Nevzati: Do të zgjidhet kuadri më meritor

15.08.2012 (komentet: 0)

Gjilan- Nesër, më 16 gusht 2012, ora 10:OO, në hapësirën e Fakultetit të Edukimit në Gjilan, mbahet testimi i kandidatëve të cilat kanë konkurruar për vendet e lira të punës në Drejtorinë Komunale të Arsimit në Gjilan për këtë vit shkollor.

 

Qëllimi i organizimit të testimi të kandidatëve që kanë konkurruar në drejtorinë Komunale të Arsimit, është për të zgjedhë brenda konkurrencës kuadrin më meritor në shkollat tona dhe kurrsesi për ta verifikuar fakultetin e kryer të kandidatëve. 

Është e drejtë e Drejtorisë Komunale për Arsim për rekrutimin e kuadrit në Arsim (shih Rregulloren nr. 02/2010 për procedurat e rekrutimit, neni 32, pika 1 dhe 2), ka thënë drejtori i Arsimit Bujar Nevzati, i cili në takimin e sotëm të Këshillit të Drejtoreve të Komunës, ka bërë të ditur qëllimin dhe detajet tjera lidhur me testimin e kandidatëve konkurrent për vende të lira pune për këtë vit shkollor në shkollat e komunës së Gjilanit. 

Testimit në Kulturë shkrimi dhe matematikë elementare i nënshtrohen vetëm kandidatët që kanë konkurruar për MËSIM KLASOR. Ndërsa, testimit në kulturë shkrimi i nënshtrohen të gjithë kandidatët, pa përjashtim.

Testimi do të udhëhiqet dhe mbikëqyret me kompetencë, nga profesorë universitar, me tituj shkencor akademik. 

Testimi nuk do të jetë eliminues por do të jetë mundësi e përzgjedhjes së kandidatëve që tregojnë njohuri me të mira dhe të gjithë kandidatët e kanë mundësinë për ta shikuar rezultatin e punës së tyre.

Ky testim nuk paraqet ndonjë risi të veçantë, nga se edhe në vitin e kaluar kemi aplikuar kriterin: Njohuritë e dëshmuara profesionale, që janë vlerësuar me poenë prej 0.5 deri 1.0, vetëm se këtë kriter e kemi modifikuar në test me shkrim për arsye të shmangies së manipulimeve të mundshme.

Kandidatët me Shkollë të Lartë, nuk janë ftuar në intervistë me shkrim për arsye se ligji ua ndalon (shih Udhëzimin Administrativ nr. 13/2011, i datës 30.12.2011, neni 6)

Për 99 vende të lira pune sa ka paraparë Drejtoria Komunale për Arsim për këtë vit shkollor, kushtet për testim, sipas konkursit, i kanë plotësuar dhe janë ftuar për testim 300 kandidatë./rajonipress/

Kthehu mbrapa

Shto koment