Përurohen sot në Gjilan veprat e Jusuf Buxhovit

17.11.2015 (komentet: 0)

Përurohen sot në Gjilan veprat e Jusuf Buxhovit

 

 

 

Në Gjilan sot me fillim në ora 12.00 do të përurohen veprat eshkrimtarit dhe studiuesit Jusuf Buxhovi.

 

 

Sipas organizatorit të përurimit  prof Faton Bislimi, prezantimi i veprave tëJusuf  Buxhovi ka të bëjë me librin “Kosova”në Pesë Vëllime të botuar nga Shtëpia Botuese “Jalifat Publishing”nga SHBA-të dhe “Faik Konica”nga Prishtina.

 

Në përurim sipas Bislimit, pritet të flasin përpos autorit JusufBuxhovi,  botuesi “Jalifat Publishing”nga SHBA-të Ramiz Tafilaj,  kritiku dhe krijuesi Ramadan Musliu.

 

Përurimi i veprave të Buxhovit bëhet në Sallën e Kuvendit Komunal nëkatin e dytë që gjendet në objektin e Drejtorisë së Shërbimeve Publike. /xlpress.tv/

Kthehu mbrapa

Shto koment