Nis olimpiada e XX-të e matematikës, Gjilani po shndërrohet në qendër të intelegjencës

18.04.2015 (komentet: 0)

 

 Është hapur sot në Gjilan olimpiada e XX-të e matematikës, në të cilën marrin pjesë nxënësit më të mirë të klasave të gjashtë, shtatë dhe tetë të shkollave fillore të komunës së Gjilanit.

 

Olipmpiadën e ka shpallë të hapur drejtori i Drejtorisë Komunale të Arsimit, Nazmi Musa, i cili ka uruar për këtë organizim të mrekullueshëm, ndërsa tha së kënaqësia me e madhe është se Gjilani për çdo vit po shëndërrohet në një qendër të përfaqësimit të intelegjencës

“Ju nxënës të dashur, jeni shembull i përfaqësimit të komunës së Gjilanit, jo vetëm në Kosovë por edhe garat ndërkombëtare. Kjo është kënaqësia me e madhe sepse Gjilani për çdo vit po shëndërrohet në një qendër të përfaqësimit të intelegjencës dhe kjo falë arsimtarëve tuaj të matematikës dhe të lëndëve tjera shkencore. Në çdo garë, qoftë komunale apo ndërkombëtare, nxënësit gjilanas po korrin suksese dhe po zënë vendet e para. Kjo na bënë nderë ne si Drejtori e Arsimit, prindërit tuaj, arsimtarët tuaj. Garoni sepse gara është e shëndetshmne dhe e matë intelegjencën tuaj. Ju uroj suksese”, ka thënë Musa.

Ndërkaq, Xhevdet Thaçi, profesor i matematikës në Fakultetin e Edukimit, tha se nga rezultatet e këtij testimi, nxënësit do të reflektojnë së bashku me arsimtarët, puna e të cilëve nuk është ndalur asnjëherë, në asnjë rrethanë.

“Urime juve që keni arritur të merrni pjesë në këtëo gara shumë të rëndësishme të matematikës. Të gjithë jeni të bindur se matematika është më e rëndësishmja. Nga rezultatet e këtij testimi do të reflektoni së bashku me arsimtarët tuaj, puna e të cilëve nuk është ndalur asnjëherë, në asnjë rrethanë. Ne presim nga ju, që të vazhdoni të punoni, ta duani matematikën dhe të bëheni pjesë e rezultateve dhe sukseseve bashkë me të gjitha shtetet e Europës dhe të botës”, ka thënë profesor Xhevdet Thaçi.

Olimpiada e sotme është organizuar nga Këshilli i arsimtarëve të lëndës së matematikës në Gjilan. Rezultatet do të publikohen sot rreth orës 15:00, në shkollën fillore “Thimi Mitko”.

Kthehu mbrapa

Shto koment