Për të mos e harruar gjuhën shqipe, ‘Gjuhaime.com

01.02.2012 (komentet: 0)

Diaspora prej sot ka një mënyrë të re për të mos e harruar gjuhën amtare.

 

 

Ministria e Diasporës sot lëshoi faqen e re të internetit www.gjuhaime.com e cila posedon abetaren elektronike me zë.

Në gjuhaime.com mund të lexohen vjersha e ninulla, të shkarkohet himni, flamuri dhe stema e vendit tonë.

Ministri i diasporës Ibrahim Makolli tha me këtë rast se po bënë përpjekje të shumta që kjo faqe të bëhet pjesë e çdo shtëpie ndërsa të ju ndihmojë më së shumti atyre fëmijëve që jetojnë jashtë që të mos e harrojnë gjuhën shqipe.

Këtë portal të ri për mësimin e gjuhës shqipe e vlerësojë lartë edhe deputeti shqiptar në Parlamentin e Serbisë, Riza Halimi i cili e konsiderojë si nevojë urgjente për mërgimtarët

Kthehu mbrapa

Shto koment