Një vepër e bukur e konceptuar në formë poeme

09.01.2013 (komentet: 0)

I madh e i vogël, në Gjilan, e njohin Demir Behlulin, piktor e krijues të artit letrar. E njohin, për faktin se, ai, edhe në një moshë të shtyrë, krijon vepra pikturale dhe vepra artistike letrare. Ai ka dy botëra krijuese: piktor dhe krijues i artit letrar. Pse jo? Asnjërën nga këto dy arte nuk i dallon. Thotë se, i do me shpirt te dy artet. Pse jo? Siç dihet, ai ka stujduar artin pamor, por artin letrar e ka hobi pune e jete.

 

Demir Behluli lindet në fshatin Ranatoc të Malësisë së Karadakut të Preshëvës, më 1938. Shkruan vepra letrare për fëmijë e për të rritur. Por, herë herë ai shkruan edhe kritika për artin pamor. Më një fjalë, është krijues i gjithanshëm. Bota e tij arstistike është e prezentuar jo vetëm në Kosovë, por edhe në vende të tjera të botës. Shih për këtë, ai gjer më tani ai ka botuar 19 vepra letrare: (për fëmijë e për të rritur). Emri i tij jo vetëm si piktor, por dhe si krijues i artit letrar gjendet në libra, gazeta, revista, galeri, shkolla, biblioteka, institucione të ndryshme. Vepra e tij janë: “Dielli –zog qielli” (1969), “Mbreti i shtëpisë” (1996), “Shtëpia prej zalli” 2004, ”Zogëza e gjushit” 2008, ”Me këto duer” 1968, “Jehon maji” 1981, “Udhëtimi” 1984, “Kronikë – SHKA “Punëtori” 1985, “Arabeska origjinal në xhami të Kosovës Lindore” 1995, “Duke pritur” 1997, “Trenat e bukës” 1997, “Ese, kritikë, ekspozita” 1997, “Portrete shkrimtarësh” 2002, “Kur njeriu flet vetëmevete” 2006,” Befasi të këndshme” 2006, E shtuna në Preshevë” 2008, “Parafjalë” 2011, Shenjtëtresha shqiptare” (portrete dhe vargje për Nënën Terezë” 2012 dhe vepra e tij e fundit, që doli këto ditë, është “Po vinte koha” 2013. Dhe jo vetëm kaq. Demir Behluli ka krijua me qindra e mijëra piktura murale, e sa e sa libra të ilustruar, stripe e shumë “punë” tjera. Është një shembull i rrallë në botën krijuese artistike. Ai është i madh si piktor, por është i madh edhe si krijues i artit letrar. Ky piktor, me ato duar të “forta” e të shkathta prej artisti, hyri në kisha, por edhe nëpeër xhami dhe bëri art UNIKAT, art për të gjithë. Ai është i pari që hyri në këta tempuj të Shenjta për ta madhëruar artin, duke i “ngjallë” e ringjall martirët e Karadakut në Kishën e Binçit e vende tjera fetare. Kjo është vepra e tij sublime. Demiri ka krijuar një galeri të madhe të pikturave të ndryshme. Ka krijuar mbi 3000 vepra artistike. Mandej, ka bërë 850 portrete, ka hapur 15 ekspozita pesonale, 67 ekskpozita kolektive, ka 7 skenografi. Po ashtu, Demiri ka bërë 50 ballina librash, ka ilustruar mbi 30 libra, ka realizuar 63 dezene perdesh, mandej, ka realizuar 7 stripa original. Po ashtu, ai ka botuar mbi 175 reproduksione nëpër gazeta të ndryshme. Demiri, edhe pas kësaj “pune” të madhe arti, ka realizuar 60 muraleve, ku pikturuar 650 m2 afreska në Kishën e Binçit në Viti. Dhe jo vetëm kaq. Për këtë “punë” arti, ai 11 herë është shpërblyer. Madje, për punën e tij në art, ai mori 23 diploma e mirënjohje. Po ashtu, piktura e këtij krijuesi sot gjenden te shumë individë e institucione jo vetëm në Kosovë, por edhe jashta Kosovës, si: Shqipëri, Amerikë, Holandë, Gjermani, Austri, Australi, Turqi e Zvicër. Dhe, gjëja më e rëndësishme është se, ai gjer më tani ka dhuruar mbi 560 punime artistike. Edhe pas kësaj veprimtarie të gjerë, ai këto ditë botoi poemën me elemente lirike-epike: “Po vinte koha”, vepër kjo e 19-ta me radhë e tij letrare. Kjo vepër është konceptim në formë poeme, e cila në vete ngërthen 555 vargje. Vetë titull i veprës është domethënëse dhe përmbajtjesore, për faktin se, sa herë vie koha, pra kohët tona, ato ndryshojnë dhe e kanë “rrëfimin” e tyre të etshëm e prekës. Me fjalë të tjera, autori, D. Behluli