OSCAL: OPEN SOURCE CONFERENCE ALBANIA 2015

09.05.2015 (komentet: 0)

 

Sot me datën 9 Maj ka filluar OSCAL: Konferenca ndërkombëtare rreth teknologjive të decentralizuara dhe kulturave të hapura.

OSCAL (Open Source Conference Albania) është konferenca e parë ndërkombëtare vjetore në fushën e teknologjisë, e organizuar nga komuniteti që mbështet teknologjitë e hapura në Shqipëri, për promovimin e programeve kompjuterike të lira, me kod-burim të hapur, kulturën e lirë dhe njohuritë e hapura të aksesueshme për të gjithë, lëvizje globale që ka filluar para 25 vitesh.

 

Edicioni i dytë i konferencës do të mbahet sërish në Tiranë dhe do të mbledhë mbi 400 përdorues të teknologjive të lira e me kod burim të hapur, zhvillues programesh, akademikë, agjensi qeveritare dhe njerëz që ndajnë të njëjtat ideale me ne, që programet duhet të jenë me burim të hapur e që mund të zhvillohen e të përshtaten me nevojat e përdoruesit, që informacioni dhe njohuritë janë një pronë e përbashkët e duhet të jenë të aksesueshme nga kushdo. Këtë vit organizatorët do të fokusohen më tepër në fuqinë e decentralizimit në vendimmarrje dhe zhvillimin e teknologjive si një platformë për ndryshime sociale.

Edicioni i parë i OSCAL, i organizuar në 2014-n, ishte vendtakimi i 250 të rinjve nga Shqipëria dhe Kosova të apasionuar pas teknologjisë. Në të njëjtën kohë OSCAL 2014 mikpriti dhe 11 ligjërues nga Gjermania, Irlanda, Greqia dhe Kosova, të cilët ndanë përvojat dhe kontributet e tyre në lëvizjen e të dhënave të hapura. Me mbi 15 ligjërues nga Berlini, Shkupi, Vjena, Athina, Selaniku, Zyrihu, Zagrebi, Bern, Ohri dhe më shumë se 8 nga Kosova fqinje, pjesëmarrja në OSCAL do të jetë shumë e larmishme, duke e kthyer OSCAL në një nga konferencat më të rëndësishme në rajon mbi gjithçka me kod burim të hapur.

photo

OSCAL është një konferencë dy ditore me ligjërime dhe punëtori, si dhe stenda për sponsorët, komunitetet apo projekte të ndryshme. Konferenca fillon në orën 9.30AM dhe përfundon më 6.30PM për të dyja ditët (9 dhe 10 Maj), me vend takim tek Godina Liria (http://bit.ly/1F6yt3N)

Konferenca organizohet nga Open Labs, komuniteti që promovon kulturën e programeve dhe teknologjive të hapura që prej vitit 2012 në Shqipëri. Open Labs Albania është një organizatë jofitimprurëse, joqeveritare, qëllimi kryesor i të cilit është promovimi i aksesit të lirë, të hapur dhe transparent, duke amplifikuar zërin e të gjithëve si një komunitet

Për më tepër rreth konferencës klikoni në ueb sajtin ​oscal.openlabs.cc

/Deklarata për shtyp nga OSCAL ueb faqja/

 

 

Kthehu mbrapa

Shto koment