Një video e rrallë për Shqipërinë dhe Mbretin Zogu i I në vitin 1933 nga Herman Bernstein

15.11.2014 (komentet: 0)

Një video e rrallë për Shqipërinë dhe Mbretin Zogu i I në vitin 1933 nga  Herman  Bernstein

Videoja është publikuar nga Arkivi e Qendrës së Historisë Hebraike në Nju Jork. Në video shihet Mbreti Zog dhe ministri (ambasadori) Bernstein i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shqipëri.


VIDEO

Në vitin 1930 presidenti amerikan Hoover caktoj Herman Bernstein, ambasador  të Shteteve të Bashkuara në Shqipëri, një post që e mbajti deri në vitin 1933. Gjatë mandatit të tij, ai ka punuar në negocimin midis SHBA dhe Shqipërisë për ratifikimin e shumë traktateve, ku edhe kishte marrë një çmim nga Mbreti Zog për shërbimin e tij në Shqipëri, ai ishte shpërblyer me dekoratën  e Urdhri  Skënderbeut.

Ka shkruar disa libra me vlerë, mes të cilëve “Celebrities of Our Time” - një përmbledhje intervistash me krerë shtetesh dhe figura të tjera të njohura botërore. Ai njihet gjithashtu si mik i Ajnshtajnit dhe si njeriu që hodhi në gjyq për fyerje industrialistin e famshëm Henry Ford në vitin 1923.

Bersteini e fitoi gjyqin dhe gjykata i akordoi 200 mijë dollarë. Ai ka hartuar edhe një biografi në anglisht të Zogut, në bazë të pyetjeve që i dërgoi Mbretit dhe përgjigjeve që mori prej tij.

Kthehu mbrapa

Shto koment