Përmbyllet manifestimi "Vjeshta Letrare e Gjilanit"

23.12.2012 (komentet: 0)

Është përmbyllur edicioni i tretë i manifestimit "Vjeshta Letrare e Gjilanit", edhe atë në mënyrën më të mirë me paraqitjen e dy botimeve të reja, "Vjeshta letrare e Gjilanit", nga edicioni 2011, si dhe përzgjedhja poetike e një grupi autorësh gjilanas, "Parnasi me aromë Gjilani".




Me këtë rast, Sabit Rrustemi drejtues i Ars Clubit “Beqir Musliu” ka thënë se "Vjeshta letrare e Gjilanit”, e këtij vit  2012, ishte më i begatshëm e më përmbajtjesor, Sipas tij, ky takim përmbyllës është aktiviteti i 11-të me radhë.

Ai ka falënderuar drejtorinë për Kulturë, Rin ie Sport që ka ndihmuar në aktivitetet e këtij Manifestimi, ndërsa tha se ai  i kishte kalaur kufijtë lokal, pasi ka pas aktivitete edhe jashtë Gjilanit.

Në këtë takim përmbyllës ishte i pranishëm edhe kreu i komunës Qemajl Mustafa, i cili ka vlerësuar lartë angazhimet e Klubit Letrar Ars Club “Beqir Musliu”,  për energjinë që kishin për të prodhuar ngjarje  të kësaj natyre. Ai ka vlerësuar komunikimin e organizmave ët tillë me institucionet duke premtuar se përherë iniciativa të tilla për të bërë aktivitete kulturore  do të gjejnë mbështetjen te ai si i pari i komunës por edhe te institucionet në përgjithësi. 

Mustafa tha se krahasuar me komunat tjera, Gjilani qendron mirë sa i përket kësaj sfere ndërsa pranoi se kërkesat e krijuesve janë më të mëdha, por tha se do të ndihmojnë sa herë që do të jepet mundësia që në Gjilan ta kemi të avancuar jetën kulturore.

Veton Nevzati drejtor i drejtorisë për Kulturë, Rini e Sport,  ka thënë se Gjilani me manifestimin “vjeshta Letrare”,  po i shton elementet që po e bëjnë atë të jetë  nj eksperiencë e mirë kulturore për të gjithë. Ai ka premtuar se institucionet komunale do ta përkrahin sferën e kulturës edhe në të ardhmen.

Përndryshe, drejtuesit e Ars Club “Beqir Musliu kanë bërë të ditur”se “Vjeshta e sivjetmë letrare e Gjilanit" ju përkushtua 100 vjetorit të themelimit të shtetit shqiptar, nisi me 5 tetor 2012, me përurimin e veprës më të re të Linditë Ramushit, "Me sytë e ëndjes", vazhdoi me "Mesdita e poezisë" ku u prezantuan tre shkrimtarët nga Tirana, Izet Duraku, Rexhep Shahu dhe Aqif Hysa, pastaj, u përurua vepra më e re poetike e poetit Arsim Halili, "Mëkatar mos eja", 

"Vjeshta letrare e Gjilanit zbriti në kryqendër duke përuruar veprën poetike të Izet Abdylit, "Zogu i dritës", në BKUK. Po ashtu , u shpalos portreti letrar i dr. Sabile Keçmezit – Bashës, u përurua vepra publicistike e mr. Izmi Zekës, "Vlime shqiptare", për tëbazhduar me aktivitetin e radhës në Prizren, në Shtëpinë e Kulturës  ku u përurua libri poetik i Skënder Berishës, "Njëqind vjet të kërkoj",

Gjithashtu, në kuadër të këtij Manifestimi u përurua përzgjedhja poetike me femrat krijuese të Anamoravës dhe Kosovës Lindore, "Ama e dheut" e Lirije Kajtazit, ndërsa në aktiviteti ne radhës ishim edhe “Me poezinë e Xhevat Latifit”. 

Tutje, në hapësirat e shkollës fillore "Agim Ramadani" të Zhegrës, u prezantuan dy vepra të reja, "Polifonia e tekstit letrar - fiksioni në romanet e Ibrahim Kadriut" të studiuesit të letërsisë, prof.dr. Mahmud Hysës, dhe "Pjella e dreqit", romani më i ri i shkrimtarit Ibrahim Kadriu, duke ardhur kështu deri më sot,  ku edhe përmbyllet ky manifestim me dy botime të reja, "Vjeshta letrare e Gjilanit", ediicioni 2011 si dhe përzgjedhja poetike e një Grupi autorësh gjilanas, "Parnasi me aromë Gjilani".

E me që krijuesit nuk do të ndalen, nuk do të ndalet as ky manifestim. Që po zgjon kërshëri të madhe të atyre që e duan shpirtërisht artin letrar /2lonline/

Kthehu mbrapa

Shto koment