Nga takimi i Shoqatës së Artistëve Pamorë të Gjilanit

04.03.2014 (komentet: 0)

Me datën 28/02/2014 mbahet mbledhja e Shoqatës se Artisteve Pamore të Gjilanit me insistimin e kryesisë gjegjësisht me pëlqimin e kryetarit të shoqatës dhe nënkryetarit ftesat i shpërndau sekretari i shoqatës Dukagjin Sylejmani ku të ftuar dhe të pranishëm ishin z. Bujar Haziri Drejtor i DKRS-se Gjilan, përfaqësues të Rrjetit të Organizatave Kulturore në Gjilan, si dhe mediat lokale.

 

Në mungese të z. Luan Shahiqit kryetar i shoqatës së artisteve pamore, mbledhjen  e hapi nënkryetari I shoqatës z. Roland Masurica dhe njoftoj të pranishmit për mungesën e prezencës të disa anëtarëve të shoqatës edhe pse ata u njoftuan 7 ditë me parë, me paramendim hezituan që të vinin dhe të përballën me parregullsitë  juridike që  i kanë shkaktuar kësaj shoqate.  Tendencat e ish kryetarit të shoqatës z. Avni Behulit tashmë anëtar I shoqatës për të përvetësuar shoqatën dhe monopolizuar funksionin e saj rezultuan me disa skandale  për të cilat ekzistojnë fakte të pamohueshme  të cilat u prezantuan në këtë mbledhje dhe ato ishin si: falsifikimin e vulës së shoqatës për deri sa kryesia apo administrata  ka vulën e saj. I lartë përmenduri  krijon një vule të re dhe ndërhynë në statutin e organizatës dhe emëron veten dhe dy të tjerë si themelues të kësaj shoqate ku përderisa shoqata ka themeluesit historik të saj që nga viti 1972 atëherë kur edhe zyrtarizohet kjo shoqatë me insistimin e prof. Jetullah Halitit, Demush Hazirit, Demir Behlulit etj. 

Të gjitha këto veprime të jashtëligjshme ndodhin nga anëtarët e shoqatës pa njoftimin e kryesisë dhe pa prezencën e kuvendit të shoqatës apo organeve të saja legjitime. Promotor  i gjithë kësaj  është pikërisht ish kryetari i shoqatës z. Avni Behluli i cili me rastin e dorëzimit  të mandatit  të vet refuzoi të dorëzoi dokumentacionin gjegjësisht procesverbalin i cili u zotua se këto dokumente I takojnë gjithë jetën vetëm atij edhe pse kryesia e re merr mandatin me votë të lirë dhe fillon punën me datën 27/04/2012.  

Bëhet  fjalë për shoqatën e artistëve pamorë përfaqësuesja e komunitetit te artisteve Gjilanas e themeluar ne vitin 1972 e cekur edhe me larte ku në linkun e më poshtëm (http://2lonline.com/category/lajmet/article-page.php?id=276) keni intervistën e dhënë nga z. Avni Behluli, i cili edhe vet e pranon se kjo shoqatë është  e themeluar në vitin 1972 ndërsa me ndërhyrjen e tij në vitin 2013 pa pëlqimin e kryesisë dhe kuvendit të shoqatës në statut vendos veten si themelues,  Luan Shahiqin dhe Qamil Llapashticen, për këtë gjë janë të hidhëruar një numër I madh I anëtareve të Shoqatës së Arteve Pamore të Gjilanit. 

Në mbledhje u theksua  edhe nga të pranishmit se shoqata e artisteve pamor është  e manipuluar dhe e monopolizuar dhe shfrytëzohet për interesa personale nga një grup artistesh të lartë cekur  të cilët e  quajnë veten si përfaqësues të përjetshëm të kësaj shoqate dhe nuk respektojnë hierarkinë.  Nuk u pa e arsyeshme mos prezenca e kryetarit të shoqatës dhe të  disa anëtarëve në këtë mbledhje sepse kjo gjë po le përshtypjen se shoqata e artistëve më nuk është përfaqësuesja  e komunitetit të artistëve të Gjilanit për derisa ajo I injoron ata me mos prezencë. Ndarjet, urrejtjet dhe përçarjet janë prezentë prej kohësh në këtë shoqatë qysh prej kuvendit zgjedhor që nga viti 2004 pastaj në zgjedhjet e vitit 2008 edhe gjerë më sot.

U kërkua nga Drejtori I DKRS-se z. Bujar Haziri qe të thërret një takim me komunitetin e artisteve në përgjithësi dhe të debatohen këto mangësi dhe dobësi  që po mbajnë peng ngritjen e cilësisë dhe vlerave artistike në qytetin tonë.

Mesazhi i gjithë kësaj komunikate është qe njëherë e përgjithmonë të shuhen urrejtjet mes komunitetit të artisteve mentalitet ky i instaluar nga gjeneratat e vjetra për të cilat ekzistojnë fakte historike ku shpresojmë ne një debat mes artistësh të insistuar nga kushdo qoftë institucionet e kulturës apo edhe nga ato mediale ne jemi të gatshëm të dëshmojmë për tërë atë që ka ndodh dhe të mbyllet ky kapitull që të krijohen kushte më teë favorshme dhe mbështetje  të fuqishme  ndaj gjeneratës se re në duar të sëe cilës është e ardhmja.

/Roland Masurica, nënkryetar i shoqatës/
/Dukagjin Sylejmani, sekretar i shoqatës/

Kthehu mbrapa

Shto koment