ndalet tek secili njeri, tek secila gjësend, që e kupton se është bota universale e njeriut dhe, kur vjen kjo kohë, të gjitha këto ndryshojnë “gjendjen” dhe nuk janë si më parë e as nuk do të qëndrojën ashtu “statike”, por ato do të pësojnë ndryshime, ku këto “lëvizje” kohe i vëren receptuesi i veprës. Autori në poemën e tij “Po vinte koha”, shton: “Po vinte koha/ kur ndjenjat bëhen/ më të forta se fjalët/ dëshirat/ më të mëdha se mundësitë”f.5). Kjo formë e vargjeve është një lloj “jete” që po ecën dhe po lë mbresa jo aq të “këndshme”, për faktin se kurrë jeta e re nuk patohet me konë e vjetër apo të kaluar! Prandaj, krijuesi në fjalë, duke ndjerë këtë kohë si “dhembjeje” për atë që kaloi, e që ka përjetime të ndryshme, sikur nuk e lë pa e shprehur me vargje potike, të cilat vargje tingëllojnë dhe “efekte” janë reale, por janë edhe prekëse. Njeriu është qenia më e ndjeshme e jetës. Ai dëshiron ta jetojë jetën bukur. Dhe, kjo jeta “tjetër”, sikur secili dëshiron t’ mos të lëvizë, por të mbetet aty ku është. Por, jo! Ky farë “imazhi” poetik vetëm përceptohet dhe se jeta është proces që përsëritet dhe ecën... Poeti shton: kur “po vinte koha/ kur të duket, se çdo gjë/ mori fund/ (f.12). Mosha shkaton dilema apa pasiguri tek njeriu dhe poeti shton: “po vinte koha/ kur rreth teje/ shfaqet/ mimika e përshpëritja/ dhe/ shumë ftohtë/ mikpritja”f. 14). Krijuesit janë të çuditshëm. Ata hyjnë edhe përtej asaj që e mendon njeriu. Ja si thotë D. Behluli: “Po vinte koha/ edhe pse ke traditë/ zemra të lëndon/ zemra s’pajton/ s’ke ç’ka bën” (f.20). Në veprën e D. Belulut janë shprehjet e shumta që artikulojnë dhembje, ftohje, indiferendizëm, gjendje jo të kënaqshme, por rrënkim jete e punue; ku zemra nuk është e nxehtë, por është akull; kohë e pistë, kohë pa emër; madje në sofër bën analizë se je një hiç, si thotë poeti “ një numër pas zeros”, je pa vlerë, pa emër; mbyllesh në shqetësime dhe nuk ndërton shkallë të thellësisë për vetëvetën; kur rrugët janë të gjata dhe ecja është e vështirë; kur të del secili përpara dhe të pengon; ke frikë se je i vetmuar nga hapat e tu; madje edhe rruga për në shtëpi është e zgjatur. Apo: si shton autori: “po vinte koha, kur të dridhet dora e buza, por edhe këmba, por edhe qerpiku mbi sy, të duket se jeta është ashtu në vetmi”. Në pomën e Demir Behlulit “Po vinte koha”, sikur vërehet një pjesë e artit nihilist, i cili “vjellë” jo të mirën e njeriut, por rrënkimin dhe vuajtjet e jetës së njeriut tonë. Këto nuk janë dhimbje vetëm të autorit, por janë vuajtje universale të të gjithëve, sepse, secili do të shtonte filozofinë popullore: “një fjalë e mirë/ një fjalë e butë/ ta shton një dëshirë” do të thoshim, dëshirën për jetë. E, krijuesi thotë: Një “mirëditë” jetën ta ndrit” (f.31). Ja si është fjalori poetik i tij: “Po vinte koha/ kur natë për natë, sheti gjatë, kodër më kodër, shpat më shpat, lule më lule, harron pleqërinë, harron plogështinë, qeshë e qeshë, e qetësohesh sikur fëmijë në të nënë gji”(f.34). Apo, kur po vite koha, të të heqësh dorë nga prindëria, s’ka çmim, kur Çika Potureshë, Gjulieta shqiptare të rri karshi, ti merr fund në Yjtësi, e shpresa nuk vdes, s’është fundi; por, kur njeriu flet vetëmevete, mund edhe të gënjejë, të shajë, të shkrehet n’vaj të Ajkunës, si motra e Avdisë, e poeti thotë, “me vargje homerike/ për Itakën time në trekëndësh/ brinjndryeshëm Preshevë, vendlindja ime e Shenjtë”! Kjo vepër është e konceptuar dhe e krijuar në “stilin” e në ditari të jetës, e cila e ka vlerën dhe të gjitha vargjet janë të ndërtuara më rimë të lirë, vargje që janë të lidhura për tëmën dhe idenë e paraqitjes së veprës në fjalë. Veprën e botoi Shtëpia Botuese “Kurora” Gjilan, 2013. /Tefik Selimi/ 2lonline/

Kthehu mbrapa

Shto koment