpejt. Shiti nji pjesë të pasunisë së vet dhe me këto të holla bani për vedi avokatit e gjyqtarët, gja që atëherë nuk ka qenë vështirë, doli prej burgut, e në vend të tij shkoj të mbajë dënimin nji katundar tjetër.

 Deri në fillim të luftës jeta e Hasan Ribnikut kaloi kështu. I papenguem prej pushtetit, sepse edhe organet e tij t’atëhershme muerën pjesën e vet të vjedhsit dhe u ngrit bukur mirë ne pikëpamje profesionale.
 
                   

 

  Bullgarët në Ribnik

Hymjen e ushtrisë bullgare në Ribnik më 12 shtatorë 1941 Hasani e priti i gatshëm. Ai iu vu kësaj menjiherë në disponim. Në fillim, pushteti  bullgar  e pranoi me plot gëzim si denoncues dhe ai u shërbeu me plot zemër. U muer me zbulimin e denoncimin  e bujqëve, që kundërshtojshin pushtetin okupues bullgar.

Ndërsa organet okupuese bullgare bajshin masakrime mbi popullsinë e pafajshme serbe e malazeze, Hasani ishte tejet i sigurt. Mirëpo kur Bullgarët, mbas disa muejsh filluen edhe maltretimin dhe pushkatimin e Shqiptarëve, Hasani filloi te frigohej prej tyne, sepse pa se njerzit pushkatoheshin për imtësinë më të vogël.

Prestigji i Hasanit te Bullgarët u paksue shum edhe kurë në katund  përnjiherë  u pushkatuan 12 shqiptarët e pafajshëm. Ai, i friguem, iku në katundin Partesh, që gjindej në zonën okupuese italiane.

Përgatiti: Ismet Azizi

(Vijon)

 

Kthehu mbrapa

Shto koment