Në Evropë jetojnë 45 milion mysliman

17.08.2012 (komentet: 0)

Myslimanët janë gjithnjë e më të shumtë në Evropë, ndërsa hulumtimet e fundit na konfirmojnë se janë të pranishëm në përmasa të konsiderueshme në popullsinë e vendeve evropiane.

 

 

 Ismet Azizi

 

Edhe pse  në Europë ende  ka një numër i konsiderueshëm i atyre që e kundërshtojnë integrimin e myslimanëve në shoqëritë evropiane, është një fakt i padiskutueshëm se myslimanët janë bërë realitet evropian.  Për  këtë  me  ilustrume tregojnë  të dhënat e fundit statistikore.

Sipas Qendrës Kërkimore Pew[i] në temën mbi të ardhmen e muslimanëve në botë, vetëm në vendet e Evropës Juglindore jetojnë    7.483.000 myslimanë.  Çka do të thot se  përbënë  gati 35 për qind të popullsisë së përgjithshme të kësaj  pjese të botës.

Numri më i madh i muslimanëve në Europën Juglindore është në Shqipëri. Në Shqipëri  jetojnë  2.601 milion myslimanë, që përbënë 82.1 për qind të popullsisë së përgjithshme të vendi. Kosova e ndjek me 2.104 milionë, ose 91.7 të popullsisë së përgjithshme(vlerësim).

Numri i myslimanëve në Bosnjë dhe Hercegovinë  siq vlerësohet është  rreth 1,564 milion, e që përfshinë  41.6 për qind të popullsisë së përgjithshme. Në Maqedoni jetojnë 713 000 ose 34.9 për qind, në Serbi, 280 000, ose 3.7 për qind, në Mal të Zi, 116,000, ose 18.5 për qind, në Kroaci, rreth 56.000 ose 1.3 për qind, dhe në Slloveni 49 000 ose 2.4 për qind myslimanë.

Në  vendet evropiane numri më i madh i  muslimanëve jetojnë në Rusi. Në këtë rajon, pak është e njohur si atdheu i madje 16.379.000 myslimanëve. Gjithashtu, ata jetojnë në Francë 4.704 milion, 4.119.000 në Gjermani,në Britaninën e Madhe 2.869 milion, 1.583 milion në  Itali, në Spanja 1.021 milion, 1.002 milion në  Bullgaria dhe në Holandë 914 000 myslimanë.

Në raport me popullsinë e përgjithshme të  vendeve evropiane, përqindje më e madhe e myslimanëve jetojnë në Bullgari 13.4 % , mandej 11.7 % në Rusi, në Francë 7.5, Belgjikë 6.0, Austri dhe Zvicërr 5.7, Holandë  5,5 dhe Gjermani 5.0 %.[ii]

 

Në disa qytete evropiane myslimanët përbëjnë një pjesë të konsiderueshme të popullatës së përgjithshme.

Për shembull, sipas të dhënave të fundit, në Malmö dhe Marsejë, muslimanët përbëjnë 25 për qind të popullatës së përgjithshme.

Mandej  Amsterdami me 24%, Stokholm 20 %, 17% Bruksel, Moskë dhe Bradford 16 %,  15 Luton, Birmingham dhe Hagës 14%, Kopenhagë dhe Këln, dhe 12 për qind  mysliman nga  popullata e përgjithshme.

Pra, në Evropë  jetojnë afër 45 milion myslimanë, e cila popullatë  përbën gjashtë për qind të popullsisë së përgjithshme.

Duke analizuar  rajonet  në botë, shumica e myslimanëve jetojnë në Jug dhe Juglindje të Azisë, më shumë se një miliard, e që është 24.8 për qind e popullatës së përgjithshme të regjionit.[iii]

Mandej radhitet  Lindja e Mesme dhe Afrika e Veriut me rreth 322,000,000, ose 91.2 të popullsisë së përgjithshme të këtij regjioni. Në Afrikën sub-Sahariane jetojnë afër 245 milion muslimanë, ose 29.6 për qind të popullsisë së përgjithshme të këtij rajoni.

 

Në Amerikë jetojnë më shum  se pesë milion, ose 0.6 për qind të popullsisë së përgjithshme.

Përndryshe, e gjithë popullsia Myslimane në botë përbënë një miliard e 620 milion, ose 23,4 për qind.

Shteti  me numër më të madh të  muslimanëve është Indonezia me rreth 205 milionë.

Pstaj  Pakistani me më shumë se 178 milion, India me mbi 177.000.000, Bangladesh, rreth 149.000.000, Egjipt me më shumë se 80 milionë, Nigeria me rreth 76 milionë, Irani dhe Turqia në  të cilat jetojnë nga  74 milionë myslimanë.

Islami është feja e dytë më e madhe në botë, menjëherë pas krishterimit. Islami është edhe grupi i dytë më i madh fetar në Evropë.

Sipas një studimi të  Qendrës Kërkimore Pew të vitit 2011,në botë  ishin 49 shtete t në të cilat muslimanët ishin shumicë. Sipas të njëjtit burim, për shembull, në Britaninë e Madhe  jetojnë më shum  muslimanë sesa në Libi, ndërsa në Kinë ka më shumë myslimanë se në Siri.

 

 

[i] http://www.pewforum.org/

 

[ii] http://features.pewforum.org/muslim-population/

 

[iii] http://features.pewforum.org/muslim-population-graphic/

http://www.mesazhi.com/artikuj/ne-evrope-jetojne-45-milion-mysliman

Kthehu mbrapa

Shto koment