Paradite mësues, pasdite studentë

09.03.2014 (komentet: 0)

Detyrimi i mësimdhënësve me shkollë të lartë pedagogjike për kryerjen e programit të rikualifikimit nga Ministria e Arsimit për një periudhë dyvjeçare po cilësohet si nismë e pa analizuar mirë.


Edhe vetë mësimdhënësit thonë se nuk kanë përfituar më shumë sesa që kanë pasur njohuri paraprake.

Në sy të ekspertëve të arsimit kjo duket më shumë si një mundësi për t`u pajisur me diplomë të studimeve bachelor.

Dita e premte për dy vjet ishte e stërngarkuar për mësuesen Nadire Breznica.

Përveç obligimeve prej nëne e mësueseje, atë ditë asaj i ishte shtuar edhe një obligim tjetër. Çdo të premte dhe të shtunë ishte e detyruar të ndiqte programin e avancimit

të mësimdhënësve në kuadër të Ministrisë së Arsimit. Paradite ishte mësuese, pasdite studente.

Eksperti i çështjeve të arsimit, Halim Hyseni, thotë se programi i MAShT-it për rikualifikimin dhe riaftësimin e mësimdhënësve ka qenë i nevojshëm, por jo në formën në të cilën është bërë.

Ai është shprehur me rezervë ndaj këtij programi. Halimi ka thënë se rikualifikimi kështu si është duke shkuar nuk është i mirë.

Sipas tij, zhvillimi profesional duhet të nxitet në dy mënyra.

“E para, të jetë aspekti material, që nënkupton paga më të larta dhe, e dyta, avancimi në karrierë, që, sipas tij, duhet të bëhet në bazë të rezultateve dhe performancës në punë”, tha Halimi. /Koha Ditore/

Kthehu mbrapa

Shto koment