Nesër fillon gjymëvjetori i dytë

07.01.2013 (komentet: 0)

Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë njofton se gjysmë-vjetori i dytë i vitit shkollor 2012/2013 do të fillojë të martën. Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Ramë Buja, uron të gjithë nxënësit dhe mësimdhënësit e Kosovës me rastin e fillimit të gjysmë-vjetorit të dytë mësimor, duke u dëshiruar sukses gjatë kësaj periudhe të vitit shkollor.



“Me rastin e fillimit të gjysmë-vjetorit të dytë shkollor, shfrytëzoj rastin që përzemërsisht t''ju uroj fillimin e këtij gjysmë-vjetori, me dëshirën më të mirë që të kemi suksese të vazhdueshme dhe të pandërprera”, thotë ministri Buja. 

Kthehu mbrapa

Shto koment