Nesër ora e parë e mësimit do i kushtohet 28 Nëntorit

26.11.2012 (komentet: 0)

Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë ka vendosur që nesër me rastin e shënimit të 100- vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë, të gjitha institucionet shkollore të arsimit parauniversitar orën e parë të mësimit t’ ia kushtojnë 28 Nëntorit.

Sipas një komunikate për media të lëshuar nga Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, ora e parë në këtë ditë në ditar do të shënohet si “Kronika e krijimit të shtetit shqiptar”. 

Me këtë rast, ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Ramë Buja, të gjithë nxënësve, mësimdhënësve, punonjësve të institucioneve shkencore, si dhe të gjithë qytetarëve të Republikës së Kosovës u uron 100-vjetorin e shtetit shqiptar.

Kthehu mbrapa

Shto koment