Një përmendore për Ismail Qemalin në Milano

05.02.2012 (komentet: 0)

Me rastin e 100-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë, shoqata të ndryshme shqiptare në Itali janë mbledhur dhe kanë shpallur projektin për ngritjen e një përmendoreje të Ismail Qemalit në Itali, raporton gazeta Shqip.

Pas dy mbledhjeve radhazi të Fondacionit “Ibrahim Kodra”, shoqatës kulturore, “Shqipëri-Itali” në Milano, shoqatës “Rilindja”, “Cassano D’adda”, shoqatës “Kosova e lirë, “Magenta”, shoqata e studentëve shqiptare në Milano dhe shoqata ”Scanderbeg” në Parma, kanë vendosur që statuja e themeluesit të shtetit shqiptar të ngrihet në sheshin “Tirana”, në Milano. Kësaj nisme i janë bashkuar shumë qytetarë e biznesmenë që jetojnë e punojnë në Italinë e Veriut. Gjithashtu, trashëgimtari i familjes Vlora, Darling Vlora, do të ndihmojë me foto të ndryshme nga arkivi i familjes, për realizimin e kësaj skulpture. Për këtë projekt është vendosur të shpallet një konkurs, ku të marrin pjesë artistë shqiptarë dhe të huaj. Ndërkaq, shpenzimet për realizimin e shtatores do të përballohen nga komuniteti shqiptar në Itali. 

Kthehu mbrapa

Shto koment