Poeti Ali Podrimja vdiq nga dehidratimi
25.07.2012 (komentet: 0)
Raporti mjekoligjor i kryer nga autoritetet franceze thekson se mbi trupin e poetit Ali Podrimja nuk është ushtruar dhunë dhe se ia nuk ka bërë vetëvrasje, por duke humbur orientimin në pyll dhe ka humbur jetën si pasojë e dehidratimit, raporton Kosovapress.
Për këto përfundime, që ende nuk janë bërë zyrtare, raportojnë burime nga MPJ e Kosovës. Sipas tyre, vdekja është e natyrshme dhe si pasojë e dehidatimit, pasi ai gjatë një shëtitje në pyll kishte humbur orientimin.
Sipas të njëjtave burime, raporti i autopsisë nuk pritet të mbërrijë në Kosovë para dy javësh, për shkak të procedurave ligjore që duhen zbatuar.
Trupi i pajetë i poetit Ali Podrimja, mbërrin gjatë paradites së nesërme në Kosovë.
Shto koment