Nderohet Rita Ora

04.02.2013 (komentet: 0)

Ylli botëror i pop muzikës, Rita Ora, në ambasadën e Republikës së Shqipërisë është nderuar me dy dhurata të dërguara nga kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha. I ngarkuari me punë në ambasadën e Shqipërisë, Mal Berisha, ia ka dorëzuar Rita Orës një xhubletë 100 vjeçare dhe një koleksion të rrallë të monedhave shqiptare të shtypura enkas për 100 vjetorin e pavarësisë së Shqipërisë të cilat u jepen personaliteteve të mëdha që kanë kontribuar në dobi të çështjes kombëtare.

 

 

Daut Dauti

Mal Berisha deklaroi se xhubleta një shekullore, e cila është bartur nga gratë e malësisë së Shqipërisë veriore,  ka një domethënie të madhe. Kjo xhubletë është përdorur nga fotografi i njohur Marubi me të cilën ai ka bërë një numër të madh të fotografive ku shihen gratë shqiptare në te.

 

Me këtë rast i ngarkuari me punë i ambasadë së Shqipërisë, Mal Berisha, dhe i ngarkuari me punë në ambasadën e Kosovës,  Lirim Grajçevci, theksuan se kontributi i Rita Orës është i madh dhe ajo është ambasadorja më e denjë që sot në botë paraqet kulturën shqiptare.

 

E gëzuar për këtë respekt, Rita Ora theksoi se ndjehet shumë e lumtur si asnjë herë më parë. Rita Ora ka deklaruar:”këto dhurata më bëjnë të ndjehem aq e  gëzuar sikur të isha kurorëzuar për mbretëreshë. Asnjëherë nuk kam qenë më e lumtur dhe me plotë dëshirë do të vazhdoj që gjatë karrierës sime të vazhdoj në drejtim të promovimit të vlerave shqiptare”. Fjalimi i shkurtër i saj zbuloi edhe emocionet e këtij ylli. Gati tërë kohën  fjalët e saja shoqërohesh me lot gëzimi.

 

Të pranishmit në ambasadën e Shqipërisë që ishin mbledhur për këtë rast Rita Ora i falënderoi për respektin që po tregojnë për te shqiptarët në Britani të Madh edhe kudo në botë. Disa të rinjve dhe fëmijëve që u gjenden aty Rita Ora ju drejtua me:”Kurrë mos harroni prej nga jeni. Duhet të mburreni që jeni shqiptarë si unë”.   

kokajnet

Kthehu mbrapa

Shto koment