Prishtina me shkollë mostër

18.09.2012 (komentet: 0)

Kryeqyteti së shpejti pritet ta ketë edhe një shkollë mostër, ndërtimi i së cilës mundëson evitimin e mbingarkesave që kanë shkollat e kryeqytetit. Përfaqësues të Komunës , Ministrisë së Arsimit dhe nga Banka Botërore, kanë konsideruar se shkolla mostër është dizajnuar si shkollë e arsimit themelor, e cila do t’i plotësojë nevojat për hapësira të tri niveleve arsimore, parafillor, fillor dhe të mesëm, të ulët dhe se investimi i paraparë për ndërtim të kësaj shkolle është 2. 480. 942 euro.

 

Shkolla do të ndërtohet në një lokacion prej 80 ari me 5. 700 m2 bruto sipërfaqe të ndërtuar. Kjo shkollë do të posedojë 2 dhoma mësimi me hapësira përcjellëse për nivelin parafillor, 10 dhoma mësimi dhe një laborator për nivelin fillor, 4 dhoma mësimi dhe 7 laboratorë për nivelin e mesëm të ulët si dhe hapësira për sport, administratë dhe hapësira tjera përcjellëse. Kjo shkollë do të ndërtohet në hapësirat te Tjegullorja.

Kthehu mbrapa

Shto koment