PEON SADIKU, me “Duart e Vogla” u radhit në tre filmat më të mirë

23.08.2016 (komentet: 0)

 

Peon Sadiku tashmë nga  një shtatori nxënës i klasës  VI-të pran  shkollës  së Mesme të Ulët  “Abaz Ajeti” në Gjilan, përveç që njihet si këngëtar, ai me filmin “Duart e Vogla” përfaqësoi shkollën dhe është radhitur në tre  filmat  më të mirë nga nxënësit e klasës 1-5, në mesin e 2000 filmave për Oscar Junior International.

 

Ceremonia “ Junior Oscar” u mbajt ditën e premte ( 19 gusht, 2016) në Festivalin Ndërkombëtar “Anibar” në teatrin “Istref  Begolli” në Pejë.

Pas  vlerësimit të filmave të krijuar nga nxënësit e shkollave fillore të Kosovës për garën Junior Oscar 2016. Në komisionet vlerësuese morën pjesë përfaqësues nga Programi për Arsim Themelor i Usaid-it, IPKO Foundation dhe Anibar.

Junior Oscar është garë që ka për qellim zhvillimin e shkathtësive kreative, inovative dhe të punës grupore të nxënësve. Gara eshte organizuar nga Anibar në bashkëpunim me IPKO Foundation dhe në përkrahje nga Programi për Arsim Themelor i USAID-it.

Anibar këtë vit organizoi edicionin e shtatë nga 15 deri më 21 gusht, dhe, sipas organizatorëve, numri rekord i filmave që u  shfaqen në ekranet e Anibar tregon për rritjen e madhe të interesit të filmbërësve për festivalin.

“Ne i falënderojnë të gjithë filmbërësit për aplikimin dhe për interesin ndaj festivali”, citohet të kenë thënë ata.

 

Filmat e përzgjedhur janë të ndara brenda këtyre kategorive:

  - Filmi më i mirë nga nxënësit e klasës 1-5

  - Filmi më i mirë në gjuhën angleze (për nxënësit e klasave 6-9)

  - Filmi më i mirë dokumentar (për nxënësit e klasave 6-9)

  - Tregimi më i mirë (për nxënësit e klasave 6-9)

  - Filmi më i mirë i animuar i punuar me programin ALICE (për nxënësit e klasave 6-9).

 

Kjo garë është organizuar për katër vite me radhë nga Programi për Arsim Themelor i USAID-it. Gjatë këtyre viteve shkollat kanë aplikuar me 184 filma në të gjitha kategoritë. Kjo garë është mundësuar nga Anibar me përkrahjen ë IPKO Foundation, dhe Programit për arsim themelor të USAID.

 

Linku ku mund ta shikoni  filmin Duart e Vogla:

https://www.youtube.com/watch?v=o68Q6CFqUA8

Shih edhe :

Peoni në emisionin Odeon https://www.youtube.com/watch?v=xCxLqFISKpw

Njeriu puntor; https://www.youtube.com/watch?v=912046w3cMQ

Trend dite – intervista  , Peon Sadiku https://www.youtube.com/watch?v=9AkjSESrg8Q

MOLLKUQET PER PEMA HTTPS://WWW.YOUTUBE.COM/WATCH?V=2RYEWAYWD8O

TA RUAJM AMBIENTIN HTTPS://WWW.YOUTUBE.COM/WATCH?V=TYMKKEJ7YKY

FILLOI NDËRTIMI I ANEKSIT TË SHKOLLES " ABAZ AJETI" GJILAN HTTPS://WWW.YOUTUBE.COM/WATCH?V=O73MDAUOBVG

/Ismet Azizi/

 

Kthehu mbrapa

Shto koment