Nxënësit me Program Festiv për Ditë të Pavarësisë

15.02.2012 (komentet: 0)

Bujar Nevzati, drejtor i Drejtorisë Komunale të Arsimit, ka bërë të ditur se për nderë të Ditës së Pavarësisë dhe në shënim të kësaj date, këshilli i nxënësve të shkollave të mesme në bashkëpunim me Drejtorinë e Arsimit kanë përgatitur program kulturor i cili do të shfaqet në sallën e Teatrit të Qytetit më 16 shkurt nga ora 12:00, ndërsa shtatë shkolla fillore, programin do ta organizojnë nëpër shkollat e tyre.



Përndryshe, edhe Kuvendi Komunal i Gjilanit do të mbajë seancën solemne me rastin e katër vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Republikës së Kosovës.

Bujar Nevzati,  Drejtor i Drejtorisë Komunale të Arsimit  ka njoftuar bordin e drejtorëve edhe lidhur me intervistimin e kandidatëve për edukatore, zgjatjen e konkursit për sekretarë në shkollën e Velekincës si dhe konkursi për drejtorë të tri çerdheve që është i hapur deri më 16 shkurt 2012. 

Ai gjithashtu njoftoi se gjatë kësaj periudhe edhe çerdhet nuk janë duke punuar ndërsa lidhur me fillimin e punës së tyre pritet të vendoset gjatë ditëve në vijim, kjo për arsye që dje edhe pse kanë shkuar në punë edukatoret kishin vetëm dy nxënës, por nëse është kërkesa e prindërve çerdhet janë të gatshme nga dita e nesërme. 

Ndërsa për 60 punëtorë ndihmës dhe pastrues,  u tha se akoma nuk është marrë përgjigje nga Ministria për mënyrën e pagesës së tyre. /2lonline/

Kthehu mbrapa

Shto koment